Kulturë
Alma Papamihali: Nga jam...
E shtune, 04.10.2008, 10:31 PM
Alma Papamihali
Nga jam...
Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë,
I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë,
I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur,
Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur,
Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur,
Nga je o i huaj, pas malesh marrosur...
Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar,
Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar,
Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë,
Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë...
Jam nga atje larg, nga det i kulluar,
Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar,
Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë
Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë,
Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë
Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!
Komentoni
Artikuj te tjere
Edison Ypi: Kuçeder
Baki Ymeri: Vullkani i Durimit
Ejup Ceraja: Dy tregime për fëmijë
Suzana Kuqi: Një ves që nuk të dëmton shumë...
Demir Krasniqi: Behlul Klaiqi - Kurban i Gollakut dhe mbarë Kosovës
Dionis Qirixidhi: Bajroni, aventura e dashurisë me Vajzën e Athinës
Cikël poetik nga Poeti, Eseisti dhe Përkthyesi, Mazllum Saneja
Gëzim Mekuli: Retorika dhe Politika
Nju Jork Tajms: Kadareja, shkrimtari i madh shqiptar
Demir Krasniqi: Ne jemi ardhmëria
Eli Bici: Në thelb të filmit është jeta shqiptare, drama e familjes, e vajzave tona, e pensionistëve, e punonjësve
Vesat Haradinaj: Etimologjia dhe kuptimi i saj??
Victoria Milescu: Magjia e atdheut të dyfishtë
Engjëll Koliqi: N'udhën tonë...
Jahja Drançolli: Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit
Ajri i Kinostudios dhe Gëzim Erebara
Albert Zholi: Ikja e madhe
Baki Ymeri: I riu shqiptar, Miron Topçiu dhe befasia e ekspozitës së pikturës në Bukuresht
Sabri Hamiti: Misionari i rebeluar, At Zef Pllumi
Diellza - Lulja më e bukur e përjetësisë