Kulturë
Cikël poetik nga Poeti, Eseisti dhe Përkthyesi, Mazllum Saneja
E enjte, 02.10.2008, 06:25 PM
![]() |
Mazllum Saneja |
Mazllum Saneja, poet, eseist dhe perkthyes i njohur i letersise polake ne gjuhen shqipe dhe i letersise shqipe ne gjuhen polake, u lind ne Gjakove, me 1945. Ne Prishtine kreu Fakultetetin Filozofik, Gjuhe dhe Letersi Shqipe, kurse me vone edhe studimet pasuniversitare.
Gjuhen polake e mesoi ne Universitetet e Varshaves, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Me vone ne Universitetin e Varshaves studioi letersine polake.
Librin e pare me poezi „Kelthitje“ e botoi te „Rilindja“, Prishtine,1973.
Pastaj ka botuar edhe keto libra me poezi:
„Heshtja e nje kohe“, Naim Frasheri, Tirane,1976.
„Shpuze e ftohte“ , Rilindja, Prishtine,1988.
„Purpurowa podró?“ (Udhetimi i purput), Orfeu, Varshave,1992.
„Shembellime te trazuara“, Rilindja, Prishtine,1996.
„Ja nie jesten ten“ (Une nuk jam ai ), Pavo, Varshave,1996.
„Ognista ziemia“ (Toka e zjarrte), DWP, Varshave,1999.
„Pe ndonje enderr“, Dukagjini“, Peje, 2003
„Vetetime jete“, Pen Qendra e Kosoves, Prishtine, 2007.
Ka perkthyer ne gjuhen shqipe librat me poezi te poeteve me te njohur polak:
Karol Vojtilla: „Bregu i qetesise“, Drita, Ferizaj,1989.
Tadeush Ruzhevic: „Rrefime traumatike“, Rilindja, Prishtine,1991.
Visllava Shimborska: „As fund as fillim“, Dukagjini, Peje,1997.
Zbignjev Herbert: „Zoti Cogito“, Dukagjini, Peje, 2000
Eva Lipska: „Mesohu me vdekjen“, Sfinga, Prishtine,2000.
Eva Lipska: „Une“, Rozafa & Pen Qendra e Kosoves, Prishtine, 2006
Stanisllav Jezhi Lec: „Mendime te pakrehura“ (aforizma dhe epigrame), Rozafa, Prishtine,2001.
Adam Zagajevski: „Te shkosh ne Lvov“, Sheshi, Prishtine,2002,
Sllavomir Mrozhek: „Dashuria ne Kremlin“ dhe „Shume te nderuarit“ (drama), Rozafa, Prishtine,2003
Cesllav Millosh: „Qyteti pa emer“ , Ideart, Tirane,2008
Mazllum Saneja eshte gjithashtu autor i Antologjise dygjuheshe i poezise shqipe dhe polake te shekullit XX „Vetem Itaka mbetet“(Tylko Itaka pozostanie), „Latona“, Varshave, 1993.
Antologjia e poezise polake e shekullit XX ne gjuhen shqipe „Femijet e epokes“, Pavo, Varshave, 1997 dhe antologjia e poezise shqipe e shekullit XX ne polonisht „Nie jest za po?no na mi?o??“ (Nuk eshte vone per dashuri), Pogranicze, Sejny,2005.
Ne gjuhen polake perktheu librat me poezi te zgjedhura te poeteve te njohur modern shqiptar:
Ali Podrimja: „Zyc“ (Te jetosh), Orfeu, Varshave,1993.
Ali Podrimja: „Skradziony p?omien“ (Flaka e vjedhur), Pogranicze,Sejny 2007.
Eqrem Basha: „Wiersze“ (Poezi te zgjedhura), Pogranicze, Sejny,1999.
Visar Zhiti: „Upragniona blyskawica“(Vetetime e uritur), Pogranicze, Sejny,2008
Mazllum Saneja eshte autor i librit gjuhesor „Rozmówki alba?skie“ (Bisedor i gjuhes shqipe), Wiedza Powszechna, Varshave,1992.
Me 1997 fitoi Cmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqates se Autoreve te Polonise per arritje te rendesishme ne fushen e perkthimit te letersise polake.
Mazllum Saneja merret edhe me publicistike dhe eseistike.
Eshte anetar i Pen Qendres se Kosoves dhe i Shoqates se Perkthyesve te Kultures Evropiane ne Varshave.
Jeton ne Varshave.
FERDONJA
- Ne kujtim te motres sime –
Lindjet
jane te aferta
me vdekjet
Motra ime
vdiq
qe kur ishte femije
Ne femijeri
e quanin
Done
Semundje e rende
e goditi
semundje e pasherueshme
Pastaj
re e zeze pikellimi
mbeshtolli shtepine tone
Mbaj mend
kur nena
prane dritares
e therriste
Done
mjaft luajte
kthehu
ne shtepi
Varshave, vjeshte 2008
VDES PER TY
Vdes per ty
i tha skamnori njeriut
qe gjithashtu ishte skamnor
Qendronin perballe njeri-tjetrit
me sy lutes te kryqezuar
Ndodhi ajo qe u desh
fillimi i praruar dhe fundi i tunxhit
Kam femije – peshperiti skamnori
dhe une kam vetem Zotin
Kete nuk arriti dot ta thote
E shtyne me force ne qeli te vdekjes
Maksimilian Kolbin
dhe krimbi e pyeti per mekatet
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
O shenjteri
te cuditshme jane viset e lindjes tende
RUSIA
Ah Rusi – je psheretime e Evropes
Territoret tua te gjera te goditura per Ural
Sa shume ajer te braktisur
Me askend nuk deshiron
te ndash Zotin tend
Prapa mjegulles te lumejve tu te medhenj
fsheh syte mizor
Nuk mban fjalen
Valle, sa shume torturon
popullin tend
E tille eshte jeta
- thote skllavi
Me trishtim veshtron Perendimi
se si e bren shpirtin tend
Shekujt kalojne e kalojne
Ti nuk di te krijosh njeriun
Projektet tua te ndryshueshme
me pasoja te paparashikueshme
Shpirti yt tani dhe gjithnje
nje shpirt i vrare
Kelthet Vorkuta
dhe zjarri i Kaukazit
Ndaj, zgjohu Rusi
shporru nga endrrat e llahtarshme
Varshave, fundi i gushtit 2008
GJERA TE MALLKUARA TE SHKEPUTURA
Vetem Zoti
mund te kuptoje
sketerren e mendimeve
Derisa une
i derrmuar
provova
Tani lus me ngulm
kokrren e reres
fije barin
trendafilin
dhe manaferren
per ndjese
Varshave, fundi i prillit 2008
AI NE FOTOGRAFI
Ai ne fotografi
djaloshi gjashtembedhjete vjec
nuk jam une
Ai qe vete rruges me mund
nuk jam une
Megjithate
ai ne fotografi
dhe ai ne rruge
megjithate jam une
Dhe ai qe tani dyshon
pikerisht ai nuk jam une
Varshave, qershor 2008
NJEREZORJA
- Ewa Smietanskes -
Femija
ne perqafimin
e nenes
Ne stacionin e trenit
pashe
skamnoret e pastrehe
dore me dore te pandare
Gjate
acarit te ashper
ushtaret
ne llogore
Dhe refugjatet
ne kampe
te shtrenguar mes vete
Pellembet e duarve te infermieres
ne spitalin e te semureve rende
me semundje te pasherueshme
Dhe fjala jote
bukuri prekese
Mikja ime
Se gjeja me rendesishme
e njeriut
eshte ngrohtesia
e njeriut tjeter
Varshave, korrik 2008
METAFORA
-Ne kujtim te vellaut tim, Fadilit-
Aq thelle Ti besove
ne metafore
Mendove se pikerisht me te
eshte fillimi dhe fundi
Dhe ajo fshehtesi e madhe
e kohes pa kohe
Dhe shpresa
ne shpjegimin perfundimtar
Dhe ne fund
ajo tundi dhembjen tone
Dhe shtrati i spitalit
e kopshti yt i buzeqeshur
Dhe te gjitha pikturat
qe i la te pambaruara
deshmi e gjalle
Aq shkurt jetojme
Dhe gjithnje
ne bote i leme
ceshtjet tona te pazgjidhura
Ndaj pate te drejte
se metafora
Ajo
gjithcka hap
qe mbetet e mbyllur
Madje edhe vdekjen
Varshave, fundi i shtatorit 2006
TE USHQESH KORBAT
Pleqeri
tashme nuk shkelqen
me force gjalleruese
I kredhur ne mendime
e ndjen veten te vetmuar
Dhe etja e madhe
qe Dikush
t’i pelqej mendimet tua
Me shallin e trashe
mbulon
rinine tend
te shkujdesur
Prapa dritares
dimer
Duhet edhe ca
te ushqesh korbat
FOTOGRAFIA E NENES SIME
Ka vite e vite
qe vdiq
nena
Dhe fotografine e nenes
veshur me fustan te mendafshte
e ruaj ne kujtese
Ne qytetin e huaj
ne mes te sheshit
qendron nje grua e bukur
Ca njerez
vijne e shkojne
Grate me kapela
dhe burrat me bastune fildishi
Ajo grua e bukur si hyri
ne mes te sheshit
ma kujton nenen time te bukur
Rreth e perqark pellumbat
cukisin therrime buke
Ne fotografi
Mbreteron
Nje qetesi e thelle
Sepse askush nuk di
Dhe nuk parandjen
Se cfare do te ndodhe
neser
Varshave, vere 2008
DHUNTI E MADHE
Dhunti e madhe
se ekziston
Drita natyrore
Dhe
qe kemi sy
Dhe nata
e degezuar
ne shkaperderdhje
Varshave, fundi i tetorit 2007
BORE E IMET NE ALPE
Sot ne mengjes degjova permes radios
se bore e imet po bie ne Alpe
Kurre
nuk kam qene ne Alpe
Dhe zemra
me theri
Zoti im
bore e imet po bie ne Alpe
Varshave, gusht 2008
ESHTE VESHTIRE TE JESH NJERI I MIRE
Stefan Melakut
Deshiroj te jem njeri i mire
i shkroi nenes poeti Jul Sllovacki
Eshte veshtire te jesh njeri i mire
Mbreme
fsheshtas hengra mollen
Gruaja solli me vete ankesen
Dhe une
befas ika ne gjysme te fjales
Nuk i buzeqesha
femijes
Madje
neperkemba vetveten
Dhe verejtja e refuzuar
Braktisja
E tradhetia
Eshte veshtire te jesh njeri i mire
Varshave, fundi i korrikut 2008
* * *
Gjithcmos bejme
qe te mbijetojme
Mijera here
tradhtojme
Shpirtrat tane
veshtrojne
me sy dinake
Ne nje ishull te vetmuar
braktisem Zotin
dhe njeriun e mire
harruam
Ah
pervojat tona
te pasigurta
Ne te vertete
vetem femija
vlen te ekzistoje
Varshave, fillimi i marsit 2008