E premte, 26.04.2024, 11:08 PM (GMT+1)

Mendime

Glorifikimi i diktaturës po lëndondinjitetin e shqiptarëve

E premte, 03.10.2008, 05:56 PM


Gazeta 55
 
Këshilli i Etikës i KKRT-së Këshilli i Etikës pranë KKRT-së, ka ndjekur me vëmendje shqetësimin e ngritur nga mjaft qytetarë, intelektualë e përfaqësues të shoqërisë civile, lidhur me paraqitjen në programe të ndryshme radiotelevizive të përgatitjeve për përkujtimin e 100 vjetorit të lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Në disa televizione me audiencë të konsiderueshme, vihet re një tendencë e intervistimit të familjarëve të diktatorit, emisione dhe lajme për këtë çështje, transmetim materialesh filmike të realizuar në kohën e diktaturës, ku propagandohet ideologjia komuniste e glorifikohet diktatura e proletariatit. Nisur nga ky fakt, Këshilli i Etikës, konstaton se rikthimi në ekrane, në mënyrë ciklike, i figurës së Enver Hoxhës trajtuar me prirje nostalgjike, përveç se shtrembëron të vërteta historike, lëndon dhe cenon ndjenjat dhe dinjitetin e një shtrese të madhe njerëzish të persekutuar, viktima të diktaturës e të diktatorit. Programe të tilla, pa shpjegimin e vendosjen në kohë të mesazheve tejet propagandistike e politike që mbartin, dëmtojnë të gjithë teleshikuesit, veçanërisht formimin dhe edukimin e fëmijëve dhe moshave të reja. Këshilli i Etikës i sugjeron Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit që, pa cenuar pavarësinë e paanësinë editoriale të çdo operatori radioteleviziv, mbështetur në kodin e Etikës dhe në detyrimin për respektimin e normave etike dhe morale, t’u kujtojë operatorëve përgjegjësinë dhe zbatimin e këtij kodi, duke vlerësuar maksimalisht shqetësimin tonë dhe të opinionit publik për trajtimin e veprimtarisë e figurave të regjimit komunist në programet e medias elektronike.

Këshilli i Etikës: Fatos Lubonja, Remzi Lani, Bashkim Hoxha



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora