E premte, 26.04.2024, 01:31 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Ion Bekali, Kosova dhe kuajt e Bukureshtit

E premte, 03.10.2008, 05:56 PM


Shtefan Kokoneshi dhe Nadia Komaneçi
Ion Bekali, Kosova dhe kuajt e Bukureshtit

(Fragment nga kujtimet e Shtefan Kokoneshit, menaxher futboli me origjinë arumune nga Elbasani, i konsideruar si ambassador i sportit shqiptar në Rumani)

Në kohën e bombardimeve të NATOS, kur ranë bombat e para në Beograd, një numër i konsideruar politikanësh rumunë me komplekse antiamerikane dhe biografi komuniste, filluan të hidhnin vrer kundër Kosovës dhe Amerikës. Ndër ta shquhej edhe poeti komunist Adrian Paunescu. Ky “njeri” që i thurrte hymne Çausheskut dhe Elenës së tij, senator me imunitet parlamentar që gëlltit buxhetin e fshatarit të varfër, të uritur e të sëmurë, derdhte lotë krokodili për inspiruesin e krimeve serbe kundër Kosovës (Slobodan Millosheviç), për të cilin do të deklarojë më vonë se do të bëhet avokati i tij mbrojtës. Më kujtohet si sot kur në bulevardet e Bukureshtit, komuniteti shqiptar bashkë me studentët shqiptarë, rumunë e arumunë, si dhe disa intelektualë rumunë që u bashkuan me turmën, të oraganizuar e prirë nga ish/presidenti i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (dr. Xhelku Maksuti), brohorisnin Poshtë Kasapi! Paqë për Kosovën! Thanks NATO and SUA! Lavdi UÇK-së!, Adrian Paunescu në zyrën e tij dhe në televizor deklaronte që kjo turmë është një turmë e çmendur që nuk ka çka të kërkojë në Rumani.

Gjatë kësaj kohe, kur unë shkoja nga redaksia në redaksi për t’u thënë ndaloni propagandën kundër Kosovës dhe mos shkruani gjëra që nuk duhen nëpër gazeta ngase një ditë historia do të Ju dënojë, po ato ditë, futbolisti i Steauas, Albert Duro, do të japë në Gazeta Sportului, një intervistë me karakter politik prokosovar, ku do të deklarojë se në Kosovë janë vrarë qindramijë njerëz të pafajshëm nga kriminelët serbë, dhe se një ditë Millosheviqi do të japë llogari para Hagës për krimet e tij. Manifestimini në Bukuresht tregoi edhe një herë forcën e një popuilli të vogël, por me durim të madh dhe kulturë të madhe. Gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë, kur shumica e

Jehona shqiptare ne shtypin rumun, 1999
futbolistëve serbë u tërhoqën nga futboli në shenjë proteste, në Klubin Sportiv Steaua të Bukureshtit luanin futboll dy shqiptarë, Albert Duro, Elton Ceno dhe dy serbë, Gjukiç dhe Dragan Bellodedidiç.. Ata ishin së bashku në stërvitje, hanin e pinin në një tyrezë, flisnin njëri me tjetrin, dhe nuk komentonin politikën serbe kundër Kosovës, sepse sporti është sport dhe politika politikë. Për këtë gjest të tyre, në emisionin Surpriza/Surpirza, e udhëhequr nga Andrea Marin, qenë ftuar prindërit e futbolistëve shqiptarë dhe ai emision u dha edhe në Eurovizion, për t’u treguar karakterin e popullit shqiptar si një popull i lashtë që njeh kulturën, që njeh humanizmin, që njeh edukatën, që njeh dhe i respekton edhe fqinjët.

Ajo ç’është më me rëndësi e që nuk mund ta harroj, është reagimi pozitiv i ambasadorit shqiptar Marko Bello, si dhe i disa njerëzve të njohur në Ruamani me origjinë nga Shqipëria. Shqiptarët duhet ta dinë se Klubi Sportiv Steaua i Bukureshtit finansohet dhe udhëhiqet nga një arumun me prejardhje nga Shqipëria, Gigi Becali, njëri nga multimiliarderët më të mëdhenj të Rumanisë. Në nje emision televizion sportiv, i drejtaur nga Adrian paunescu në atë kohë, para se të fillonte emisioni, poeti komunist Adrian Paunescu do tël shprehet: Ju ftojmë të mbajmë një minutë zi për serbët e rënë në Koisovë! Me këtë rast, u shpreh se ka bërë dhe një poezi për viktimat serbe nga bomabrdimet e amerikanëve. Zija nuk u mbaujt sepse impresari i njohur me famë botërore, Ion Bekali, kushëri i Gigi (Xhixhi) Bekalit me originë arumune nga Plasa e Korçës, u ngrit në këmbë edhe i drejtohet Paunescut me një ton të ngritur: “Po ata qindra e mijëra kosovarë të vrarë, të therrur e të të amsakruar nga serbët, duhet t’i harrojmë! Ata nuk janë njerëz vallë? Zotëri Paunescu! Këtu jemi në një emision sportiv e jo politik, ndaj ta ndaloj të drejtosh emisionin me këtë gjuhë barbare! Ti nuk ke faj, kemi ne faj që vimë këtu, ndaj unë po iki ndërsa këta të tjerët,  nëqoftëse janë budfallenj si ti, le të të rrinë!”

Solidaritate cu NATO, SUA si Kosova in Bucuresti (31 Martie 1999)
Në atë kohë, pas ikjes se Ion Bekalit, foli edhe trajneri i famshëm rumun, Mircea Lucescu, i cili tha se Ion Bekali ka të drejtë. “Po qe se vazhdoni me këtë politkë barbare largohem edhe unë!”. Fakti që Kombëtarja e Shqipërisë u drejtua nga Oto Boriç dhe fakti se disa klube si Dinamo, Vllaznia, Tirana dhe Flamurtari i Vlorës drejtohen edhe nga trajnerë serbë, tregon edhe një herë që populli shqiptar i respekton inetelektualët dhe njertëzit që nuk i kanë përlyer duart me gjak. Shqiptarët dinë të falin, por nuk harrojnë krimet që i janë bërë Kosovës. Ju kujtova disa episode të atëhershme sepse të gjithë ata që e mbrojtën Kosovën kishin të drejtë. Millosheviqi u dëshmua si kriminel, populli i Kosovës fitoi Pavrësinë ndërsa Adrian  Paunescu me çmendurinë e tij proserbe, meqenëse nuk arriti të bëhet mbrojtësi i Millosheviqit, le të bëhet tani mbrojtësi i Shqipërisë që përnga struktura etnike dhe gjeografike shtrrihet deri në kufi të Rumanisë, që është Lumi Morava që i ndan shqiptarët e Kosovës nga rumunët e Luginës së Timokut, pa asnjë shkollë dhe pa asnjë kishë në gjuhën amtare, shkolla e kisha rumune të shkatërruara nga regjimi barbar serb, që nga viti 1913 e këndej.

(Kujtime të regjistruara nga Baki Ymeri, Bukuresht)

Bakiu me flamurin e Rumanise duke e mbrojtur Kosoven ne Bukuresht (31 mars 1999)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora