Speciale
Edibe Osmani: Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti
E shtune, 06.07.2019, 11:04 AM
Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti
Shkruan Edibe
Selimi-Osmani
Sa i përket vallëzimit popullor shqiptar të dhëna të dokumentuara për Tetovën me
rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet kultura e lashtë e qytetërimit ilir,prandaj është më se e domosdoshme ta
hulumtojmë substancën e lashtë dhe
etnogjenezën e të parëve tanë të hershme
të tyre.
Tetovarët trashëguan
kulturë që nga antikiteti. Sot Valltarja Ilire Menada është simbol
qyteti.
Valltarja e Tetovës apo Menad,u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike të bëra më
1933, në afërsi të Çeshmes së Balezës.Kjo shtatore
trupore e bronzit,daton që nga periudha
ilire shekulli VI para erës se re. Është me
dimensione 9,4 cm. e gjatë dhe 4 cm e gjërë. Valltarja Ilire, e përfaqëson
Tetovën dhe gjendet në Muzeun Nacional të Shkupit.
Menada,lloj nimfe,pasardhëse e Zotit Dionis,
të verës dhe plleshmërisë.
Sa i përket vallëzimit popullor shqiptar të dhëna të dokumentuar për Tetovën me
rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet kultura e lashtë e qytetërimit ilir,prandaj është më se e domosdoshme
ta hulumtojmë substancën e
lashtë dhe etnogjenezën e të
parëve tanë të hershme të tyre.
2
Burime
nga autorëtantik
Veshja e Valltares Menada
Në kokë ajo ka të vendosur një kurorë me grurë, dhe rreth belit
mbështjellur me gjarpërinj[1] që lëpinin faqet e tyre. Shpesh menadat ishin të
përfaqësuara me një gjarpër[2] në
flokët e tyre, si shërbëtoretë Dionisit.
Vallet
mistike: Nimfat, që ishin motrat
e Dionisit të ri, janëmenadat e para. Këta gra kanë qenë
pasardhëset e para të kësaj Perëndie. Sipa
legjendës kur Dionisi, nëpërmjet ritit do t’i ngjallte,
ata bijnë në ekstazë,e humbin vetëdijen,egërsohenluajnë,vallëzojnë nëpër fusha
e male. Duke e thirrur emrin e Dionisit të tyre,këndojnë himnin në emër të tij,duke i
ra flejtës dyshe,enden prej një vendi në
një vend tjetër duke përvetësuar njerëz
të thjeshtë që i detyrojnë t’i
shoqërojnë. Adhurimi i kultit të Dionisit dhe menadave ishte kryesisht i shpleksur me të pirë,të shoqëruar me këngë e
të dehur.Kuptohej (bahanalii) të jenë
pasardhësit e tyre meshkuj dhe femra. Ata kanë organizuar takime të fshehta dhe rituale
për spastrim dhe flijim duke ra
në agoni nën ritmin e daulleve[3].
Është pët t’u theksouar
edhe studimin e arkeologut të njohur kosovar dr.prof.Haxhi Mehmetaj,ku ndër të
tjerat shkruan:
Figurinat e plastikës së
imtë të periudhës arkaike të derdhura në bronz janë të eksponatit tonë me to, në fazën e hulumtimeve të tashme,në
territorin e Dardanisë janë gjetur edhe
dy figurina të femrave të derdhura në bronz, njëra nga Tetova, e cila paraqet
Menadën dhe pozitën vallzimi apo ikje
lozonjare para Satirit, dhe
tjetra nga Janjeva e cila paraqitet
një atlete[4].
Gjetja e figurave të
ngjajshme të valltares ilire përmes
hulumtimeve arkologjike do të sqaronte shumë çështje për njohjen e
kulturës popullore të popullatës ilire
të trevës sonë të lashtë.
Ka të ngjajë që
shtatorja e Prizrenit,Menada e Tetovës dhe atletja e Janjevës, të jenë punuar
në njerën nga punishtet e antikitetit në Durrës apo Apolloni,por nuk
pëprjashtohet mundësia që ato të jenë punuar në Dardani.[5]
Supozojmë se kemi të
bëjmë me Menadën, Valltare Ilire,për një mendim të këtillë na jep mbështetje edhe ilirologu i njohur Aleksandër Stipçeviq,ku
ndër të tjerat shkruan :vetë emri i ilirëve përkatësisht i kryeparit të fisit të tyre
Illyriosit,msheh në vete nocionin e gjarpërit: prindërit e tij Kadmi dhe Harmonia, poashtu shndërrohet në gjapërinj, kurse vetë
Illyriosi e merr menjëherë pas lindjes fuqinë hyjnore prej gjapërit.[6]
Në këto vise banuan të përët tanë , ata që u quajtën Ilirët e mirëfilltë”(Iliri propti diciti)”. Qenia dhe përhapja e kësaj kulture shpirtërore, brenda dhe jashtë këtij
trualli, është e lidhur me një sërë faktorësh historikë e shoqërorë.
Këtu kanë ndikuar lidhjet
e raporteve para shqiptare, si dhe mes
popullit shqiptar dhe popujve të tjerë ballkanikë:parasllave, parabizantine,
paraturke e tjerë që kanë ndikuar në
formimin kulturor të saj.
7.7.2019
[1]Përsa i përket lidhjes midis
gjarpërit dhe pjellorisë së gruas, e gjejmë në një rit magjik, pa dyshim me origjinë prehistorike i gurave ilire
që vihet re në fshatin Orman pranë
Shkupit në Maqedoni.Pikërisht në fillim të pranverës shkohet në gjueti të gjarpërinjve
. Gjarpërinjtë e zënë lëshohen që të zvarriten nëpër tesha të grave të cilat
duan të kenë fëmijë.Citat:M.S.Filipoviq, »Kult
zmije u okolini Skoplja,faq.241.
[2]
A.Stipçeviq, Simbolet e kultit te ilirët , “ Gjarpëri” faq.57
[3]A. Srejoviq S.Leksikon religija i mitova drevne Evrope, Beograd 1996 faq.186
[4]Historia
e kulturës fizike e Kosovës Prishtinë Vrapuesja e Prizrenit ,1988, faq.5-8
[5]S.Radojçiq,Menada
iz Tetova, Glasnik,???????? ??????? ??????? XII(1953
343,faq.6
[6]
A.Stipçeviq, Simbolet e kultit te ilirët , “ Gjarpëri” faq.57