E premte, 26.04.2024, 01:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Mes qytetit Shkupit jetoj si në xhungël

E marte, 18.06.2019, 07:11 PM


MES QYTETIT SHKUPIT

JETOJ SI NË XHUNGËL

NGA KALOSH ÇELIKU

Mes Qytetit Shkupit jetoj, si: Në Xhungël

Që, nga koha e Serbisë Krajlit. Dhe, Turqisë.

Kur, e çliroi Krahu djathtë i Dërvish Carës:

Kaçaku maleve, Emin (Xhambazi) - Çeliku.

Fushëbetejën e Katllanovës, në Shkup. Dhe:

E vazhdoi Luftën në Kaçanik. Dibër. Kosovë.

“Vëllezërit” e Njerkës, kur pushtuesit turq

Asajkohe, i pritën me cuca. Gra si “çlirimtarë”.

Berllog. Egërsira, që Sot na hanë të gjallë:

Arusha. Tigëra. Luanë mbi Urë. Gomarë.

Kafshë të egra pa kalë shale. E, me shalë:

Dhelpëra dinake, që natën m’i hani pulat

Gjurmët e krimit, Ditën i fshini me bisht.

Gjelat, kotnasikoti kanë hipur në gardh

Gjoja, se: E thirrin Agimin. Ende, Larg.

E, Unë nuk jam Tarzan me Çitën përkrah

Luan. Tigër. Luftë të bëj, Sot me Veten!

E, as një Ujk Egër. I arratisur në Xhungël

Po vetëm, se: Një Poet i strukur nën Rrap.

Vargjet, i kam si Dje: Ende, e vetmja armë

Shqiponja hapë fletët, më merr në krah:

Zot më delë, Sot ikim maleve si shqiptarë.

Nesër, ta vazhdojmë Luftën në Shkup. Rrap.

Dje, edhe Sot. Dhe, Nesër mu si në Përrallë.

Mes Qytetit Shkupit, Sot jetoj si në Xhungël

Edhepse,  kafshët kanë parime. Ligje Natyre:

Unë, jetoj në Shkup. Dhe, vdes mes egërsirave...



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora