| E marte, 18.06.2019, 07:11 PM |
MES
QYTETIT SHKUPIT
JETOJ
SI NË XHUNGËL
NGA
KALOSH ÇELIKU
Mes
Qytetit Shkupit jetoj, si: Në Xhungël
Që,
nga koha e Serbisë Krajlit. Dhe, Turqisë.
Kur,
e çliroi Krahu djathtë i Dërvish Carës:
Kaçaku
maleve, Emin (Xhambazi) - Çeliku.
Fushëbetejën
e Katllanovës, në Shkup. Dhe:
E
vazhdoi Luftën në Kaçanik. Dibër. Kosovë.
“Vëllezërit”
e Njerkës, kur pushtuesit turq
Asajkohe,
i pritën me cuca. Gra si “çlirimtarë”.
Berllog.
Egërsira, që Sot na hanë të gjallë:
Arusha.
Tigëra. Luanë mbi Urë. Gomarë.
Kafshë
të egra pa kalë shale. E, me shalë:
Dhelpëra
dinake, që natën m’i hani pulat
Gjurmët
e krimit, Ditën i fshini me bisht.
Gjelat,
kotnasikoti kanë hipur në gardh
Gjoja,
se: E thirrin Agimin. Ende, Larg.
E,
Unë nuk jam Tarzan me Çitën përkrah
Luan.
Tigër. Luftë të bëj, Sot me Veten!
E,
as një Ujk Egër. I arratisur në Xhungël
Po
vetëm, se: Një Poet i strukur nën Rrap.
Vargjet,
i kam si Dje: Ende, e vetmja armë
Shqiponja
hapë fletët, më merr në krah:
Zot
më delë, Sot ikim maleve si shqiptarë.
Nesër,
ta vazhdojmë Luftën në Shkup. Rrap.
Dje,
edhe Sot. Dhe, Nesër mu si në Përrallë.
Mes
Qytetit Shkupit, Sot jetoj si në Xhungël
Edhepse, kafshët kanë parime. Ligje Natyre:
Unë,
jetoj në Shkup. Dhe, vdes mes egërsirave...