E shtune, 21.09.2019, 02:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Zymer Mehani: Zëri yt, Kosovë

E marte, 18.06.2019, 07:00 PM


Zymer Mehani

CIKËL POETIK: ZËRI YT, KOSOVË

I

Zëri yt, Kosovë

Mbi male ushton

Këngët heroike

Dasmorëve u këndon

Ti, me trimërinë tënde

N' dritë t'vërtetë ke dalë

Moj Nënëloke, ke dëshirë

Me dëshmorë me u falë

Dje shëmbëlleje

N' mjellmë t' plagosur

Krahë t'përgjakur n'erë

Sot drejt qiellit e ngreh kokën

Shqipe me dy krerë

Ti moj Shqipe e tërbuar

Që n're fluturon

Ishe me zemër t' gjakosur

Sot po nusëron

II

Po të niset dikush

Ty të të vërsulet

Ne, Kosovë për ty

Me zemra do t'i qëllojmë

Si me plumba pushke

Me fjalë do t'i godasim

Më mirë se me çdo plumb

Mu në lule të ballit

Me qepalla do t'i kafshojmë

Më tmerrshëm se gjarpri

Gjithmonë do t'qëndrojmë

Për ty, Kosovë këndojmë

III

Emrin kur ta thërras

Shqipet fluturojnë

Ngjiten në lartësi

Kur ta thërras emrin

Lulëkuqet lulëzojnë

Për mua e për Ty

Kosovë atdheu im-

Flamur kuqezi

Ylber i qiellit tim

IV

Kosovë-Kështjellëqëndreseshekullore

Kosovë-Tempullbesestërgjyshore

Kosovë-Prehëri rrahurnga rrufeja

Kosovë-Këngëe kënduarnë suksese t' reja

V

Lulëkuqe je prore

Plisbardhë n'histori

N' qiellin tënd të kthjellët-

Flamur Kuqezi

-Asnjë bukuri

S'shëmbëllen me Ty...

Bijtë tu kështu thanë

Që për Ty u vranë

VI

Kosovë, nëna ime

N ' zemër m' mbete peng

Sikur n' tela t'çiftelisë,

O lulja e Shqipërisë!

Kam një dashuri

T'ruajtur veç për Ty!

Sa herë kënga t'k'ndohet

Dashuria m' shtohet

T' ma falin dhe botën,

Për ty e lë kokën!

VII

Kosova-Fushë e paanë

Lulëkuqet ku tunden

Asnjëherë dallgë dhe rrebeshe

Mbretëreshën s'e mundën

Fushë e gjerë-Kosova jonë

Si n' vargje të këngës

Për të qumësht e dashuri

Na dha zemra e nënës

Kosova me male e brigje

N' çdo cep-lapidarë

N ' qiell të saj valon i lirë

Flamuri Shqiptar.

Kosova-nënëlokja jonë

Me kullat me gurë

Gjaku i bijve i ka hije

Te Shqipja n'Flamur.

Kosova-e jona plagë

Që nuk do trazim

Për të jetën çdo shqiptar

E fal me gëzim.

VIII

Në fushat tua t'gjera

Armiku kaloi

Çdo gjë u mundua

N'gërmadhë ta shndërrojë

Në viset e tua

Vdekja u përgjak

Armiqtë t'u vërsulën

Ti s'u pate hak

N'kullat tua t'forta

U ndje fuqia e trimit

Armiqtë në ty kaluan

Me karvane t’ krimit

Ti prapë s'u dorëzove

Kokëlartë drejt në qiell

Ke zemër shqiptare

Rrofsh e qofsh përherë

IX

Në fushat e paanë

Të Kosovës si det

Lulëzojnë lulëkuqet

Ashtu si n' legjendë

Dhe emri u shkruhet

Me ngjyrë e hare

U këndohen këngët

Shqip në epope

Ato janë buzëqeshja

E kuqe e Kosovës...

Dhe na flasin shpesh

Për ndodhitë e kohës

Lulegjak - në lashtësi

Lulegjak-për mua e ty

Rriten me kokë n'qiell

Gjer në përjetësi

X

Dua t'i këndoj këngët

Për trimëritë e tua

E në ballin tënd

Dua t' puth, Kosovë!

Këngët dua t'i këndoj

Me zë shumë të lartë

Që të ushtojnë kudo

Në lug e në shpat

Të këndoj për Ty

Trimërinë tënde t’ artë

Të këndoj gatitu

Si ushtar para Flamurit

KOSOVË qofsh e fortë

Si Kala e Gurit!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT