Kulturë
Lefter Duraj: Poeti dhe dashuria
E marte, 18.06.2019, 07:11 PM
Poeti dhe dashuria
Cikel me poezi, nga Lefter Duraj
Nena ime..
Afer teje ulur, lotet
kur mi pe,
Pse qan, - pyete, - i vogel nuk je.
Se pa Ty nene, jam femije mbi dhe’,
Perseri te pyeta, po Ti ashtu me the’.
Kur me lule ne dore, te
erdhem ne,
Ne ate shtepi mermeri, perseri me pe.
Mbushur syte me lot, Ti prape me the:
Mbaje veten djale, se me
i vogel s’je!
Babai im…
Humbja e babait, nje
termet i forte shtepine tundi,
Por qendroi ne kembe, ishe Ti nene qe se
mundi.
Mungesen e Tij ndjejme, shtepia njështyllë me
pak,
Pranija e Tij ne qoshe, eshte nje shtepi qe
ka oxhak.
Pensioni im…
Afroi dita qe shume large me dukej,
Pas dere i strukur dhe
priste te futej.
Tani e shoh afer se perpara me ka dale,
Zgjat duart e afrohet
sikur te kish malle.
Macet sot..
Dikur macja ne shtepi sa
vinte,
S’guxonte miu nga vrima
te dilte.
Me putra e kapte dhe e
perpinte,
Zot kish shtepia, miu ne vrime rrinte.
Ç’pati njeriu qe macen aq e zbuti,
E ushqen e llaston dhe
miu s’tutet.
Dhe ne zakone te reja
macen e futi,
Sa malli per miun macen e keputi.
Fort qesh miu kur macen sheh,
I strukur e shtriqet dhe
koken fsheh.
Ne gjoksin e te zonjes
gjumi e ze,
Ndaj kudo
mbushur minjte i ke.!
Poeti dhe dashuria
Magjia qe ka shpirti, burimin ka dashuri,
Fjalet kur i zgjedh , sikur lind nje femije,
Se “mbarset” poeti, si
grua ne shtatzani,
Fuqine e Tij e gjen, veç
ne kete dashuri!
Prushi në hi…
Poshte hirit te zjarrit, prushi kish mbetur,
Zbuloj me kujdes, thengjinj te patretur.
Me duart e ftohta une
duke i prekur,
Kujtoja ate dite qe
zjarrin kisha ndezur!
Shkencëtari…
Dikur sherbente e sillej
si shenjtor,
Sot e pashe te mbamte
siglen Profesor!
Ligjeroi ne sale: Si ishte nje diktator?!
Tha, - se ai rrinte me hanxhar ne dore !
Fytyra sot
Piktura nis me zhgarravina se portreti del me
veshtiresi,
Fjalet i nderron poeti, qe vargjet te rimojne
per bukuri.
Dhe syte do mbajtur ne
fytyre se ne te ka pak vertetesi,
Pak gjate te rrine te
ngulur, patjeter zbulon aty nje risi…!
-Per ZemraShqiptare, nga
Tirana, Qershor 2019-