Udhëpërshkrim
Tahir Bezhani: Gazeta e Alpeve “Tropoja”, krenari e gjithë Malësisë së Gjakovës
E marte, 30.04.2019, 09:35 PM
Reportazh nga Gjakova:
GAZETA
E ALPEVE “TROPOJA”,KRENARI E GJITHE MALËSISË SË GJAKOVËS.
Nga Tahir
Bezhani
Lartë,z.
Ramiz Lushaj,drejtori gjeneral i Gazetes së Alpeve “Tropoja”,fotoja e
dyte,zv.drejtori,Halil Ahmeti.
Dje
në Gjakovë,në sallën e Bibliotekës regjionale “Ibrahim Rugova”,u përurua Gazeta
e Alpeve “Tropoja”,të cilën e drejton
intelektuali tropojanë, poeti e publicisti,Ramiz Lushaj.
Hapjen
e ceremonisë përuruese e bëri drejtori gjeneral z. Ramiz Lushaj,ndërsa
fjalën përshëndetëse dhe rëndësinë e
kësaj gazete, e bëri zv.drejtori,z,Halil Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës.
Kjo
gazetë, që në hapat e saj të parë, ka gjetur lexuesin lexuesin nga të gjitha
trevat shqiptare, posaçërisht ato të veriut të vendit, duke iu prezantuar me
kolorit ngjarjesh nga vendi,me tërë kronologjinë aktuale e historike. Gazeta e Alpeve “Tropoja”,
tani ka gjetur përkrahje të përzemërt nga të gjithë intelektualët e Malësisë së
Gjakovës e jo vetëm,për faktin se në drejtimin e kësaj gazete,janë emëruar njërës të dëshmuar në jetën kulturore
nga të gjitha lëmit, si në letërsi,art pikturë e muzikë etj. Gjithë ky spektër
personalitetesh të dëshmuara, padyshim
se Gazetën e Alpeve “Tropoja” do e mbajnë me dinjitet dhe jetëgjatësi.
Një
publik intelektual e i mrekullueshem,koncentrim i vëndshëm.
Pamje
nga salla e Bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.
Në
përurimin e datës 26. prill, 2019 në Gjakovë, stafi udhëheqës,
i Gazetës së Alpeve “Tropoja”,me në krye drejtorin z. Ramiz Lushaj, dha një numër të
konsiderueshëm mirënjohjesh të cilat u mirëpriten nga masa intelektuale në këtë
takim. Të shpërblyerit me Mirënjohje të ndryshme në këtë ceremoni :
Dr.
Islam Lauka, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë,Jahja Lluka nga Ministria e
Diasporës në Qeverinë e Kosovës,Sejdi Berisha,intelektual e krijues nga
Peja,Migena Arllati,Hasan Selimi,Ali Daci,krijues e aktivist për çështje
shqiptare ne Mal te Zi, nga Rozhaja, Rasim Syla,poet,Hasan Çyçalla, poet,Adem
Lushaj,Agron Gjedia,Shoqata “Bytyqi” Tiranë-Prizren,Tahir Bezhani, krijues nga
Gjakova e shumë të tjerë nga trevat tona shqiptare.
Dr.
Islam Lauka gjatë falënderimit me rastin e pranimit të Mirenjohës.
Jahja
Lluka e Sejdi Berisha,pas marrjës së Mirenjohjeve nga Gazeta e Alpeve “Tropoja”
në Gjakovë
Të
gjithë ata krijues, intelektual të dëshmuar në përditshmërinë tonë në fusha të
ndryshme të artit letrarë e jo vetëm,me fjalët e tyre falënderuese,fuqishëm
përkrahen Gazetën e Alpeve tona ,“Tropoja”,duke vlerësuar e cilësuar lartë
kontributin e saj tani e në vazhdim.
Dr.
Islam Lauka,duke përshëndetur të pranishmit e duke falënderuar për
Mirënjohjen,tha se “për mua nuk ka gazetë e as Mirënjohje më të madhe se kjo që
më jep vendi im,Malësiasia e Gjakovës,sot në Gjakovë.....”
Z.
Tahir Bezhani, duke pranuar Mirenjhjen nga z. Muhamet Rogova, në emër të
Gazetës së Alpeve “Tropoja”, Gjakovë, 26.prill,2019.
Ndër
të tjera u tha se kjo gazetë,”Tropoja”,ishte një domosdoshmëri e kohës për të
plotësuar zbrastësinë e kohëve të ikura,
për ta zënë hapin e kohës së tanishme për ecje përpara drejt qëllimeve tona
historike.....Deri me tani,këtë zbastësi kohore,me shumë përpjekje,e ka
plotësuar revista kulturo-letrare “Urat”,nxjerrë nga dy Klube
letrare,Gjakovë-Tropojë. Kjo revistë ka disa vite që bashkon fjalën e zemrës me
shpirtin në shumë fusha letrare. Dashuria për atdheun,bashkimi i trojeve
tona,synimet për arritje në hap me boten e përparuar në lëmit shkencore letrare
etj. kanë “fituar”prioritetet në hap me
boten bashkëkohore.
Gazeta
e Alpeve “Tropoja”,synon për një reflektim të
qasjes demokratike të trajtimit të temave nga hapësira jonë shqiptare.
Nuk duhet të frikohemi e as të shmangemi nga e vërteta jone para askujt në
botë. Fjala e lire i takon popullit të lirë ,nëse lirinë e ka pjesë e qëllim të
saj. Kritika është pjesë e demokracisë që shëron plagët e së kaluarës dhe se
tashmes, prandaj lufta mes këtyre dy bigave duhet të jetë permanente dhe e
pashmangshme....
Uroj
që Gazeta e Alpeve “Tropoja” të jetë gazetë e të gjitha strukturave të vendit
tonë: e bujkut,bariut, punëtorit, nxënësit,studentit,
arsimtarit,letrarit,doktorit etj. me qëllim të ngritjes së përgjithshme
intelektuale të shtresave tona,të potencialit njerëzorë.
Gazetës
së Alpeve “Tropoja” i uroj fat të mire e
ecje të mbarë njëqindvjeçare!....