E premte, 06.12.2024, 11:13 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Lekë Mrijaj: Në Gjakovë u mbajt sesioni shkencor me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit

E shtune, 22.12.2018, 11:38 AM


NË GJAKOVË, U MBAJT SESIONI SHKENCOR ME RASTIN E 55O VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT

Shkruan Lekë MRIJAJ

Me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriot Skënderbeu, sot, (më 8 dhjetor), në orën 10:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, Famullia e Doblibarës, në bashkëpunim me Drejtorin e Kulturës, Rinisë e Sportit në Komunën e Gjakovës, mbajti një Simpozium Shkencor dedikuar kryeheroit tonë mbarëkombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.

Në këtë eveniment madhor përveç mediave shtetërore e lokale ishin të pranishëm edhe shumë historian, albanalog, studiues, akademik e gazetarë nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet etnike shqiptare përfshirë edhe nga komunitetit Arbëresh nga Italia. Morën pjesë edhe kori i fëmijëve të qytetit dhe Shkolla Muzikore "Prenk Jakova" Gjakovë. Ky sesion shkencor u organizua në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që përkon me 550 vjetorin e kalimit në amshim të këtij kryeheroi.

Moderimin e këtij evenimenti e bëri znj. Fitnete Tuda, këngëtare dhe gazetare e mirënjohur shqiptare nga Struga.

Që në fillim pas intonimit të himnit kombëtar nga ana e nxënësve të qytetit, ishte don Pashk Dani, kryetar i këshillit organizativ i cili e bëri hapjen e këtij sesioni shkencor, andaj në mes tjerash i falenderoi të gjithë mbeshtetësit e tij dhe të gjithë për punën dhe të pranishmit në pjesmarrje në këtë akademi solemne jubilare.

Ndërsa me nga një fjalë përshëndetëse u paraqitën znj. Saranda Hyseni ( Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë ) dhe dr. don Shan Zefi ( Famullitar i Kishës në Prizren e Kancelar i Dioçezës së Kosovës ).

Pas fjalës së hapjes dhe përshëndetjeve të tjera, sesioni i sotëm shkencor vazhdoi me kumtesa të tjera shkencore nga ana e studiuesve e historianëve të cilët folën për historinë dhe të kaluarën e Skënderbeut ndaj edhe referuan shumë studiues, historian, e krijues të ndryshëm të kulturës.

Prof.dr. Etleva Lala (Universiteti i Budapestit) u paraqit me temën: "Letërkëmbimi midis Selisë së Shenjtë dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, 1443-1468" e cila në mes tjerash tha se: "Janë më se 81 letra që Skënderbeu dhe administrata e tij kishin dërguar në Vatikan. Pikërisht këto dokumente dërgohen tek një grup marrës e jo vetëm tek një person i vetëm” ka thënë prof. E. Lala.

Ndërsa prof. dr. Fahredin Shabani, (Universiteti i Gjakovës), u parqit me temën: " Portreti i Skenderbeut në historiografin shqiptare dhe ndërkombëtare" i cili tha: "Gjergj Kastrioti i detyroi të gjithë shekujt të flasin për të. Nëse Karli i Madh me të drejtë quhet babai i Evropës, katër shekuj më vonë historia e vendosi heroin tonë kombëtar në piedestalin e kryembrojtësit e të kampionit të lirisë së saj”, ka thënë prof. F. Shabani".

Prof. Gjovalin Quni (studiues e drejtor i bibliotekës "Marin Barleti" Shkodër) u parqit me temën: "Marin Barleci, skedë biografike ( të thëna, të pa thëna, të vërteta dhe hamendësime)".

Prof.dr. Arben Arifi (studiues nga Instituti i Historisë së Kosovës) u parqit me temën: "Skënderbeu, vertikale e identitetit tonë kombëtar".

Don Robert Jakaj (drejtor i QKAP. "Gjon Nikollë Kazazi" në Gjakovë) ishte ai i cili në fjalën e tij përmbyllëse i falenderoi të gjithë të pranishmit, organizatorët dhe referuesit e kësaj akademie njëkohësisht me fjalë të tjera emër për emër i falënderoi edhe sponsorizuesit e tjerë të cilët e mbështetën këtë event të sotëm jubilar dedikuar Skënderbeut.

Ishin edhe shumë studiues të tjerë të cilët në pamundësi pjesmarreje në këtë event, kumtesat e tyre i dërguan përmes postës elektronike, dhe se kumtesat e tyre do të botohen në librin me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, ndaj po i veçoj disa nga referuesit: Prof. dr. Françesko Altimari (Universiteti i Kalabrisë) i cili u parqit me kumtesën e cila titullohet: "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në kujtesën historike të Arbreshëve të Italisë".

Prof. dr. Matteo Mandala (Universiteti i Palermos) u parqit me temën: "Skënderbeu, gjakmarrja dhe paqja e Lordit (1454)", Prof. dr. Anila Omari (Universiteti i Tiranës) u parqit me temën: "Epoka e Skënderbeut dhe fillimet e shkrimit të shqipes" etj.

Eventi i sotëm u vlerësua tejët lartë nga shumë mysafirë të sferave të ndryshme të cilët kishin ardhur nga Shqipëria, Kosova e viset të tjera shqiptare për ta percjellë këtë event.  Pikërisht ishte don Albert Jakaj, famullitari i Doblibarës, i cili ka thënë se përmes këtij simpoziumi mëtojnë të hedhin dritë mbi figurën e Skënderbeut. Ai tha se pjesëmarrja ka qenë e madhe, sidomos nga njerëz të artit dhe kulturës. “Kemi dashur që në këtë vit jubile, të vitit 2018 ta ndriçojmë dhe të hedhim pak dritë mbi figurën e heroit kombëtar sikurse është Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Prandaj, me kumtesat që i sollën profesorët e viseve të ndryshme, të trevave shqiptare, sidomos profesoresha Etleva Lala, që ishte shumë interesante, me gjëra të reja, siç është letërkëmbimi i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut me selinë e shenjtë, pra Vatikanin”, ka thënë don Albert Jakaj.

Ndersa gazetari i mirënjohur shqiptar nga Kosova z. Lekë Musolli, ( drejtor “Radio Alba” në Klinë) e çmoj tejët lartë këtë organizim madheshtor e referuesit e kësaj akademie madheshtore, pikërisht me një fjalë të parafrazuar, vetë Heroin tonë Kombëtar, Gjergjin, e cilësoj si Krishtin e  vetëm të Shqiptarëve.

Në përfundim të këtij sesioni shkencor dedikuar Skënderbeut, për të gjithë të mysafirët u shtrua një drekë solemne në Restorantin Familjar "Dasmori" në Doblibare.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora