E premte, 26.04.2024, 11:39 PM (GMT+1)

Mendime

Shprese & Paqe: Lereni Rudinen!

E marte, 23.04.2019, 07:59 PM


Lereni Rudinen!

Pse ky revansh i shfrenuar ndaj Rudines?

Nga Organizata e Gruas "Shprese & Paqe" SHBA

Edhe pse nuk jemi organizate politike, ndjekim me interes ngjarjet ne Shqiperi. Disa nga anetaret tona e quajne te drejte idene e dorezimit te mandateve te opozites, disa te tjera mendojne se ishte gabim dalja nga parlamenti. Por ne si grupim femeror shqiptare - amerikane, qe ne mision kemi mbrojtjen e te drejtave te gruas, nga ana Humane na shqeteson fakti se si po trajtohet rasti i deputetes Rudina Hajdari.

Si nene e re, studiuar ne SHBA, ajo gezon statusin e deputetes, por menyra e mos dorezimit te mandatit ka ngritur alibi, dyshime, keqinterpretime te medha. Sikur te kishte shkelur ligjet e islamit radikal, i ka mbetur vetem qe te "goditet me gure" ne mes te rruges. Duke mos ju bindur shumices se partise se saj, ajo po merr nje ndeshkim te rende, te pamerituar. Pse ky vrer i shfrenuar ndaj saj. Nuk ka menyra te tjera per te ulur tensionet, por te gjithe i jane versulur sikur ajo te ishte e keqja me e madhe e atij vendi. Si nje shtet pluralist dhe me ide te lira mendimi, lereni Rudinen te vazhdoje rrugen e saj, aspiratat e saj, te shpalose ate qe asaj j duket me e mira per popullin.

Edhe vallen kur i jepet dikujt te drejtoje. keq - mire, nuk e ndalin, por e lejojne ta heqe deri ne fund. Vend e pavend, arsye pa arsye i permendin te atin, qe tashme nuk jeton me. Lereni te vdekurin, mos i trazoni eshtrat dhe vajzes se tij mos ja turbulloni jeten. Fatkeqesite Shqiperise nuk ja solli ajo, as mjerimin, korrupsionin, vrasjet, vjedhjet. Ato i gjeti aty mes jush. Dhe ka qene dhe eshte detyre e qeverive perkatese menaxhimi situatave, denimi krimit, krimineleve, korrupsionit, kontrabandes etj.....

Kur u vendos emri i Rudina Hajdarit ne listat e deputeteve te PD, pse nuk e kundershtoi askush, pse nuk i permendet ate kohe babain si kriminel apo kontrabandist, por sot mbi te ulerisni e bertisni si mbi nje kaproll te kapur peng....

Ngrije zerin. Trashe ate....i thote gazetarja Anila Basha, krahasuar me zerin e saj (qe edhe pse e semure me grip sic u duk ne ate studio televizive mori pjese ne emison vetem qe te "sulmonte" me fjale Rudinen). Nderkohe qe duhej te qendronte ne shtepi, per mos hapje infeksioni, te kurohej nga gripi duke pire edhe caj te ngrohte. Por Rudina me gjakftotesine dhe qetesine qe e karakteriozn e fitoi ate "beteje" sic u shreh edhe vete drejtuesja e OPEN, Eni Vasili. Rudina keshilloi aty nje tryeze bisedimesh mes palesh.

S'eshte vajza e Kenedit tha dikush tjeter. Vertete nuk eshte vajza e Kenedit te Amerikes, por ne Shqiperi, vete PD i ka ngritur, lavde, lapidare, buste dhe e ka quajtur hero te atin e saj. Duke u nisur nga keto tituj e ndere per Shqiperine e vogel PD-ja e njeh Azem Hajdarin si nje figure dhe legjende historike.

Se si qendron e verteta e jetes dhe vepres se tij ne si organizate "Shprese & Paqe" ne SHBA nuk jemi ne gjendje te gjykojme, por nga ana Humane kemi te drejte te sygjerojme e te themi: "Lereni te qete Rudinen!"

SHBA, Prill 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora