Kulturë
Sevdail Hyseni: Opozitari
E marte, 23.04.2019, 07:34 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
OPOZITARI…
Opozita e zezë dita,
Sikur dhelpra nëpër prita,
Bam këtu e bum atje,
Me dredhira sikur dje…
E ndërron qimen e zanatin,
Në pafund e shtyn inatin,
Veç të kthehet në pushtet,
S’e kursen nënën e vet !
Me idenë përmbi re,
Po s’i bëri gjeli ve!
Nuk i bën se është dinak,
I ka hyrë dreqi në bark !
S’e ngop leku as byreku,
Vetëm gropa e hendeku,
Që është rrasur në skandal,
Si veshgjati në kanal !
Sa për popull merret vesh,
Nuk e lodh rradaken shpesh,
Sall premtime drithë e miell,
-Lavdi n’qiell – bytha n’diell !
Mjaft shpifje e mashtrim,
Vota e lirë e ka një çmim,
S’ngjitet lart opozitari...
Sa i vdekuri – del nga varri ?!
Komentoni
Artikuj te tjere
Zaho Golemi: Enkelejda Kondi - Loti e?shte? grua
Demir Krasniqi: Dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi
Resmi Osmani: Valsi vjenez
Eshref Ymeri: Mira Meksi, një shkrimtare erudite
Kalosh Çeliku: Nana dhe Babai herët ma gjetën një nuse
Qazim Shehu: Poezia fluroreTahir Bezhanit
Zymer Mehani: Nga sfida në sfidë
Gëzim Llojdia: Si humbi 'Vasha e Vlorës'?
Demir Krasniqi: Dy këngë për Deli Agushin
Ndue Ukaj: Rruga e Kalvarit
Poezi nga Zahir A. Bërçeci
Përparim Hysi: Po u 'mbarse' me metafora, përditë lind
Nexhat Halimi: Letër gurit të Nolit
Neki Lulaj: Intervistë e padëgjuar e Faik Konicës, 8 Prill 1939
Sotir Athanasi: Stafetë e dhimbshme e një dashurie parisjene (5)
Nezi Plaku-Velaj: O nëna ime! O mbretëresha ime!
Kalosh Çeliku: Notre Dame
Përparim Hysi: Kur qesh, se nuk qan dot
Vahit Nasufi: Kur shkon vasha nuse
Aleko Likaj: Notre Dami