E marte, 25.06.2019, 12:54 AM (GMT+1)

Komente » Preqi

Dedë Preqi: Shqiptarët në Maqedoni e kanë një shans të bëjnë histori

E hene, 15.04.2019, 07:36 PM


SHQIPTARËT NË MAQEDONI E KANË NJË SHANSË TË BËJNË HISTORI

Nga Dedë Preqi

Kriza është e kohës, apo shqiptarët vetë vrapojnë pas ngjarjeve të tilla, padyshim se është e domosdoshme dhe duhet të tregohemi të përmbajtur ndaj një gjendje të caktuar historike, e cila siq thotë populli “një herë vie vera nga dera”, që në këtë rast edhe shqiptarëve të Maqedonisë, u është afruar një shansë në jetën e tyre politike, që të krijojnë një kompromis në mes vete dhe të zhgjedhin kandidatin shqiptar në krye të shtetit.

Dhe kjo e drejtë do varet nga mundësia e shqiptarëve në përpjekjen e tyre për të realizuar, jo një ëndërr, por një realitet, të cilën edhe shqiptarët si një komunitet shumicë i këtij vendi e kanë merituar të emërohen edhe në poezita të larta udhëheqëse me përgjegjësi, sikur që është rasti më i volitshëm në këto zgjedhje të tanishme për kryetar të Maqedonisë Veriore, me kandidatin e propozuar z. Blerim Reka.

Do të ishte e pa ndershme dhe shumë shqetësusese, nga përshtypja e disa liderëve dhe kryetarëve të partive shqiptare në këtë vend, që në këtë rast mbështesin kandidatin tjetër, apo në këtë rast e mbështesin kandidatin nga komuniteti maqedon, dhe kandidatin shqiptar e lënë anash, sikur me sa duket se ka ende njerëz, që shpresat e tyre për pushtet i mbështesin në mëshirën e të tjerëve, duke e mohuar të drejtën e identitetit të vet kombëtar dhe njerëzor.

Nuk janë këto eksperimente që sot duhet të zhvillohen, apo të bëjnë shqiptarët për një zbulim të ri, sepse  kemi mësuar dhe zbuluar mjaftë deri më tani, por duhet të vlerësojmë rrethanat dhe praktikat historike të popullit shqiptarë, ku janë shkelur me shekuj të drejtat e tyre dhe vazhdohet me të njëjtat praktika edhe forma të tilla nga ndikimi i qëndrimëve dhe në praktikat e sotme, përmes një force të organizuar që vepron fshehur e shpeshherë edhe hapur, që ka të bëjë me  nëkërkëmbjen e të drejtave dhe lirisë së këtij populli.

Përveq tjerash, këtij aspekti i përketë edhe kultivimi i politikave dhe reformave demokratike në shoqërinë bashkëkohore përmes së cilës në çdo shoqëri dhe shtet demokratik do të avansohen dhe praktikohen të drejtat e çdo komuniteti, që shërbejnë në ndërtimin dhe forcimin e një shteti multietnik, me imazhin e një kuptimi dhe mirëkuptimi ndërnjerëzor, si rezulltat që mbjell dhe korr një kultur të përbashkët politike dhe njerëzore në një shoqëri moderne.

Mund të shtrohet pyetja se, a janë në harmoni partitë shqiptare në Maqedoninë Veriore, që të arrijnë një koncezues të përbashkët për të vënë në veprim vullnetin e tyre për çështjet madhore në këtë vend?

Sëcila shoqëri, poashtu edhe shoqëria demokratike i ka komplekset e veta dhe asgjë nuk vie vetëvetiu pa angazhimin dhe vendosmërinë e përgjithshme të të gjitha forcave politike, duke plotësuar njëra-tjetren, për të dhënë të mundshmën dhe për të nxjerrë në dritë përvojën dhe fitoren e përbashkët, sëcilës mund ti bashkangjitët sëcili, por për të rrezikuar dhe deformuar parimet dhe ekzistencën reale të së ardhmës së shoqërisë tonë demokratike, mjafton vetëm një zhvendosje dhe shtyese përmbrapa, e cila hap shtigje tjera, që nuk janë në dobinë e asnjërit.

Po të marrim në shqyrtim rrethanat e jetës politike dhe mënyrën se si zhvillohet veprimtaria e këtyre partive politike shqiptare nga Maqedonia Veriore, pothuaj se nuk ndryshon edhe nga burimet që rrjedhin nga shoqëritë demokratike nga Shqipëria dhe Kosova, në të cilat vende situata është kritike dhe kjo pjesë shqiptare nuk ka një vyrtyt fuqie dhe koncepti të mirëfilltë politik, që do ta nxjerrte dhe të përfitonte nga këto vende vëllezërore, prandaj edhe këtu qëndron një kriter dhe model unifikues, i cili i mungon më të madhe partive politike shqiptare në këtë vend.

Dhe tjetra, që do të ishte e një rëndësie të veqantë, dhe thjeshtë duke u nisur nga prevojat e hidhura që ka populli shqiptarë gjatë historisë së vet, se pa e gjetë frymën e përbashkët dhe t’a ndihmojmë e  kuptojmë njëri-tjetrin si vëllezër të një gjaku dhe të një laku, kurrë nuk do arrijmë deri të qëllimet tona të përbashkëta dhe realizimin e të drejtave tona të nëpërkëmbura shekuj me radhë.

Prandaj, është turpësi e madhe dhe skandaloze, që thuhet se ka diçka primitive që edhe sot nuk i bashkon shqiptarët në mes vete, sikur që dikush po i rebelon, apo ata po e rebelojnë vetëvetën, sikur po i vërsulet një dreq dhe nuk po i lejon që ata kurrë të mos bashkohen në mes vete dhe për të mirën e përbashkët të tyre, duke ditur se hapësira e pozicioneve tona në Evropë, është mjaftë e ngushtë...

Dhe përpjekja e atyre njerëzve, që kanë për qëllim për të ruajtë pozicionet e tyre politike dhe për të mbajtur pushtet për interesa të veta në Maqedoninë Veriore, kjo do të ishte një përpjekje e pa ndershme, që ky lloj pushteti e qon në fundërrinë dhe në dobësi e mangësi të ndjenjës kombëtare.

Në kuptimin e gjithë kësaj tërësie dhe propozimin e kandidatit Blerim Reka, për kryetar të shetit maqedon, në zgjedhjet e tanishme, do të ishte momenti më i duhur që i bashkon shqiptarët në këtë pjesë të këtij vendi të Ilirisë, ndërsa në anën e kundërt, apo në anën tjetër, do të zbulonte edhe do ti vendoste në ekuilibër ata njerëz, që sikur më herët edhe sot veprojnë për interesat e veta dhe asnjëherë për ato kombëtare.

Është domëthënëse mbresa e pa përllogaritur, që lë BDI dhe kryesuesi i kësaj partie z. Ali Ahmeti, i cili me qëndrimet e tija, në çastin më të duhur bëhët protagonist kryesor, që në këto zhgjedhje e ndihmon një kandidat tjetër nga radhët maqedone, që të vie në krye të shtetit, thjeshtë duke kënaqur dhe plotësuar dëshirat e atyre( me përjashtim), që zbuluan dhe zbatuan ligjet e shtypjeve dhe dhunës ndaj popullit shqiptarë.

Dhe,  Ali Ameti, pothuajse e ka rrolin e një lokomotive, dhe partinë më të madhe shqiptare po e tërheq në drejtim dhe kahe të dëshirës së tij për të mbajtur pozicionet e veta, por jo,  në këtë rast ky politikan “i moderuar” do dukej si një “lokomotivë e prishur”, që nuk ndez për të vepruar përpara, por vetëm mbrapa, sepse i janë sosur dhe i mungojnë vajrat stimuluese, që ndikojnë në funksionimin e sistemit normal dhe në këtë rast, veprimet e tilla, do ia lëmë të ardhmës, të cilat do i kushtojnë shumë popullit tonë kudo që jeton dhe vepron.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT