Kulturë
Jusuf Zenunaj: Mohimi i vetëvetes
E shtune, 06.04.2019, 11:11 AM
Jusuf Zenunaj
MOHIMI I VETËVETES
Ndërrojmë fytyrën për të tjerë,
akull bëhemi në pikëverë,
marrim hirren e lëmë kosin,
emrin tonë e përdhosim,
kur e tepërt është liria,
mposhtet ligji -
fiton çmendia...!
NYJA E HIQIT
Sikur uragani
vrapin s' e ndalë Pani,
në garë me të tjerë
sikur Don Kishoti
me mullinjetë me erë,
nyja e hiqit
në duart e Vuçiqit...
KY NGUSHËLLIM I VJETËR
Zoti e bëftë mirë
thonin dikur pleqtë,
kur u ngatërrohej lëmshi
në motin e keq.
Ky ngushëllim i vjetër
nuk ndryshoi as sot
në përplasje me erëat
e stuhinë e vjetër,
duke pështyer diellin
e harrojmë veten....
GJELI NË KARRIGE
Hipi gjeli në karrige
si pulë kluçe kakarit,
rri mbi veze natë e ditë.
Ikën muaj, u bënë vite,
nuk zbret gjeli prej karrige...
DERI KUR?
Deri kur dorë
e dorës së huaj,
prej kohës në kohë?!
Dje fshehtas,
sot pa dro!
NË KUVEND
Macja, qeni,
gomari edhe derri,
pula e xhirafa
bashkë me ogiç,
për vend të luanit,
në Kuvend,
shtyhen sikur t' ishin
në Kopshtin Zoologjik