E merkure, 30.09.2020, 11:44 PM (GMT+1)

Komente

Afrim Caka: President, 'sëmundja e Dardanisë është e rëndë'

E diele, 17.03.2019, 11:16 AM


PRESIDENT: “SËMUNDJA E DARDANISË ËSHTË E RËNDË”

Nga Afrim Caka

“...se joshja e presidentit për politikën kishte shkuar aq larg dhe pa asnjë kujdes moral e diplomatik, sa e shtynte atë vetë, për një kandidim për kryetar Serbie... ”

Kur u zbulua identiteti dhe veprimtaria e tij, për çudi, u konstatua se të gjithë votuesit e tij drenicakë e gjakovarë, për nga pamja , i gjasonin amblemës së tij. Është tragjike kur votuesit e tij na përcaktojnë të fat të lig, por është vetvrasëse kur edhe ne vetë e pranojmë atë fat. Gjëma e tij kishte po ato përmasa dhe atë dhimbje, atë ndjenjë fataliteti e kobndjellëse, të përbotëshme që vinte e zgjohej nga humbëtirat e kohëve të Kongresit të Berlinit, Londrës e Versajes... “Një president me dy figura diametralishtë të njëjta njëra me tjetrën. Figura e parë, ambëlemë ligësisë dhe e mashtrimit. E dyta amblemë e turpit dhe e tradhëtisë”.

Zoti President, populli shqiptar nuk ka bërë asnjë krim ndaj askujt, për t’u trajtuar ndryshe nga ana e juaj. Edhe në qoftëse se bashkimi kombëtar paraqet vështirësi, tani për tani për Mogherinin “kurvë” dhe për kriminelët serb Vuçiqin e Daçiçin, askush dhe aq më pak TI dhe Batoni i Stanishiqit nuk keni të drejtë që, në mënyrë cinike e provokative, të deklaroni se Mitrovica duhet t’i takoj Serbisë. Sot populli i shqiptarë i Dardanisë është viktima që ulërinë në udhëkryq dhe që e ka  litarin në fyt. Gjëma e shqiptarëve të Dardanisë po luhej me një dëshmitar. Dhe, ai jeni JU! Tragjedi të tilla mbartin fatalitete dhe shpesh mbesin në kronikat e zeza. Dhe, pastaj zgjedh të tjera vended he del, herë pas here në television, me kryegënjeshtrat më të famshme për idealin e “luftëtarit”, për “Luftën e heroizmat”. Unë e pyes presidentin: Cili luftëtar do të dojë mëshirën e shkjaut për një ulëse në OKB apo një njohjeje? Kurse unë i them: vetëm lufta e bekuar e ndriçon çdo qëllim...

Ҫ’është kjo shpërfillje e presidentit, për coptime të përseritura, ndërkaq politike? Bashkëbiseduesit buzëqeshin. Cilat janë shkaqet e tij dhe e mëdyshjes, si duhet ndaluar këtë njeri? Poshtërsira të tilla shpesh janë shfaqur tinëz kthinave të kancelarive të Mogherinit e të Romës. Serbia ato i materjalizoi, personalizoi në Kamare turpi duke i dhënë një dimension real: territoret e prera shqiptare. Mogherini dhe Vuçiçi donin ta veçonin, linçonin, hequr e shkulur copa të mëdha territoresh, për t’u dukur e shfaqur mirë, dalluar si një turp a shenjë e ligë për Presidentin dhe popullin dardanë.

Me një ndjenjë trishtimi të thellë, po ju drejtoj këtë letër, për të tërhequr vëmendjen tuaj, e natyrisht, të shtetit që ju drejtoni, Dardaninë, për nga disa dramat më të rënda që jeni duke i bërë në dëm të kombit dhe në sytë e krejt botës dhe në sytë e popullit shqiptar: “Debëlldeja, Mitrovica, Ҫakorri dhe dramat tjera që është duke i bërë në emër të popullit tim!”.

“Me çfarë ke ndermend ta ndërtosh Dardaninë, me anë të qyqarllëkut, turpit apo me çobanë deleshë e dhishë? E kam çmuar shumë këtë sinqeritet të tij në fushën politike e filozofike. Një ditë duhet të jetë pas hekurave dhe do përfundonë në kazanin e plehrave”. Kam frikë se situata në Dardani është helmuar rëndë! Dardania është e sëmuarë. Sëmundja është vënë re dy dekada më parë, ndoshta edhe më herët, siç është thënë në këto dy dekada. Veç kësaj, sëmundja është e panjohur ndër deputetët e PDK-së, por kjo nuk një ngushëllim, ashtu siç nuk do të ishte ngushëllim vdekja e Dardanisë nga ana e juaj. Atdheu rënkon në gjysmë roberi, ati i duhen djem trima e të shkolluar (me një fjalë njerëz të pendës dhe të mendjës pjellore). Po të kishim pasur shkollë kombëtare më herët, edhe lirinë do ta kishim fituar më herët. Formula për shkollën kombëtare dhe lirinë e Atdheut në brendinë e saj paska pasur vuajtje e flijime të mëdha. Hapni sytë. Nuk është thënë kotë, se kombi shqiptar ka daluar nëpër dyerte e tragjedive të mëdha!

Ndoshta, pos ndjenjës së kësaj krenarie të ligjshme, e kishim edhe ndjenjën e frikës se shtetin e Kosovës mund ta vrasin edhe rrufetë, që vinin nga PDK-ja, Serbia, Greqia dhe fondamentalizmi islamikë, etj) e nganjëherë edhe nga anët e tjera të horizontit. Prandaj, hartën tragjike të atdheut e vizatoi dora që e burgosi gjysmën e territoreve të Dardanisë. Duhet këputur këtë dorë, duhet shkatrruar ky Shtrat i Prokrustit, në të cilën është vënë me dhunë nga banda e prontos. Nuk lidhej vetëm më faktin se presidenti, si lexues i pasionuar i politikës, letërsisë filozofike, kishte njohje për diplomacin dhe për sjelljet e tij. Prej kohësh qarkullonte fshehurazi nëpër Bruksel e Romë pa i dhënë llogari askujtë dhe parlamentit, një përshpërimë dashamirësie ndaj shkjaut e kurves italiane, se joshja e presidentit për politikën kishte shkuar aq larg dhe pa asnjë kujdes moral e diplomatik, sa e shtynte atë vetë, për një kandidim për kryetar Serbie.

E ndjeva të nevojshme këtë ndërhyrje me anë të kësaj letëre për presidentin “tonë” dhe kaq vitesh, muajsh dhe ditësh, a kisha të drejtë t’i drejtohem kaq “ashpër” presidentit të Dardanisë? E ndjeva se kisha të drejtë për një farë toni të prerë të letrës, madje, kur e shkrova, shokët e mi, tek po e radhisja shkronjat dhe tek po e shtypja, më bënë pikërisht këtë pyetje: a mos është pak e ashpër kjo letër? Në asnjë mënyrë s’e kuptoja dot se si mund të sëmurej një shtet, një popull i tërë. Domethënë s’ka as shqiptarë, as gjak shqiptari? U kalbëm burgjeve dhe u vranë shumë shqiptarë, me emrin Dardani në gojë. Kisha ndjesin se po, madje, sa më shumë kalonte koha, aq më tepër më dukej se kamë të drejtë. Sot, pas kaq vitesh, më duket e pabesueshme politika e tij dhe gjithçka që ka ndodhur rrethë tij.

Pavarësisht nga radha e këtyre ngjarjeve, të cilat se t’i vesh në mënyrë kronologjike, si t’u ndryshosh rendin, nuk ndryshojmë gjë në thelb, ato vetëm përforcojnë mendimin se si Hashim po bën një lojë taktike me përmasa dramatike për fatet e Dardanisë dhe të kombit shqiptar. Presidenti nuk do të tërhiqet, duke u strukur në kancelarinë e tij, për të mashtruar opinionin shqiptar me kthesa. Historia  e emërimit dhe e përzgjedhjes së Hashim Thaçit  do të ishte përcaktuese dhe do të shfaqej në vetë jetën e partisë shumë problematik, gjatë gjithë karrierës së tij, për nga goditjet brenda partisë. E kundërta do të ndodhte me liderin e shembjes së lirisë, Thaçi, i cili do të udhëhiqte vetë proceset politike për ta nxjerrë Partin Demokratike të “Kosovës” nga gardhi i shtrëngimeve hashimjane. Ashtu ja do zanati! I mbehstetur në një kultur të gjerë historike provinciale, filozofike, sociale, mjaft i dhunshëm në politik, krijimtaria politike presidentit u mbështet thellë në origjinën e tij që përfaqësonte atë pjesë të popullit shqiptar në Drenicë e cila po shkonte drejt zgjimesh të reja të bajraktarizmit dhe përdhosjes së Dardanisë.

Shume te fshehta me kohen po dalin një nga një e po pelcasin si bomba. Katër bombat e radhes janë Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Adem Grabovci dhe Hashim Brojes. Ne dukje patriot e atedhetarë, lobues të bashkimit kombëtar por në realitet të inflirtuar të shtetit serb dhe sabotues të çështjeve kombëtare e sidomos asaj Dardane. Serbia mund te jete dinake, kriminale, hileqare e intriguese por kurrsesi e pamposhtur. Pervec dëmave dhe trazirave qe i ka sjell popullit shqipetar her pas here ajo gjatë gjithë këtyre viteve e sidomos pas vitit 1999 të krijimit të shtetit. Mirpo kështu vepron mendja e tij; ajo është shkatërrimtare. Ky përpiqet të sundojë, por sundimi është i mundshëm vetëm në shkatërrimin total të pavarësisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora