E marte, 21.05.2019, 12:30 PM (GMT+1)

Komente

Afrim Caka: Provincializmi mediokër dhe sistemi parlamentar

E marte, 12.03.2019, 08:00 PM


PROVINCIALIZMI MEDIOKËR DHE SISTEMI PARLAMENTAR U TREGUA SI NJË KATASTROF PËR DARDANINË

Nga Afrim Caka

Dardania sot është shtet i shpallur, por i painstitucionalizuar, ndërmjet improvizimeve nën pushtimin dhe dhunimin e kushtetutës nga ana e Presidentit dhe, qëndrimit të prerë të antishqiptarës Federika Mogherini.

E mira e Dardanisë - dorheqja sa më parë e Presidentit. E mira e Dardanisë që dorëheqjen ta kishte dhënë me herët ky halabak nga Broja. Nëse do të ndiqet politika e tij, atëherë rezulltati do të jetë që ky popull - në mes kafes dhe pritjes - do ti jap fund ekzistencës së tij mbi tokën dardane. Ҫdo politikë që ka si qëllim të sigurojë ekzistencën e një kombi duke e kufizuar nivelin e përgjegjësisë, i grabit këtij populli vetë të ardhmen e tij. Çfarë duhet të bëjë një burr shteti nëse nuk ka sukses të bindë popullin që t’i japë pëlqimin për politikën antikombëtare që kërkon të ndjekë? Mos vallë duhet ta blejë këtë pëlqim me ndonjë lloj shpërblimi. Apo duhet të largohet apo të qëndroj në pushtet?

Na flliqi! E turpëroj një popull të tërë!!!

Demokracia e shndërruar në anarki!

Prandaj, e vetmja pyetje për mua ishtë kjo: “Ҫfarë formë do të merrte jeta kombit në të ardhmën e afërt dhe, a duhet të kemi një sistem parlamentar - unë do të përgjigjesha me një “JO” të rreptë e të fortë”. Pra a nuk është e vërtetë se, sot më tepër se kurrë, truri krijues i individit është mëse i domosdoshëm?

Sistemi parlamentar ishte dhe u bë katastrofë për Dardaninë. Vendi ka nevojë për një President më karakter dhe moral të lartë dhe një qeveri të fortë që, në vend të gjendjes së trasheguar nga PDK-ja, të vendosetë një kushtetutë oligarkike pa vonesë për vitet e para; ka nevojë për një administratë të ndershme, që ta çrrënjosë pa vonesë djallëzit e vjetra të “Organizatës Pronto” të zhvatjes e të grabitjes me të cilën kënaqet pushteti, një administratë e cila krijon dhe siguron parakushtet për një lartësim shpirtëror dhe ekonomik të popullit. Kjo punë do të bëhet nga fillimi me politikanë të rinj. Të gjitha të tjerat vijnë vetë. Një kushtetut parlamentare në rrethanat e tanishme e cila e shndërrojë Dardaninë në një shesh lakmish egoiste dhe një anarki të shfrenuar. Prandaj them, ruajna Zot!!!

Shteti ynë duhet të organizohet rreptësisht mbi bazën kombëtare dhe të gjitha besimet fetare, sidomos (islami politik) duhet të jenë largë parlamentit dhe politikës ditore.

Me sa duket, ne besojmë se Hashimi do të ishte më shumë i rrezikshëm si President, se ç’kishte qenë Haxhi Qamili. Duke filluar nga Rambujeja e Francës në vitin 1999. Hashimi ishte shfaqur si njeriun më të rrezikshëm për Dardaninë dhe në funksionet që kishte rrëmbyer pas luftës: në fillim si ministër, pastaj si Kryeministër e si President dhe, më në fund, si dallaveragji e coptues territoresh. I ashtuquajturi President nuk ka dhënë kurrë llogari për shpenzimet e tija dhe marraveshtjet me shkja dhe populli nuk di asgjë për gjendjen financiare të tij. Dardania ka marrë një pamje të mjerë; kudo varfëri të skajshme, korrupsion, papunësi dhe zhvatje.

Rezulltati: një medalje “artë” për popullin.

Në një formë ose në tjetrën, Thaçi dhe “Klani Pronto” e ka dominuar Dardaninë e viteve pas luftës. Kjo ishte një barrë e rëndë për popullin. Thaçi ka sunduar në një mjedis jo të vështirë, ku për shkak të stilit i rrënjosur në politikatë serbo-malazeze të administrimit, zyrtarët e tij e kishin në gjak rryshfetin, intrigën dhe hilen dhe ku mashtrimi ishte e vetmja mënyrë e njohur me të cilën e sundoj dhe e varfëroj masën, duke e çuar kombin drejtë katastrofës, nëse nuk gjendeshin rrugë dhe mënyra për t’i bërë ballë Hashimit dhe rrezikut të mjerimit dhe urisë. Një rrugë ka për ta rrëzuar këtë njeri dhe për ta shmangur këtë fatkeqësi. Kur flas për ndërthurjet që mbeten për t’u marrë parasysh dhe që nuk i kemi trajtuar deri më sot, e kam fjalën këtu: Në rrethana të tilla, apo kur përballet me budallallëkun kokëfortë të tij, mos vallë duhet të përmbahet nga çuarja përpara e masave të cilat mendon se janë të domosdoshme për jetën e kombit?

Pse dhe si është e mundur që një koncept aq i largët nga përvoja reale e shumicës së intelektualëve shqiptar. Sikurse “politikanët të pashkolluar”, të shndërrohen kaq egërsisht, kaq shpejt në një forcë të madhe politike? Këto vjega unë do t’i quaj “pronto-nacionalizëm”. Këto vjega janë dyfytyrësh. Së pari, ato janë forma lokale të identifikimit popullor, që i kapërcejnë kufijtë e tradhëtisë dhe të egioizmit, madje edhe aty prirja për çifteli do të jetë që trajton politikën si ndonjë orendi familjare e vjetër e trasheguar, si diçka që ne shohin si “nderim të folklorizmitë”, ndonëse nuk ka më ndonjë vlerë të madhe përdorimi praktik në politikë. Ku mund ta heqë vijën mes detyrës publike dhe nderit personal? A nuk duhet që lideri i provencializmit dhe sistemi parlamentar të heq dorë nga ideja e uljes së vetes në nivelin e politikanit që shpërdoron detyrën?

Megjithatë, mund të pyesim se ç’lidhje ka politikani i pashkolluar me vyrtytin, nëse ai nuk zotëron aftësin politike dhe si mundë të jetë besnik, përderisa këto dy cilësi e bëjnë të veprojë jo në interes të kombit e të atdheut. Por, a nuk është e mundur që të pashkulluarit t’i zotërojnë të dyja dhe përseri të kenë mangësi në vetkontroll? Nëse, duke ditur dhe dashur interesat e tyre vetjake, ata nuk kujdesen gjithmonë për to, a nuk është e mundur që të jetë njësoj mospërfillës ndaj interesit kombëtar?

Në çfarë, pikërisht, konsiston pronto-nacionalizmi popullor? Kjo pyetje është tejet e vështirë, përderisa përgjigja presupozon një studim të ndjenjave të politikanëve të pashkolluar, të cilët pasë luftës përbënin shumicën dërrmuese të politikanëve në Dardani. Ne kemi njohuri për (shitësit e farmerkave deri tek Vendëlindja Thërret) mbi mendimet e asaj pjese të pashkolluar që të paktën pjesërisht - dinin edhe të lexonin, edhe të shkruanin, por do të ishte krejt e papërligjshme t’i shtrinim këto njohuri të tyre nga “elita politike” te masat, nga të pashkolluarit te oda e burrave, nga të pashkolluarit te të shkolluarit. Sado që këto dy botë në jetën politike nuk janë plotësisht të ndashme nga njëra tjetra. Me po aq të drejtë mund të thuhej se të pashkolluarit ishin të dobët politikishtë, që kanë si ambicien më të lartë kulltukun dhe luksin e shfrenuar si muslimanët haxhillëkun në Mekë, në të vërtetë synojnë që me anë të korrupsionit e tradhëtisë dhe të haxhillëkut ta shpallin veten qytetarë të asaj që në kohën e sotme quhet egoizëm.

Këto budallallëqe nuk kanë asgjë të përbashkët me kombin modern shqiptar. Megjithatë, për asnjërën nga këto lloj ndershmërie morale, apo më mirë, ndjenjes së pandershmërisë, nga ana tjetër? Me të nuk mund të përligjet indentifikimi me nacionalimin popullor, që duket si zhvillim i tyre i mbinatyrshëm, por nuk janë në raport të domosdoshëm me njësin e organizmit politik dhe të haxhillëkut, që është kriteri themelor i “kombit” siç e kuptojnë politikanët e papjekur politikisht në ditët e sotme.

Nacionalizmi dhe politika e jonë popullore. Kjo nuk mund të përbëjë një faktor politik të qëndrueshëm, por, nga ana tjetër, shtetin tonë nuk e ka lejuar apo frymëzuar të lind thjesht nga ndërgjegjja nacionaliste, madje as edhe nga vetedija kombëtare, themeluesit e të cilëve e kanë frymëzuar këtë popull nga idet e politikave kafeneve dhe të odave janë lukunit partiake duke e çuar nacionalizmin drejtë shkatërrimit dhe vetëdijes kombëtare. Influenca shkatërrimtare e këtij institucioni presidencial nuk njihet  dhe aq mirë nga ata që e lexojnë shtypin serb, nëse lexuesi nuk ka mësuar të mendojë në menyrë të pavarur dhe t’i shqyrtojë vetë fatin kombëtar. Ky institucion presidencial së pari është përgjegjës për dyndjen e madhe të politikanëve mediokër nga partia e PDK-ës në fushat e politikës. Në këtë udhëtim mediokriteti, pengesën më të madhe nuk e kishte okupatori, por lideri i saj politik. Ata janë mbrojtësit më të mëdhenj të perandorisë klanore partiake, kjo perandori nuk e ka lejuar popullin që të dalë në vijat e para të frontit për ta mbrojtur çështjen kombëtare.

Duke vezhguar një nga afër këtë President manipulator politik, vë re se ai bën lajka shumicës në menyrë që të marrë mbështetjen e saj për çdo veprim që ndërmerr. I leverdis Presidentit të ketë bashkëfajtorë, në menyrë që ta shkarkojë përgjegjësinë në supet e të tjerëve sa herë të jetë e nevojshme. Kjo është arsyeja kryesore pse ky lloj aktiviteti antikombëtar është i neveritshëm për shqiptarët që kanë karakter dhe kurajë, ndërkohë që i tërheq politikanët e ulët, pasi që Presidenti që nuk dëshiron të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT