E enjte, 19.09.2019, 07:39 AM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Kosovë, mprehe mirë logjikën

E shtune, 09.02.2019, 11:36 AM


KOSOVË, MPREHE MIRË  LOGJIKËN, EVROPA E KA “LARO” POLITIKËN!

Nga Dedë Preqi

Kosova mund të ketë në dispozicion përherë e më shumë gjëra për të konsiliduar dhe përforcuar shtetin e vet demokratik, por jo edhe të mirret dhe të sfidohet me rrënjët dhe trashigimitë e veta. Është shumë domëthënëse kohën e fundit mbresa që lë qëndrimi i Evropës, ndaj shtetit të Kosovës, i cili nuk duhet të sjellët në këtë mënyrë, apo stili i saj në çastin më të duhur të llogaridhënjës, do të dëshmojë profilin e vet të (laramanisë) që mbanë në veqanti ndaj popullatës kosovare, që ka shumicën e popullatës shqiptare.

Kosova mbas çlirimit dhe pavarësisë së saj, duhej të kishte një kahe tjetër të zhvillimëve dhe integrimëve në organizmat  e Institucioneve ndërkombëtare, dhe veprimët me energjitë e saj të shfrytëzohen dhe zgjerohen në fushat e veprimëve fitimprurëse për vendin dhe qytetarët e saj.

Pse Kosova, mbetët nën hijen e Evropës, në kuptimin e një paragjykimi dhe vëzhgimi të theksuar historik, duke e dalluar hapur nga realiteti i kuptimit shoqëror dhe njerëzor, rreziku  i sëcilës  vjen nga vështirësitë e veqanta dhe të imponuara, të cilat nuk arrinë ende ti gjidhë?

As një qytetar i Kosovës nuk do të hamendej që të bëhët edhe qytetar i Evropës, sepse është shpresa dhe ardhmëria që do të garantonte lirinë dhe të drejtën e kombëve në këtë familje, por ky imazh të cilin po e krijon sot Evropa me qytetarët e Kosovës, është më shumë se një diskriminim ndaj një race dhe kombi njerëzor, duke ia mohuar lirinë e lëvizjes, duke ia  vënë pikpyetje kufinjët, rrënjët dhe trashigimitë veta identike...

Prandaj, Evropa dhe autoriteti i saj në këto rrethana, nuk duhet ti mbylli sytë, duke e mbajtur anën e kundërt të gadishmërisë së vet, në kuptimin e një uniteti dhe mirëkuptimi të gjithmbarshëm të të gjitha kombëve ballkanike në një familje Evropiane, jo dhe në këtë formë të tillë akute e kritike, duke e përkrahur haptas Serbinë e krimeve dhe gjenocidit, që shkakëtoj ndaj popujve të pafajshëm dhe me plot të drejtë mund të thëmi se mund të shënohet përsëri një faqe e mbrapësht e historisë, kur edhe nga këto çaste nuk po ndalet çasja e një rreziku në rritje, me acarimin e marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që do ta kërcënonte edhe më keq dhe pa mëshirë mbarë rajonin dhe Evropën.

Serbia nuk mund të kthjellohet dhe nuk mund të diciplinohet kurrë, nëse nuk ndëshkohet për krimet dhe gjenocidin që ka shkakëtuar ndaj mijërave qytetarëve të pafajshëm në Ballkanin përëndimor, posaqërisht ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, dhe po krijon përshtypjen se nuk është ngopur me përballjen e NATO-s, e cila në një mënyrë e gjunëzoi dhe ia humbi kontrolin bishës së egër, por formën e saj primitive dhe agresive, për fat të keq po e mbanë të dehur politika millosheviqiane dhe ajo ruse, me participimin e një pjese të politikës dhe përgëdheljeve Evropiane.

Kosova është pranuar si shtet i pavarur dhe sovran nga shumica e shtetëve të rëndësishme të botës në krye me SHBA-të dhe shtetët e Evropës, me çrast është e pajustifukueshme që të cenohen sot kufinjt, apo të bëhët një formë e kurigjimit të kufinjëve të saj, si edhe pasuritë e veta nëntokësore dhe mbi tokësore të bëhën tema të negociatave me Serbinë, sikur është gjigandi Trepça, Liqeni i Ujmanit, Brezovica dhe të tjera, që i përkasin tokës dhe shtetit të Kosovës.

Ky jo seriozitet dhe i pa cipë tregohet edhe nga vetë udhëheqja Evropiane, e cila me zëdhënësit e saj të pa ndërgjegjëshëm, duke filluar nga zonja Frederika Mogherini dhe referja anësore e saj Maja  Kocijançiç, krijojnë situata që prodhojnë diskutime të panevojshme, duke prekur tema që cënojnë drejtpësëdrejti shtetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Gjendjen jo të mirë politike në të cilën ndodhët sot Kosova, do e përcaktojnë edhe shumë faktor dhe rrethana të tjera, në rend të parë, që pas vdekjes së presidentit Rugova, të gjitha qeveritë pasardhëse ishin sëcila më e papërgjegjshme se tjetra, të cilat u krijuan me bërryla dhe në baza partiake e klanore, duke administruar me njerëz të krimit dhe korrupsionit deri në ditët e sotme.

Prandaj, dikush ka të drejtë të thoshte se kush u ka faj, që i keni zgjedhur vetë njerëzit e tillë në Instittucione qeverisëse?

Problemi qendror, rreth të cilit do të sillet e gjithë mirëqenja dhe e ardhmja e këtyre popujve, është zgjidhja e mundshme e një mirëkuptimi dhe ndërgjegjësimi i ndërdijës njerëzore në mes njëri-tjetrit, i cili do ti merrte përgjegjësitë që ia ka vënë përpara jeta, me guximin e pastër dhe më të fortë se bombat atomike dhe politiko-bakteriologjike, sepse i duhet të përballët me armikun e gjithëmbarshëm dhe kaosin gjithnjë në rritje që fle brenda vepres së shëmtuar njerëzore.

Kosova dhe qeveria e saj, në përballje me shumë sfida të rënda për të realizuar qëllimet e veta shtetndërtuese dhe të gjithmbarshme, përveq tjerash, duhet të jetë e gatshme dhe të mpreh mirë logjikën e saj politike, posaqërisht me negociatat “përfundimtare” me Serbinë, e cila sikur edhe më herët, akoma e ka hijën e bishës, sjelljet e dhelpërës dhe e luan rrolin e viktimës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT