E premte, 26.04.2024, 10:18 PM (GMT+1)

Editorial

Rexhep Shahu: Gabove, nuk u bere dot minister z. Lleshi

E merkure, 06.02.2019, 10:05 PM


Gabove, nuk u bere dot minister z. Lleshi

Nga Rexhep Shahu

Kishe rast te arte te beheshe minister, te shkelqeje, te hyje ne histori, por skopjove, stonove, deshtove z. Lleshi.

U zhgenjeva nga Ministri i brendshem Sander Lleshi. U zhgenjeva per emrin qe ka edhe per mbiemrin.

U zhgenjeva qe nuk u mesua ende te jete minister ndonese thone se ka shume shkolle, por mbeti tellall i padenje i kryeministrit. Nuk e di por me erdhi shume keq.

Rama ka me ike me te shumtit se kur nuk e gezoi Enveri kete vend nuk do ta gezoje asnje, por kujtimi i keq i Sander Lleshit do te tregohet goje pas goje, ode pas ode.

Ndodhi nje krim, 7-8 perdhunues perdhunuan nje 13 vjecare. Krimet te tilla jane fshehur gjithmone ne Shqiperi dhe perdhunuesit jane bere heroj, jane bere pushtetare ne emer te asaj qe te fshihen krime te tilla e te mos demtohen vajzat e perdhunuara.

Qelloi minister Sander Lleshi nga nje krahine ku kodet jane te koduara madherishem dhe ai duhej te sillej si minister ekselent. Te ministronte, te merrte te gjitha masat, te ministronte me perfeksion dhe ne fund te informonte publikun qarte per masat e per historine, ta informonte vete me gojen e zerin e figuren e tij per rendesine qe ka ky krim shume i shemtuar. Te merrte dosjen dhe ta perdorte per presion ndaj gjithe toleruesve e mbrojtesve te krimit.

Por jo!

Ministri Lleshi nuk behet dot minister ne kete rast por mbetet tellall. Tellall akshami qe nuk jep habere por shan si njeri udhesh. Shan ish kryeministrin e vendit, deputetin e parlamentit, qe mund te kete vetem 1 perqind te drejte por ama e ka 1 perqind te drejte.

I ka thene ustai apo zelli i tij i keq Lleshit, turrju Saliut e ai i turret Saliut duke i thene monster.

Nje njeri i lexuar sa pretendon Lleshi nuk duhet te perllomej keshtu si u perllom.

Po nuk ka perdhunue Saliu o Llesh qe ta quash monster, monster mund tu thuash perdhunuesve, por duket te dhimbsen....

Me erdhi keq per emrin e mbiemrin qe ka.

Zoti Lleshi, qe kete rast mbete ne klase dhe nuk u solle si minister. Nuk eshte me leverdi gjithmone me u marre me Sali Berishen. Ai vertete shumekujt i ka dhene emer fame e lavdi...

Jane mesuar ca njerez ne politiken tone qe duke u marre me Berishen kane bere kariere. Ata qe shan Berisha gradon Rama dhe kjo ka ndodhe, Berisha i ka lene peshqesh partise socialiste disa figura te llamarinta sic Rama i ka lene PD ca ndryshk qe nuk hiqet por gerryen.

Duket kjo u be mode dhe edhe minister Lleshi kerkoi te shkelqeje, te behet minister i forte plastik a plasteline duke i thene Berishes monster.

Por jo, nuk te ngjiti zoti minister qe humbe nje rast ideal per tu bere minister ne histori qe ndeshkove nje cete perdhunuesish.



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Dhurimi i pajisjeve për të forcuar kujtesën Frank Shkreli: Presidenti Rugova nuk e humbi asnjëherë rrugën drejt varësisë Gani Mehmetaj: Kosova e mallkuar dhe Shami i shenjtëruar Frank Shkreli: Kërcënimet ndaj sigurisë botërore, në rrezik edhe Ballkani Perëndimor Frank Shkreli: 30 vjetori i vizitës së parë të Dr. Ibrahim Rugovës në Washington dhe 13 vjetori i kalimit të tij në amshim Elvi Sidheri: Etërit e kulturës maqedonase (bullgare) me rrënjë shqiptare Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Mehmetali Rexhepi: In Memoriam - Tefik Selimi (1948-2019) Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri Frank Shkreli: Mbështetje e fortë nga Kongresi Amerikan për Aleancën e NATO-s Frank Shkreli: Po shtohet rezistenca botërore ndaj udhëheqësve autokratë Elvi Sidheri: Presidenti i ri (pjesërisht) arbëresh i Brazilit Ilir Çumani: Piskama ulëritëse e një nëne... Frank Shkreli: Qeveria e Shqipërisë kacafytet me Zërin e Amerikës Fazli Maloku: Liridashësit - Çlirimtarët, Urdhërohen për në Gjykatën Speciale të Hagës Frank Shkreli: Masakra që ndryshoi politikën botërore ndaj Kosovës Elvi Sidheri: Pikëtakime të vyera shqiptaro-bullgare të fillimit të shekullit XX Frank Shkreli: Për një strategji të përbashkët mbarëkombëtare Gani Mehmetaj: A duhej ta trajtonin ndryshe luftën partizane kineastët shqiptarë? Frank Shkreli: Gazeta Dielli - 110 vjet thirrje për liri

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora