E premte, 26.04.2024, 07:37 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Rama, 'dorzohu se je i rrethuar'

E hene, 31.12.2018, 12:22 PM


Rama, ''dorzohu se je i rrethuar''

Nga Zenel Çeliku

Po, Ju Z. Rama realisht pas 4 Janarit 2019, sipas dekleratave publike Ju do të rrethoheni nga protesta të forta të studentëve, nga protestat e banorëve të Unazës së Re, nga protestat e qytetarëve në disa qytete të vëndit të cilët do protestojnë për çmimin e lartë të naftës dhe për për problem të tjera jetike. Ju Z. Kryeminister keni mare mbi shpatulla shumë përgjegjësi që realisht fillimisht I takonin ministrave të qeverisë tuaj. Situata skandaloze në universitete duhet të nxirte që ditën e parë Ministren, zev/ministrant që ju tashmë I keni bërë ministra, dekanët, rektorët, dhe pastaj përgjegjësia do të binte mbi Ju si Kryeministër. Meqënëse Ju zgjodhët rrugen për të mbrotjur Ministren Nikolla, menjëherë përgjegjësia iu atashua juve. Korrupsioni I madh në ministritë e Energjitikës & Infrastructuë dhe në Ministrine e Finaca & Ekonomisë, janë përgjegjësi direkte të ministrave që ju I larguat nga qeveria, por në fund I keni falenderuar për punën e mirë që ata kanë bërë. Kjo është apsolutisht e pa pranueshme, Ju Z. Rama jeni kontradiktorë me veprimet që keni bërë dhe me dekleratat që keni thënë. Gjithsesi, SPAK dhe faktori ndërkombëtarë do ti ndëshkojë hajdutët  e pasuruar me gjakun e shqiptarëve.

Opinioni thotë se, edhe pse Ju keni marë ato përgjegjësi shumë të mëdhaja, përsëri Ju u detyruat që të bënit ndryshime rradikale në qeverinë Tuaj. Por çfarë produkti keni nxjer Ju me ndryshimet në qeveri? Kush janë ministrant e rinj, nga vijne ata? Çfarë ata përfaqësojnë, kush është begraundi I tyre? Këto janë pyetjet që sot shtrohen para Kryeministrit I cili ka deklaruar shumë, por ka bërë pak. Në qeverinë Tuaj Ju Z.Rama jeni rethuar më shumë me  ministra femra të cilat me arsyetimin e barazisë gjinore, Ju keni përshirë në qeveri më shumë femra se sa meshkuj. Shumë mirë keni bërë me barazinë gjinore, a thua se Shqipëria shpëtimin aty e ka. Pyetje është, një femer minister e cila ka përgjegjësitë dhe ngarkesën e familjes më shumë se një mashkull, kur ka femije që mundet të kenë problemet e tyre, e të tjera ngarkesa familjare, a mundet ata të përmbushin detyrën mëdhore të  një qeveritareje? Z. Kryeministër, ju keni emëruar tre minsitra që vijnë nga Kosova, ndoshta këtu Ju keni strategjinë (…….) e mendimeve që Ju shpesh keni artikuluar disa herë, por që ndërkombëtarërt I kanë kontestuar menjëherë. Ju keni emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme një shqiptarë kosovar. Edhe pse Ai është një çunak nga mosha dhe pa eksperincë diplomatike, edhe pse Ai ka dy shtetësi, a mundet Ai të pranohet në tryezat ku do të ballafaqohen ministrant rajonal të Ballkanit? A do të konsiderohet provokim nga pala serbe që një kosovar përfaqëson Shqipërinë? A e ka bërë Qeveria e Kosoves një vendosje të tillë siç e keni bërë Ju. A ka Shqipëria diplomat me shumë përvojë, me shumë integritet, shume e shumë herë më të përgatitur si ministri nga Kosova që Ju keni emëruar? Z. Kryeministër, Shqipëria është një shtet 106 vjeçar dhe ka arsenal të tërë dipolmat të njohur e me shumë eksperiencë, ka diplomat që Kosova sot si shtet 10 vjeçar ndoshta nuk I ka, dhe Ju pa e marë fare në konsiderate këtë fakt-opinion, vendosët vetë dhe shkelët mbi eksperiencen 106 vjeçare të diplomacisë të Shqipërisë. Personalisht nuk kamë asnjë gjë negative për vëllezërit tanë shqiptarë të Kosovës, përkundrazi I dua, kamë sakrifikuar në 1999 për 3 familje kosovare të cilat I strehova tërësisht me shpenzimet e mia. Ju Z. Rama duke dashur të tregoheni më shumë patriot dhe duke dashurt  të mbështeteni tek mendimet dhe ideja Juaj për Shqipërinë dhe Kosovën,  keni thyer në mënyrë të rëndomtë rëndë një emancipim dhe normë të dipolmacisë të Shqipërisë.

Kryefjala e këtij shkrimi është, që Ju jeni I “rrethuar dhe duhet të dorëzoheni”, por e vërteta dhe nënkuptimi I thjeshtë I kësja analize është se që, në ditët  e para të vitit të Ri, Qeveria juaj femërore do të përballet fort me protesta të cilat do të trondisin rëndë poltronet e ministrave që tashmë keni vendosur por që nuk do të munden ti ngrohin poltronet e tyre fantazma. Mendoj dhe parashikoj se Presidenti I Republikës do të jetë konstetues me formacionin femëror të qeverisë  Tuaj dhe nuk do ta dekretojë.

Gjithsesi, ligjërisht Ju mundet të vazhdoni maksimumi edhe 2-3 muaj me komandime ministrash, por “ rrethimi “ ndaj Jush Z. Rama do të jetë shumë I rrepte, parashikoj se do të jetë luftë popullore paqësore për largimin përfundimtarë për Ju dhe të kasaj qeverie çupëlinash dhe djelmoshash si asnjëherë më parë. Ky “rrethim” do të përfundojë me sukses të padiskutueshëm-për këtë Ju Z. Kryeministër duhet të jeni I bindur dhe shumë shpejt koha do ta tregojë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: Aktiviteti i frytshëm shkencor, atdhetar dhe botues i Shoqatës "Trojet e Arbrit“ për vitin 2018 Fran Gjoka: Vetëm me një administratë publike të reformuar, garantojmë shtet të saktë ligjor Florim Zeqa: Konvertimi i (pa)pritur i Thaçit, nga patrioti në tradhtar! Fritz Radovani: Viti i Kastriotit 2018, kujtojmë... Ilmi Veliu: Mustafa Nano është anadollak dhe Gjergj Kastrioti është arvanit Idriz Zeqiraj: Propaganda lehaqene dhe falsifikimi i historisë Florim Zeqa: Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë injoron inovatorin Smajl Mulaj! Zenel Çeliku: Populli thotë, më mirë vonë se sa kurrë Skënder Kapiti: Shtetësia dhe Integrimi i Kosovës janë të pasfidueshme sepse ato kanë garancinë e SHBA-ve Zenel Çeliku: Protesta e studentëve pranë suksesit apo pranë dështimit Fritz Radovani: Kishat e fitoreve Fran Gjoka: Njeriu që meriton respekt dhe mirënjohje Dedë Preqi: Kryeministër, t’ka dalë boja! Gjovalin Gjeloshi: Kush ishin ata apo kush jemi ne? Paulin Paplekaj: Qytetarët dhe 'shpellarët' Dedë Preqi: Ushtria e Kosovës dhe fundi i kohës së propagandës së Serbisë! Skënder Kapiti: Një 'këshillë' për 'Lëvizjen Për Universitetin' Aurel Dasareti: Askush nuk jeton përgjithmonë në këtë tokë - as heronjtë e luftës Fahri Xharra: Ushtria e Kosovës- Grushti përfundimtar kundër antiamerikanëve i të gjitha ngjyrave Skënder Jashari: Rrethanat dhe shkaqet e aleancës ortodokso-islamike dhe Shqiptarët!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora