E premte, 26.04.2024, 04:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Muzika dhe poezia

E enjte, 13.12.2018, 08:24 PM


MUZIKA DHE POEZIA

NGA NEBI DRAGOTI

Llogjikisht, mund të rrahësh mendime, se , askush nuk e di ekzaktësisht cila e ka zanafillën më parë muzika apo poezia. Sidoqoftë, që të dyja, për nga natyra, kanë afrimitet. Edhe muzika e ka poezinë, por edhe poezia e ka muzikën. Ky është parimi bazë ndërmjet të dyjave. Kjo lidhje ekziston ndërmjet tyre. Sjellim ndërmend se poezia persiane e lëvruar shumë bukur ka ritmin, rimën, metrikën, figuracionin, idetë, mesazhet në shërbim të njeriut. Kemi autor, që kanë jetuar gjashtë, shtatë, tetë shekuj më parë që krijimtaria e tyre frymon edhe sot në gjithë botën, madje, lexohet me kënaqësi. “Pse”? do të pyesi dikush. Spjegimin e gjen sa sipër. Muzika sot ka afrimitet me të shumtë se sa poezia, se ajo kënaq me ritmet, meloditë, qartësitë ideore, mesazhet që reflektojnë në ndjenjat njerëzore. Njeriu sugjestionohet më shumë prej saj., sepse ajo futet në çdo familje me mjetet fonike dhe skenike. Kjo duhet të ndiqet edhe për poezinë e këtë e bëjnë njerëzit, institucionet kulturore, politika e vendit. Poezia sot paraqitet me problem, se kultivohet jo me vëmendjen e duhur për t’ia plotësuar kërkesat e domosdoshme. Ajo është e larguar nga ritmi, rregullat e veshjes figurative për shumë arsye. Harrohet që poezia është bukuria e fjalës dhe e shprehjes së mendimit. Ka që turren pas modernitetit pa e kuptuar mirë këtë art, që kërkon të kultivohet me kërkesat bazë që ka emri poezi. Për ilustrim sjellim Migjenin shumë të suksesshëm në këtë ide. E, poezia moderne, si varg i lirë, nuk duhet të jetë e zhveshur nga elementet karakteristike që i duhen. Nuk duhet të jetë e zhveshur nga përmbajtja, ideja që përcjell, ritmi i mbrendshëm, organizimi i vargut, figuracioni duke e zëvendësuar atë me prozaizmin, që, pastaj,e bën bajate, të rëndomtë, gjer edhe të pakuptueshëm. Shembull pozitiv të poezisë modern kemi F. Arapin, F. Halitin, Xh. Spahiun etj. Kjo sëmundje , pët të cilën preka, shihet sot jo vetëm brenda kufijëve shqiptarë, por edhe jashtë saj. Shihen edhe përkthimet e dobëta që i bëhen. Më qartë: nuk ka edhe kritikë, nuk ka kërkesa që të stimulojnë filozofinë për një shëndoshje të artit të poezisë, Duket, nga vetë autorët për një përpjekje për një rrotacion në këtë vështrim sidomos te disa fabulistë, që më të spikaturit në zë, cilësi e sasi dhe aktivistë të palodhur në facebook janë F. Lamaj, A. Bregu. Këtu nuk është nevoja që të radhisim emra, por rëndësi ka të japim idenë kritike çfarë shpreh më lart. Arsyeja e mbështetjes time është se lexuesi po riaprovon të pëlqejë ritimin, elegancën dhe gjithë karakteristikat e veshjes së poezisë. Këtu nuk diktoj asgjë, por mundohem të shpreh atë që perceptoj e ndjej në këtë jetë. Këtë rrotacion nuk e etiketoj politik, sepse, thjesht, kemi të bëjmë me artin dhe arti i shërben gjithë njerëzimit. Për të justifikuar çfarë shpreha çdokush e ka të pasqyruar në krijimtarinë që publikohet nëpër media. E, rrotacioni (poetik e quaj) bëhet, kur vjen në rritje numerike shija e lexuesit dhe, kur lexuesi nuk ta pëlqen atë art, që shfaqet në poezi. Ky rrotacion vjen natyrshëm.

POEMA E RINISË

Rini, kumbim i qiellit të kaltër,

Rini, zë, grusht i metaltë,

Rini, lule e tokës së begatë,

Politika je ti mbi çdo politikë,

Timonierin e politikës e zgjedh ti!

Forca e Kombit,

drita e diellit,

forca vitale për PËRPARA!

Qeveri mbi qeveri je ti,

rrëzon dhe ngre qeveri,

o fisnike besnike shqiptare,

bija e popullit,

e mençura,

e shkathta,

e zjarrta

e truallit ilirian,

Rini!

Grushti godet,

zëri ndez zjarr!

Rini, je pushtet

në truallin shqiptar!

Para teje ç’janë politikat pluraliste?

Je progresi,

mirëqënia,

menëuria,

Lokomotiva shqiponjë

në lulëzim të politikave

dhe rritjes ekonomike…

E ardhmja është e jotja,

Rini, je gjaku i nënës Shqipëri!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora