E premte, 26.04.2024, 02:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Dushan M. Pavlloviq - Lugina e Moravës dhe Vardarit-roli isaj, dikur dhe sot, Shkup, 1935

E merkure, 12.12.2018, 08:23 PM


DUSHAN M. PAVLLOVIQ, Lugina e Moravës dhe Vardarit-roli isaj, dikur dhe sot,

Shkup, 1935

/Banorë të hershëm të Siujdhesës Ballkanik/Ilirik-autori/ ishin Ilirët/

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Lexim i librit në fjalë dhe shkrim për disa pjesë kryesore të tij:

Në pjesën e mesme të Siujdhesës Ballkanike/Ilirike/ kalojne dy lumenje, Morava dhe Vardari. Moravica, Morava Jugore buron ne Karadakun e Shkupit /Preshevës-autori/ dhe diku merr drejtimin jug-veri, te Stallaqi derdhet në Moravën Perëndimore, nga aty rrjedh në Moravën e Madhe dhe në fund në Smederevë derdhet në Danub, ndërsa Vardari merr drejtimin në jug dhe derdhet në gjirin e Selanikut, në Detin Egje.

Rajoni i përbashkët i Moravicës së Preshevës dhe Lumit të Kumanovës është ujëndarësja, e cila nuk është si të tjerat, e ndarë me male të larta, por e ndarë nga glabela e Preshevës dhe Kumanovës, në lartësi mbidetare prej 460 m, e cila bënë lidhjen transballkanike. Kjo lidhje ka rëndësi  nga dy arsye: Siujdhesa Ballkanike qëndron në mes tri megjeve-ndërmjet tre kontinenteve: Europe, Azi dhe Afrikë dhe se kjo luginë është rajoni qendror i Siujdhesës Ballkanike, zemër territoriale dhe kjo luginë/rreth Shkupit, Preshevës/ është lugina kryesore.

1.Pasqyra historike e Luginës deri në ardhjen e Sllavëve

Duke e pasur parasysh se lugina e Moravës dhe Vardarit kanë pozitë të rëndësishme, ato ishin të banuara shumë herët. Bashkësi njerëzore të organizuara,  të para, merren shtetet Ilire, të cilat kanë marrë pozitën perëndimore, ndërsa Thrrakasit kanë marrë pozitën lindore nga Morava dhe Vardari.

Dhe në këtë luginë kishin jetuar disa fise të këtyre popujve.

Janë të njohur Mezët/Moesi/, të cilët kishin jetuar në pjesën e Poshtme të Moravës.Në Dardani/Dardania/, në jug të rajonit të Mezisë, buronte Morava Jugore/Margus/ dhe me rrjedhën e saj nëpër Luginën e Shkupit hynte me Vardarin në rajonin e Dardanisë.

Siujdhesën Ballkanike/Ilirike/, rajonin qendror të saj e popullonin Dardanët, ndërsa në jug Peonët/Paeones/, kryeqendra e së cilës ishte Stobi, në pellgun e Vardarit. Në jug të këtyre rajoneve, duke shkuar kah kufiri I Greqisë së Vjetër/Graecia/, jetonin Maqedonët/Macedones/. Kështu, përafërsisht shtriheshin popujt në shekullit të vjetër në luginën të Moravës dhe Vardarit.

2.Depërtimi i Sllavëve në Ballkan dhe formimi i shteteve të tyre

Presioni i Sllavëve që nga veriu i Bizantit nuk pati mundësi të ndalet. Kështu, Sllavët , duke kaluar Danubin, filluan të depërtojnë në Siujdhesë. Më së shumti, kushte të volitshme i mundësonte dhe i lejonte lugina e Moravës.

Duke e shfrytëzuar, këtë drejtim, ata patën sukses që deri në shekullin VI, të lëshohen deri në Vardar dhe deri në Detin Egje.

Kështu, në mbarim të shekullit VI, Sllavët e populluan Siujdhesën Ballkanike veri-perëndimore dhe qendrore të saj.

Sllavët, në depërtimin e tyre, në luginën e Moravës dhe të Vardarit, nuk e panë të arsyeshme mundësinë e formimit të bashkësisë së tyre , sepse Bizanti i kulturuar ia mundësonte ndikimet kulturore të tij.

Puna apostolike e vëllëzërve Qirillo dhe Metodi, shkonte në drejtim të formimit të bashkësive qeverisëse, nëse puna e tyre shpirterore nuk kuptohet si parapërgatitje e Sllavëve të Jugut të ndërtojnë bashkësinë e madhe, të ardhme në luginën e Moravës dhe Vardarit.

Kështu në shekullin IX fillojnë të shtrihen kufijtë të shtetit të Çasllavit, e cila vetëm në dy vende puthet me luginën e Moravës dhe Vardarit, në pellgun e Toplicës dhe Jasenicës, por jo edhe në luginën e Vardarit.

Tentativa e dytë e formimit të shtetit të Sllavëve të Jugut në shekullin X, lajmërohet te Sllavët Maqedonë, në dëm të Bizantit, të cilët arritën nga Ohri deri në Moravën Perëndimore dhe nga Zeta deri te Sofia.Ky shtet, veçanërisht shtrihet në luginën e Vardarit. Por , shkruan autori, edhe këto dy shtete nuk bënin shtetin e plotë që shtrihet në luginën e  Moravës dhe Vardarit. Autori insistonte, përçka ishte edhe program nacional serb që shteti serb të përfshinte luginën e Moravës dhe Vardarit.

Tentativa e tretë të formimit të shtetit të Sllavëve të Jugut e sforcuan edhe Kroatët nën udhëheqjen e Tomisllavit dhe tentative e parë dhe e dytë, autori i shikon si bërthamë e parë në krijimin e shtetit të përbashkët të Sllavëve të Jugut.

Duke e pasur parasysh pozitën gjeografike të Siujdhesës Ballkanike ka rëndësi të madhe  të pozitës ndërkombëtare.  Rëndësia e saj rritet edhe më tepër kur bëhet lidhja e luginës së Moravës dhe Vardarit,  me hapjen e kanalit, i cili do të lidhte me rrugë ujore Detin Verior dhe Oqeanit Indian. Kjo sigurisht do të ndodhte, me hapjen e kanalit ballkanik, i cili do të mundësonte lidhjet tregtare shumë më të mira nëpërmjet lumit të Moravës dhe Vardarit, Detin Egje dhe Detin e Zi.

Në fund autori konkludon: “Ai që sundon luginën e Moravës dhe Vardarit, sundon Siujdhesën Ballkanike”-Jugosllavia është krijuar për të treguar rolin e saj dhe në këtë drejtim, popujt e Ballkanit duhet të drejtojnë Siujdhesën Ballkanike me parimin: ”Ballkani- e popujve të Ballkanit”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora