E premte, 26.04.2024, 08:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Vahit Nasufi: Kënga e flamurit

E marte, 27.11.2018, 07:43 PM


Vahit Nasufi

KËNGA  E  FLAMURIT

Plot pesë shekuj të robëruar,

Një herë Atdheu duhet çliruar,

Por, lirinë askush s`do t`na e fali,

Tha patrioti Ismail Qemali.

28 nëntori 1912 -të,

S`do t`harrohet kurrë për jetë!

As Plaku Vlonjat, që ishte poliglot,

Që bëri Shqipërinë, e lirë t`jetë sot!

Marigona me gjilpërë në dorë,

Bëhej gati për në Vlorë,

Në prehër mbante një pëlhurë,

Duart e saj e bënë flamur!

Pëlhurën e kuqe e ka qëndisë,

Me Shqiponjë të zezë në mjedis,

Hije i kanë dy krerë Shqiponjës,

I lumshin duart Marigonës.

Atë ditë nëntori, në qytetin bregdetar,

Me zemër ishte gati çdo shqiptar,

Pleq e t`rinj kishin mbuluar sheshin,

Prej gëzimit qajnë e qeshin!

Ismail Bej Vlora, mjekërrbardhë,

Në vendlindjen e tij kishte ardhë,

Para popullit kur ka dalë,

Me mençuri i tha ca fjalë,

Le ta dijë çdo shqiptar,

N`Kala t`Krujës, për herë të parë,

Më 28 nëntor 1443 Heroi Legjendar,

Ngriti flamurin kombëtar.

Të nderuar bijtë e Atdheut,

Nipër e mbesa të Skënderbeut,

Atdheu ynë shumë ka pritë,

Kur do t`vijë si sot kjo ditë?!

Flamurin Kuq e Zi, e ngriti përpjetë,

Prej sot Shqipëria, e lirë do t`jetë!

Kështu diplomati, Ismail Qemali,

Shqipërisë Pavarsinë ia shpalli!

Motra dhe vëllezër shqiptarë,

Ky është flamuri ynë kombëtar,

Këtë flamur dhe Pavarësi,

I gëzoftë për jetë Nëna Shqipëri.

Flamurin Kuq e Zi, kur e ngriti,

Sheshi i Vlorës brohoriti,

Të lumtë goja Ismail Qemali,

U trashëgoftë djalë pas djali!

Ky flamur i Shqipërisë Etnike,

Me dimensione simetrike,

I prin përpara kombit tonë,

Që s`jemi pak, por, shtatë milionë!...

Telegrami shpejt ia mbërrini,

Nga Roma, Londra, Berlini...

Krejt Europa dërgon telegrame,

Njeh Shqipërinë e lirë dhe sovrane!

Nga Brukseli, Parisi, Vjena...

Jetë të gjatë Shqipes me dy krena,

Në çdo vend ku ka shqiptarë,

Le t`valojë i lirë flamuri kombëtar.

Dita e Pavarsisë së Shqipërisë,

U shkrua n`faqet e historisë,

Nën tingujt e ëmbël të çiftelisë,

I këndohet gjithmonë lirisë.

Kërçovë, nëntor 2018



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora