Kulturë
Atdhe Geci: Libri i atdheut
E merkure, 21.11.2018, 08:11 PM
LIBRI I ATDHEUT
I njoh qiejt e mi të dëshpëruar,
i njoh qiejt e mi të zemëruar
i njoh plagët e mia të trazuara,
i njoh betejat e mia për liri.
Bir njeriu, duaje atdheun tënd,
ti që je pjesë e çdo ndryshimi
Çamëria mungon nëpër libra
mungon Molla e kuqe e Ulqini.
Atdheu që mendon, lëviz me
idenë e ndryshimeve të mëdha,
se gurin e hises për historinë
me pika gjaku duhet ta fitojmë.
Midis mendjes dhe mendimit
bezdi e kam harresën, boshin
e saj, krijimin e pamjaftueshëm,
fryrjen e krenarisë së përgjakur.
Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri mbushë të vërtetën,
e shtatëzënë lë lirinë e shkelur.
Atdhe Geci - Dortmund, 2018
Komentoni
Artikuj te tjere
Nuhi Veselaj: Injorimi i gjuhës shqipe (8)
Blerim Rrecaj: Fluskat e para të borës së sivjetme
Albert Habazaj: Nën dritat e kujtesës
Lekë Mrijaj: Reperi shqiptar Aggro, nga Norvegjia sapo doli me videoklipin e tij më të ri
Gazmend Papa: Silueta e nënës
Zyba Hysa: Dalan Luzaj - 'Mes dy Kontinentesh'
Zymer Mehani: Denis Toçilla - Nëpër kohë
Skica nga Xhevahir Cirongu
Viron Kona: Mësimi i gjuhës amtare, detyrë e shenjtë e çdo mërgimtari
Sejdo Harka: Fole kombëtare e mërgatës shqiptare në Suedi
Sevdail Hyseni: Bujanoc - Vazhdojnë emisionet speciale me shkrimtarët në mesin e nxënësve
Demir Krasniqi: Në Malësi të Karadakut
Elvi Sidheri: Lefter Andonyadis, legjenda e futbollit turk me origjinë shqiptare dhe pastiçerët e shquar shqiptarë të metropolit dykontinentësh
Pierre-Pandeli Simsia: Ai është...
Puntorie Ziba: Lutje për të sojshmit e kombit
Fran Gjoka: Profil i një drejtuesi të përkushtuar
Blerim Rrecaj: Nga tema në temë
Bashkim Saliasi: Një përvojë që duhet përgjithësuar
Jusuf Zenunaj: Krimeja e dytë
Një tufë me epigrame nga Viron Kona