E premte, 26.04.2024, 04:07 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Cubi i cubave!

E diele, 28.10.2018, 02:47 PM


Cubi i cubave!

Nga Dedë Preqi

Njeriu i cili nuk mund të ballafaqohet me ardhmërinë e vet, duke mos gjetur cakun dhe kuptimin e jetës në mesin shoqëror, ai është i humbur vetë, por jo edhe ardhmëria e pas ardhësve të tjerë. Nga kjo pikpamje, reagimet e opinioneve shqiptare në lidhje me broçkullat e Nexhmedin Spahiut, që hedh baltë kundër popullit të vet shqiptarë, duke i quajtur cuba, dembela, grabitëçarë, frikacakë, injoranta e tjera, duhej të na dukeshin epitete të njëjta, të cilat ia veshën dikur dhe sot antishqiptarët shqiptarëve.

Pas këtij prezentimi dhe shpjegimi të karakteristikave tipike të shqiptarëve nga z.Spahiu, mund të lë përshtypjen se përsoni në fjalë është plotësisht i ndikur nga ndonjë lloj kompleksi inferior, apo sikur të sillej me dhunë para opinionit dhe ti shkrepte këto fjalë kundër kombit të vet. Mirëpo, a është kjo një teori e vertetë që do të na bindëte, apo do ta  besonte dikush se shqiptarët janë të tillë dhe të kësaj natyre, për të cilën edhe vetë flasin…

Është e dëmshme dhe e turpshme, nëse profesori u ligjëron nxënësve, apo studentave të vet të kundërtën se shqiptarët përveq degradimëve të tjera, janë edhe një popull frikacak, që në realitet shqiptarët nuk i takojnë një kategorie të tillë, sepse këtë e flet historia kombëtare më mirë se broçkullat e Spahiut, pa menduar në vlerat e larta që i posedon kombi shqiptarë, që nga guximi dhe trimëria e Gjergj Kastriotit, humaniteti dhe dashuria e Nënë Tereza, arkitekti i themelimit të shtetit të Kosovës dr.Ibrahim Rugova, komandanti i UçK-së, Adem Jashari dhe shumë figura të tjera, për të cilat flet edhe historiografia ndërkombëtare e botës.

Nëse vetëdija e brendshme e z.Spahiu dhe e atyre që kombin e duan të ndritur dhe të ngritur në gjëra më të larta shoqërore e kombëtare, atëherë këto shpërthime dhe vlera do ti shohim ndryshe në sipërfaqe, por jo në të kundërtën, duke ndërtuar iluzione dhe kopje të mbeturinave shofenisteserbe, që kombin shqiptarë ta ndajë në copa dhe banovina.

Mënyra se si e pranon z.Spahiu fatin e kombit të vet, me gjitha ato peripeti që ai fat i kërkoi dhe sakrifikoi të arrijë deri këtu, i jep mundësi përsonit në fjalë dhe shumë të tjerëve, që në vend të luftës për vetëmbrojtje, në të kundërtën e harrojnë dinjitetin e vet njerëzor dhe kombëtar dhe mund të arrijnë jo më pak, apo më shumë se një lloj i cubave të vërtetë, që heqin dorë nga vlerat dhe ndërgjegja kombëtare, duke marrë rrolin e tradhëtarëve kombëtar.

Është e vërtetë se Kosova dhe populli i saj ka akoma probleme të shtetndërtimit dhe zhvëllimëve të përgjithshme politike dhe ekonomike, dhe e cila po atakohet në të përditshmen e sotme me shumë shkakëtarë e faktorë pengues e destabilizues të saj, si nga brenda edhe nga jashta.

Ndër faktorët e tillë negativ të brendshëm janë vetë pushtetarët shqiptarë të shtetit, të cilët ata do ti quanim « cuba » e hajna, grabitëqarë e injoranta, që po e keqmenagjojnë dhe po e keqpërdorin sovranitetin e popullit dhe shtetit të Kosovës.

Prandaj, këtu do të ishin të nevojshme komentet dhe etiketimet e z.Spahiu, ndaj këtyre njerëzve gjakprishës dhe të quheshin « cuba », tradhëtarë të kombit vet, keqpërdorues dhe dhunues të sakrificës dhe gjakut të atyre që e ujitën këtë tokë me gjakun e pa kursyer, për të pasë të drejtë që ky popull të frymojë dhe të jetojë i lirë në tokat e veta.

Në një kuptim tjetër, nëse na vetë parashikojmë, apo mendojmë të kundërtën, që të bëjmë diçka negative për popullin dhe vendin tonë, duke e ç’veshur dhe zhvlerësuar realitetin e një kombi të çmueshëm dhe të sakrifikuar me shekuj për të drejtat e veta, atëherë çfarë mendojnë të tjerët për ne, të cilët na i humbën edhe eshtrat, që të na i humbin edhe gjurmët tona të gjenezës.

Këta njerëz, sikur edhe z.Spahiu, duke e ç’vlerësuar kombin e vet, sikur mbarohen ti hynë në hatër dikujna tjetër, harrojnë se në një situatë të tillë të brendshme shpirtërore, nuk i jep mundësinë e zhvillimit shpirtëror përtej vetëvetës, por atë e thellon në kriza dhe mangësi të brendshme shpirtërore, pa ndonjë rrezulltat dhe vlerë të caktuar njerëzore dhe kombëtare.

Për fat të mirë që kombi jonë nuk varet nga Spahitë e tillë, apo Qoset e Kllosat, të cilëve po u jepet mundësia të nxjerrin e vjellin në shesh « madhështinë » e tyre që kanë për kombin e vet, madje edhe nëpër dështimin e heshtur dhe luftat e përgjakshme, bëhën « argatë » të përbetuar, efekti i të cilëve do vuan dhe nuk do pushojë së vuajturi në formë krize, simptomet e sëcilës janë të njohura tek bashkëvuajtësit tjerë fqinjë…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora