Kulturë
Hasan Blakaj: Emri im
E merkure, 24.10.2018, 06:59 PM
Dr. Hasan Blakaj
Emri im
Pse me paragjykon,
që në fillim
për emrin tim
unë jam vetëm Shqiptar
lë ta di e gjithë bota mbarë
U linda më plis të bardhë
që kur lëshova klithmen e parë
dikur moti
kur, vetëm shqip fliste zoti
Edhe nëna kur më këndoj
ninulla si fëmij
në vesh më përshpëriste shqip
arbërisht më këndoj ajo
për ty nënë Dardane
per ty Shqipëri
Tjetër gjuhë nuk dinte e “shkreta”
vetëm shqipen e mbante në gji
nga nënë e sajë
kur si kërthi merrte vajë
Pse më paragjykon për simbolet
në gurët e kullës sime
ku kam yllin e davidit,
kryqin e hënën
eja po deshe për ti parë
por, mos më pyet për to
si ndjej, si kanë ardhë
sepse unë, n´vetën e parë
jam vetëm shqiptar
Tjetër, edhe po desha
nuk bëhem dot
për atë perendi
e të madhin zot
Në shpirtë jam i krishterë
emrin e kam mysliman
por zemra më rrah shqip
kemi të njejten nanë
Atë na e fali zoti
shumë larg që moti
atëherë kur filloj historia
që kur u ngjiz njerëzia
Ylli i davidit,
kryqi më gjithë hënen
thonë, erdhen nga gjithësia
për ta gëzuar nënën
Por, nuk e di?
Nëna a u gëzua!
kur ju verbua fëmija,
zemra ju coptua
E vendi ju pushtua
Zvarranik që erdhën më hekur
mëmëdheut i vunë zjarrë
që nga ajo ditë,
nëna, nuk pa më kurrë
të bardhën dritë
U nguliten thellë në trupin e nënës
simbolet e kultit më cepat e hënës
duke ia terhequr trupin zvarrë
që t´ harrohet përgjithmonë
emri shqiptarë
Por ky emër kombëtarë
në pergamen, i shkruar me ar
është hyjnor, i përjetshem
qendrëstar në faqe të historisë
është emri më i bukur i krenarisë.
Dr. Hasan Blakaj
Stockholm 24 tetor 2018