E premte, 26.04.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Ion Deaconescu: Lirika meditatvie e një poeti kosovar

E enjte, 26.07.2018, 06:03 PM


LIRIKA MEDITATIVE E NJË POETI KOSOVAR

Nga Ion Deaconescu*

Poezia e Lulzim Tafës konstituohet në një ditar të çuditshëm të fushatës për një botë dhe një kohë të dalë nga amza e saj e natyrshme, qëndrestare në fushë të simbolistikës, shpesh herë duke anashkaluar tendencat e huaja mashtruese dhe subverzive.

Poeti posedon talentin për të transfiguruar realen në një regjistër lirik special, në konfesionet e shiut dhe të hijes, të jetës dhe vdekjes, të dashurisë së degdisur por, veçanërisht të shpresës se dhimbja do të tjetërsohet nëpërmjet dashurisë dhe besimit, në një mëngjes të ekzistencës së një ardhmërie tjetër.

Ky është në sfond, një letërnjoftim i fitores, kur poeti paralajmëron se vuajtja është mposhtur, kurse ylberi i jetës ka dalë përsëri në një hapsirë gjeografike të transfiguruar nga historia dhe mitet. Vlen të përmendet fakti se poezia e Lulzim Tafës evidencohet me lehtësi, duke na dhënë një intenzitet të lartë të përjetimit të evenimenteve nga autori, si dhe nga bashkëkombasit e tij, përmes një gramatike jashtëzakonisht sugjestive të çasteve të revoltës dhe të një lufte të pakuptueshme në një zonë kontakti etnik dupliçitar.

Në kuadrin e këtyre hipostazave, poeti e rigjen vetëveten duke iu nënshtruar aktualitetit të ashpër, të cilit s'i mungon magjia dhe revelacioni, nëpërmjet një konstrukcioni të bukur meditativ, duke ia përkujtuar lexuesit mjeshtrinë e një kopshtari japonez, si dhe artin e argjendarit duke e latuar dhe përpunuar diamantin me stërvezullima të pahasura deri në atë kohë.

Dashuria është njëra nga shtyllat e poezisë së autorit, por edhe jeta e vdekja, dashuria duke patur forcën për ta shndërruar kohën në jehonat e përmbushjes së shkretëtirës në zemrat e disave, në një oazë të frytit dhe ëndërrimit permanent. Ngase, fëshfëritja e erës apo shungullimat e historisë, mund të shpalosin teizmin e një interioriteti të veçantë për kuptimin e çastit, por edhe të heshtjes së atyre që janë flijuar për liri, kurse Lulzim Tafa posedon dijen për ta kuptuar fshehtësinë e pikave të vesës në qetësinë para agimit, si dhe tingujt e kambanës që paralajmërojnë ngjarjet e ardhshme.

Lulzim Tafa është njëri nga poetët më të njohur dhe më të përkthyer të Kosovës. Poezia e tij ka kuptim, qartësi, efekt dhe jehonë, duke qenë përkundrazi, një apel për rikuperimin afektiv të së shkuarës, por edhe të historisë së kësaj pjese të botës ballkanike, gjeneratore të ngjethurash poetike, por edhe të tensioneve latente. (E përktheu nga rumanishtja me intervenime të Imta: Baki Ymeri)

__________________

*Poeti rumun Ion Deaconescu është eseist, përkthyes letrar, akademik dhe profesor universitar. U lind më 7 Mars 1947 në Tërgu Logresht, rrethi i Gorzhit. Pas shkollimit fillestar dhe gjimnazit e kreu Drejtësinë dhe Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Bukureshtit, si dhe disa kurse për perfeksionim profesional në fushë të Psiko-pedagogjisë speciale. Doktor në filologji, anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i disa shoqatave tjera nacionale dhe internacionale për gazetari, anëtar i International Association of  Romanian Writers and Artists (USA) etj. Funksione drejtuese dhe aktivitet profesionale: profesor i disa shkollave gjenerale në provincë, asistent universitar, lektor i gjuhës dhe qytetërimit rumun në Shkup, Beograd, Novi Sad, Maltë, Krajovë, konferenciar universitar, profesor universitar, sekretar shkencor, prodekan për relacione internacionale, president i Akademisë Internacionale „Mihai Eminescu”, president i Shoqatës së Studimeve Internacionale „Pro Est”; drejtor i Editurës „Europa” në Krajovë. Nga viti 2006, kryeredaktor i Fletoreve të Akademisë  Internacionale „Mihai Eminescu”, Editura Europa në Krajovë. Nga viti 2007, drejtor i publikacionit PRO EST (revistë për analizë të politikës Internacionale të Europës jug-lindore, Editura, Europa në Krajovë. Laureat i çmimeve të panumërta kombëtare dhe ndërkombëtare për promovimin e vlerave shpirtërore rumune, për poezi, për paqë etj. Jeton dhe krijon në Krajovë të Rumanisë.

Vepra: Përkthime, antologji, poezi, romane, ese, kritikë letrare, intervista (1981-2015): Lindja e fjalëve, Aparat për fotografimin e shpirtit, Bërtitja e kujtesës, Ena me brymë, Përjetësia e çstit, Poezi dhe humanitet, Maskë për zërin, Poezi dhe epokë, Gramatika e ngjarjes, Provë për vetmi, Retorika e pasqyrës, Zero dinamike, Ngashnjimi, George Bacovia apo monologu në më shumë zëra, retorikë, Oratori greke dhe latine, Lulishtja e shkretëtirës, Plaga e errësirës, Arkeologjia e lekturës, Interferenca kritike, Kremtimi i humbjes, Retorika gjenerale, teoria e relacioneve internacionale, Shpresa, Interferenca lirike, Ndëshkimi i poetit, Loti i ardhshëm, Përralla vazhdon, Antologjia e poezisë së sotme universale, Dritare të murosura etj. Disa nga librat e tij janë botuar në Turqi, Moldovë, Hungari, Maqedoni, Itali e në vende tjera.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora