Kulturë
Nebi Dragoti: Unë dhe politika
E enjte, 20.07.2017, 06:07 PM
NEBI DRAGOTI
MLLEF POLITIK
UNË DHE POLITIKA
Post nuk kam,
jam i kulluar
si poet,
satirik,
shkrimtar.
Politikës ia kam bërë bam…
Opinione
si leksione
ia përplas
sharlatanëve shejtan
në surrat…
Objekt për frymëzim
në tru politika më rri.
Po si, si, si
gjithë verejtjet
nuk i shohin për mësim
këto dhe kritikat
që u bën populli im?
AH, AH, AH
Ah, ah, ah,
të shkruanin kështu të gjithë,
por meqë nuk integrohen kështu,
unë i quaj kalemxhinj,
poetucë, shkrimtarucë
që përse shkruajnë,
çfarë shkruajnë,
për kë shkruajnë
as vetë nuk e dinë…
Ah, ah, ah,
të shkruajnë kështu të gjithë,
sepse… do Rilindje
kjo Republikë…
KRITIKË
Na shurdhuan,
Na çorientuan daullen e veshit:
politikanët mjeranë
në gjah
kështu këtu e pertej detit
janë për karrike,
vetëm për karrike,
vetëm për t’u majmur;
e , përfundim tjetër këta bandillë
nuk i jep kësaj analize.
As për vendin ,
as për popullin
nuk është kjo politikë.
Pikë. Pikë. Pikë.
Durrës, 2017.