E shtune, 31.07.2021, 05:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Idajet Jahaj: Këngëtar drithërues i atdheut

E diele, 16.07.2017, 07:28 AM


KËNGËTAR DRITHËRUES I ATDHEUT

-Për librin e Rrustem Gecit “Dora e e Atdheut”

Ky libër voluminoz i Rrustem Gecit me 950 faqe dhe 15 mijë vargje i ngjan një romani poetik. Futesh në ‘të dhe ënda dhe imagjinata humbasin në pyllin e madh të poezisë së tij. Poezitë, si afreske të panumërta, gjëmojnë e jehojnë…

Ka shumëllojshmëri motivesh si: ai atdhetar, social, erotik, e filozofik…Të tëra kanë arsenal mesazhi qiellin e kaltërt të ndjenjave, por, pa mëdyshje, them se motivi atdhetar është vektori, kulmi dhe qielli i qarkut të tij poetik. Ai dritëson në poezi dhe poema – imazhe homerike, dhe dritë lëbyrëse…

Atdheu ( etnik ) për poetin është kredoja dhe emblema, fryma dhe ndërgjia, toka e bimësia, kuptimi dhe ekzistenca, dinjiteti dhe shqetësimi i brezave.

Nuk ngopesh duke lexuar esencat dhe sentencat poetike për këtë atdhe të kryeherit, këtë- “dritë qielli në Shqipëri”- siç poetizon autori. Rrustem Geci i këndon poezisë, dhe këtij kryemotivi, ashtu si poetët e shquar ballkanas – atdheve të tyre – Vapcarovi, Botevi, Ricosi, Shandor Petëf, etj.

Ky motiv universal të deh e mrekullon në penën e regjur psikomeditative të poetit Rrustem Geci. Epo ashtu ai të befason me motivet

erotike që shpalos, me pamjet sociale të karaktereve e fenomeneve.

Një poet meditativ, I ëmbël, transparent, mendor e ndjesor nga më të arrirët…

Idajet Jahaj

Poet, Vlorë

28. o6. 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora