Kulturë
Gjon Keka: Prioritet e arbnorëve
E premte, 14.07.2017, 08:34 PM
Prioritet
që duhet t'ia vendos vetes çdo arbnor me gjak të Kastriotit e që duhet të
realizohen sa më parë që të shpëtohet kombi ynë nga zhbërja dhe nga mbetjet
osmane
• Realizimi i vizionit të Gjergj Kastriotit dhe përmbushjen e Testamentit të tij.
• Të jemi mburoj e kulturës burimore, traditës , vlerave dhe qytetërimit arbnor europian.
• Të dhëhiqemi nga parimet Kastriotiane dhe ShënTereziane.
• Të punojm me përkushtimi dhe sakrificë deri në vendosjen e kombit në udhën e tij të drejtë , të vërtetë dhe të rikthimit në familjen e saj Europiane.
• Të fokusohemi në edukimin e shëndosh të rinisë arbnore,duke i mbjell tek ta farën e mendimit të lirë , të traditës arbnore europiane, të arsimimit dhe të bërjes së një rinie shembull për popujt e civilizuar ku kjo rini do të zinte vendin e saj si qytetar me shanse të barbarta me popujt tjerë të zhvilluara.
• Të punojm në vendosjen e ligjit dhe rendit për ata që mohojn apo përdhosin figurat qendrore kombëtare dhe për ata që shfaqin dashuri për armqitë shekullor.
• T'i kushtojm rëndësi simboleve dhe trashëgimisë së lashtë të kombit tonë duke i ruajtuar dhe përkujdesur vazhdimisht për to.
• T'i mbaj të gjalla lidhjet me arbnorët nëpër botë kudo ata jetojn dhe veprojn.
• Ta ndërtoj një shoqëri të lirë , demokratike dhe europiane.
• Ta zhvillojm vendin duke nxjerr nga pasuria nëntokësore e vendit të mirat e saj, në ndërtimin e fabrikave, shkollave profesionale ,të shëndetësisë sipas modelit europian etj.