Kulturë
Poezi nga Vladimir Muça
E premte, 14.07.2017, 06:59 PM
Vladimir
Muça
SHTËPIA BUZË TORRËS
Nga sheshkalaja
Buitën mbjellje ndërtimesh,
Hijezuan Torrën martire.
Kur tundet dheu
Muret e shtëpisë sime,
Në përgjërime
Tulaten në të vjetrat fortifikime.
Shtëpia si xhuxhë
Mes shumë katëshve
Që dridhen,
Si fëmija thith jetë
Në gurët e latuar gjigandë.
Familja ime,
Në te s'u tut,
Dhe në lëkundje tëmeti nëndë ballë.
XHELOZI
Këto ditë vere në Currila
Rendim pas vjzave bardhoshe.
Me ne rend dhe dielli
Me xhelozi t'i bëjë brune.
POROSI
Padyshim,të dashurit e mi,
Edhe në se puna
Peshon sa kokrra e grurit,
Themeli ajo do jetë
Në çdo pjesë të murit.
HISTORI FITOREJE
Fitore!...Fitore!...
Si çeli lulegjaku
Kjo fitore mbi dhe?
Ata me qetësinë e një Jude
Fshijnë gjakun e një thike në teh!...
Hëna zgërdhihet majë Piramidës,
Kur njerëzia ,nga sytë këmbët
Ja mbathte me kafazët e shpreses bosh ne duar,
Kur sakatët talleshin me normalët,
E larashët
Qetazi fërkonin duart
E ngroheshin në zjarrin prej gjaku të fitores.
Krishti i lebetitur
Vraponte në kryqezimin e dytë
Nën gjembat e kurorës.
Gjer vonë s'reshtën Ata,më të zotët,
Ata që me fyellin e pushkëve
Dinë t'ia mbajnë këngës
Dhe aherë,
Kur drurët e pemëve shemben
Nën peshën e frutit të rremë,
Kur '' bosët"shtriqen lakuriq mes aroma vdekjesh.
Aherë,
Afshi braktisi hirësinë vëllazrore.
Ne,të varfërit mblodhëm eshtrat
Zhytur në llumin e gjakëruar,
Të ndasive klasore.
1997
E SHKRUARA MBETET
E shkruara mbi plloça balte:
Zëra shpirti mes gjetjeve arkeollogjike;
Fjalë shkruar shekujve,
Ruajtur nga dherat,thellësive.
Fjala jote nipi im
Shkruar portaleve elektronike,
Për një gabim iku në vdekje klinike,
Si pjalmi i pishave prej stuhive.
Humbi gjithçka
Siç tretet mbi rërë
Nga dallga një përbetimdashurie.
Provo të shkruash në trungun e pemës,
Me shumëzim qelizash
Gjithçka ruhet nën lëvore,
Si ëndërra të ruajtura si kujtim
Në një aventure dashurore.
Shkruaj në lobet e trurit kujtimet
Çdo gjë çika çika,
Si pasqyrë e thyer
Në humbje kujtese mbytet.
Në qënien tënde
Do humbin ëndërrimet,
Klithma si sfidë e qënies
Do ulërijë në mërmërime.
Nipi im i dashur
Shihmë mua te "prapambeturin"
Shkruaj akoma në leter
Me shum vetëdije.
Këto letra do shohë njerëzia
Pas mijëra vitesh;
Shenjat sinjale kibernetike
Do ngrihen mbi hiçin në hapsira kozmike.
E shkruara ime,
E natyrëshme,
Shkruar në ofsejtin e shpirtit
Do madhohet
Kur në portalin tënd
Fjala ka emigruar harrimëve.
KËRKOJ NË SYTË E TU
Kur të shikoj Ty
Zhbiroj sytë në thellësi;
Në at'thellësi
Ku rrin fshehur zjarri yt.
E di që brenda zjarrit
Rrin fshehur e madhja dashuri,
Dhe brenda dashurisë
Dhimbja për dashuritë e shuara.
Kërkoj një copëz prushi
Nën hirin e viteve të shkuara,
Të ndez zjarrin e shuar
NE HESHTJEN ZGJEDHORE
Për heshtjen zgjedhore
Gjithëçka e tubova
Në një detë ëndërrash.
Mbi dallgë mendimet dhe idetë,
U qullosën mes shirash;
U ngulfatën pa droje
Në fërgëllima shpirti,
Ushqyer me gënjeshtaren liri.
Në heshtjen zgjedhore
Më kokën në zjarrmëni
Mendoja më shumë për prinderit
Dhe fëmijët e mi.
SHOHIN E FLASIN PEMET?
Shohin e flasin pemët?
Këtë s'e them me siguri;
Por në mes të pyllit ku gjendem
Drurët më shohin në sy.
Tranden zogjt me mua
E ulen degëve të zyrit tim,
Sqepat më cimbisin me çuçërimë
Në pyllin retinë.
A dyshojnë vallë zogjtë në sytë e mi?
Sinqerisht,këtë s'e di.
Zogjtë kërkojnë sytë e pemëve.
Që unë nuk i shoh,
Se nga protoplazma e gjetheve
Sytë janë arratisur
Në yjet kozmikë.
Mundet,thellë rrënjëve janë futur
T'u bëjnë pak dritë,
Ndaj në muzgun e hirtë
Gjethet mblidhen
E mbyllin sytë.
Un' e ndjej frymëmarrjen e pemëve,
Kur tundin gjethet me fëshfërimë,
Besoj se pemët shohin
E flasin me gjithë njerëzinë;
Ndaj kur gjëndem në mes të pyllit
Thirrmën pylli
M'a kthen me oshëtimë.
BUZËQESHJE MËRGIMI
Nënë kur ika në mërgim
Lotin me ujë deti t'a mbësholla,
Detin të shihja në syrin tënd;
Dhimbjen me krifën e dallgëve fashova,
Ndaj malli zuri aq shumë vend,
Trishtim të mos shihja
Në syrin tend
DASHURI E VËRTETË
Më dashurove nga pak
E më fale ate
Që në dukje ke.
Por kur arrite
Të gërryesh vetëveten,
Aherë më dhe
Dashurinë e vertetë.
NOSTALGJI EROTIKE
Tek rrija rrëzë plepit të egër
Me ujët lot duke u larë;
Përkëdhelinë tënde të parë
Nuk desha shiu të ma marrë.
FALAS
Çfar s'të premtoi ai!?...
-Udhëtimin falas gjer në kufi.
Në një karton refugjati
Janë shkruar çfar të duash:
-Vendi i fjetjes:një barakë në periferi,
-Vendi i punës:semafor i zi;
-Garderoba jote:vendi ku flenë kafkat
E dalin fantazmat
E shoqeve që zëvendësove Ti.
Në çdo rrugë
Do vendosësh kurorë gjembash,
Me tantella dhimbjesh,
Me qirinj që ende digjen.
Në flakn e tyre
Do ndizet dhe qiriri yt,
Kur një ditë
Falas do e marrësh,
Po nga Ai.
QESHJA JOTE
Akoma s'e di
se si qesh Ti,
që në ata sy
del i qëndisur
një gjergjef shpirti.
PENGU
Një dit maji,kur u njohëm,
Një shi pranverorë n'a lavu të dy;
Xhaketën hoqa,Ty t'a dhashë,
Ti më le peng veç dy sy.