E diele, 28.04.2024, 03:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Zyba Hysa: Pse duhet të botohet vepra e Isuf Luzaj?

E hene, 10.07.2017, 08:11 PM


PSE DUHET TE BOTOHET VEPRA E PROF. DR. ISUF LUZAJ?

Nga Zyba Hysa

Dua ta nis këtë shkrim me diciturën që mban titulli i lartë “NDER I KOMBIT” akorduar Prof. Dr. Isuf Luzaj, më 19 prill 2017, nga presindenti i Republikës, z. Bujar Nishani:

“Për kontribut të jashtëzakonshëm shumëvjeçar, të dhënë në Shqipëri dhe jashtë saj për Pavarësinë dhe demokracinë e vendit, përmes luftës antifashiste dhe antikomuniste të parreshtur, si dhe për aktivitetin e gjatë e të shquar intelektual e pedagogjik në fushën e shkencave letrare e linguistike, duke u vlerësuar me tituj nderi dhe akademikë nga shumë universitete të njohura në botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në një vend, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të cunguara nga barrierat e një shteti që s’kujdeset për shtetasit e vet, mundësia për të krijuar personalitetin është e paktë, për të mos thënë e pamundur. Personaliteti dhe dinjiteti i një kombi varet nga personaliteti dhe dinjiteti i shtetasve të tij, ndaj këtu duhet filluar, për të vazhduar më tej zhvillimin tonë si komb.

Erdhëm nga një sistem diktatorial, ku përveç krahëve të punës, s’kishim asnjë mundësi tjetër veprimi për të shpalosur ivetveten e më pas të skalisnim personalitetin duke shfaqur dhe perfeksionuar brenda tij, cilësitë individuale.

Doktrina komuniste ishte kundra natyrës njerzore, kur çdo njeri vjen në jetë si individ për të shpalosur dhe përsosur individualitetin e më pas të ndërtojë personalitetin. Kjo doktrinë i vuri kosën fuqive shpirtërore, më pas e punoi qilizëm shpirtin dhe në to mbolli hibritet komuniste që prodhonin me shumicë ndjenjat e vetënënshtrimit dhe të vetsakrifikimit, saqë shpesh mendohet se komunizmi ishte një sekt fetar veshur me vello filozofije pa filozofi, i padiskutueshëm, i pakundërshtueshëm, që e bënte njeriun rob të tij.

E pra, “rrëzimi i komunizmit” e gjeti popullin tonë në humnerat e udhës qorre të këtij komunizmi specifik shqiptar, shartuar me antishiptarizmin shekullor dhe ashtu si një njeri që mbahet gjatë në errësirë, drita e diellit e verbon më shumë se errësira dhe njeriu s’di nga të ecë, ikën kuturum; dikush merr udhë mali, dikush udhë deti, dikush hidhet në lumë, dikush struket më shumë, një katraurë e pashembullt…

Jemi mësuar të themi se ishte “rrëzimi i komunizmit”, por unë do të thosha, ishte fitorja e komunizmit, sepse ai kishte mbirë, ishte rritur dhe hija e pemës së tij kishte pushtuar gjithë shpirtin e shqiptarëve, gjithë qënëjen dhe të qënurit e tij.

Rrëzimi i kultit të komunizmin (edhe kjo në vazhdën e dogmave, se s’mund të pretendojmë rrëzim të komunizmit, vetëm se hodhën e coptuan monumentet e diktaturës, se tashmë në çdo shpirt shqiptar kishte nga një “monument komunist” dhe frenat e shtetit t’i mbajnë ish komunistët, që për fat të keq, shqiptarët i shikonin si shpëtimtarët e tyre, ashtu si qenin që e hedh i zoti në lumë, përpiqet e del, në vend të vrapojë t’i shpëtojë të zotit, shkon dhe i hedh këmbët në qafë dhe i lëpin duart e ai e merr përsëri, e fut në thes, vendos dhe dy gurë të mëdhenj që të fundoset dhe e mbyt), por këtu kemi të bëjmë me finalen e komunizmit, shartuar me antishqiptarizmin shekullor, ashtu si ujit që i vë pritën prej kohësh, mjafton t’i hapësh një shteg dhe vërshon si tsunam dhe shkatërron gjithshka që i del përpara, pra u arrit shkatërrimi i kombit, po nga vetë shqiptarët e izoluar prej 45 vjetësh në errësirën komuniste, kjo duke përqafuar sërisht ish komunistët “e reformuar”…

Të mos bëjmë historinë e këtyre 27 viteve të anarrshishë dhe të vetshkatërrimit tonë e pasurimit të komunistëve, që tashmë janë bërë borgjezë më të mëdhenj se sa një borgjez në shtetet perëndimore, ku nuk u përhap kanceri komunist.

Dakord! Faktit s’mund t’i themi ndoshta, kjo ndodhi, por tashmë shqiptarët kush më shumë e kush më pak, qartësoi vështrimin, kuptoj thelbin e gjithë kësaj tollovije, ku ne shqiptarët përpiqemi për zhvillim, por si një ujë brenda një shisheje, herë kokëposhtë e herë kokëlartë mbetëm aty ku ishim. Sa herë sulemi për zhvillim, shishja qëndron kokëlart, e kur ne presim ta prekim këtë zhvillim, shishja kthehet edhe një herë kokëposhtë. Ku ishim? Agjëkundi! Ku do shkojmë? Tashmë dihet, nga lart, prapë tek fundi!!

Dhe e gjithë kjo ndodh se, ne, shqiptarët jemi aparentë, s’kemi thellësi mendimi, apo siç thotë Prof. Dr. Isuf Luzaj “s’kemi bërë gjimnastikë trurit” të qëndrojmë e të mendojmë duke dyshuar. U mësuam me dogma dhe mbetemi gojëhapur përballë dogmatikëve “të moderuar”. Kështu është ngritur një system shoqëror, pa një plan zhvillimi për vendin, ku interest e ngushta të politikanëve shikohen nga shifrat e llogarisë bankare, pa menduar se si rriten ato, që për fat të keq, ato kanë burime vjedhjeje, mashtrimi, shfrytëzimi në maksimum të popullit duke e quajtur atë një rob që është i destinuar të jetë i nënshtruar, të marrë prej tij, pa u kujdesur për mirëqënien e tij.

Në këtë katraurë të këtij sistemi që trumpeton “PARAJSËN – EUROPË”, por në fakt, dita – ditës na çon larg e më larg saj, është detyrë imediate, që inteligjenca, e cila ka mundur të ripërtërijë fuqitë shpirtërore nga jeta dhe eksperienca, të ndërhyjë në këtë shtet – fantazmë, që diçka të bëjë për këtë popull martir, pre e dogmave shekullore, të cilat e kanë çuar në ngushtim kufijsh, shfarosje massive, braktisje dhe poshtërim, emigracion të vazhdueshëm, të gjejë udhën e shpëtimit të vetvetes. Askush s’vjen të thotë “Kjo është udha jote”, as nëna që të lindi, ajo vetëm të mëson të mirën dhe të ligën dhe inteligjenca, këtë duhet të bëjë me popullin, t’i çelë sytë, jo sytë e ballit, por sytë e mendjes, që çdo shqiptar të shpalosë vlerat e tij morale të trashëguara dhe të fituara nga gjiri i familjes, vlerat që çdo individ i ka që në GEN, por që është “baçevani” që i shkul, apo i krasit që të marrin kurorën e bukur të virtytit njerzor.

Jemi një popull me virtyte që shumë popuj s’i kanë, por pikërisht këtu qëndron e keqja se këto virtyte s’kemi ditur t’i përdorim me mend, por thjesht instiktore dhe me dorën tonë kemi bërë varrin tonë. Të besosh, është virtyt, por të besosh symbyllur, është budallallëk… dhe kjo jo se jemi budallanj ne, shqiptarët, por shekujt na kanë lënë qorra, në errësirën e paditurisë…

Në këtë kuadër, inteligjenca të bëhet si urë lidhëse mes shtetit dhe popullit, deri t’a imponojë shtetin shqiptar të ndërrojë kursin e shkollimit dhe edukimit të masave popullore, të heqin dorë një herë e mirë nga slloganet morale, të japin njohuri të sakta që vetë individi të dalë në përgjithësime të cilësive e vetive morale, në përputhje me atë ç’ka ka njevojë ai për të realizuar veten dhe për të qënë një personalitet dinjitoz në marrëdhënie me shoqërinë. Shpoqëria përbëhet nga bashkësi individësh, por është absurd që këta individë të mendojnë njëlloj, apo të ndjejnë njëlloj, apo të reflektojnë njëlloj, nëse ndodh kjo, kjo shoqëri ka mbaruar, aty s’ka mendim ndryshe, i cili krijon debatin dhe nxit zgjidhjen e kontradiktave e kjo zhgjidhje flet pa fjalë për zhvillim të shoqërisë…

E bëra këtë hyrje, për të thënë, se pse krijimtaria e Prof. Dr. Isuf Luzaj duhet të botohet dhe ajo që është më e rëndësishmja, të botohet ashtu siç e shkruan ai, se nëse do vihet dorë nga “ustallarët akademikë” është më mirë të mos botohet, të pritet moment i volitshëm, se mbase del në krye një bir shqiptari, ashtu siç e thotë edhe profesori tek libri “Gloria e Çmendjes” ““Ashtu, sigurisht, një ditë do të vijë,/ Një djalë shqiptari, prej mëme shqiptare.../ Do ta ngrejë në këmbë racën tonë krenare,/ Do ta vërë në radhë në mes të Evropës.../

Prof. Dr. Isuf Luzaj beson se populli ynë do fillojë të kuptojë grehinën ku ka qënë „pas  viteve 2000 e tutje“, por beson në një shtet që do i japë përparësi zhvillimit të kombit, „pas viteve 2015 e tutje“ Mbase kjo përgjegjësi bie mbi udhëheqësit aktualë, le ta bëjnë, mbase tjetër kush të vijë, le të presim, por duhet bërë, se siç thotë profesori, duhet nisur nga „Rindërtimi i Fuqive Shpirtërore“, pikërisht, aty ku e filloi komunizmi, në shkatërrimin e fuqive shpirtërore, se gjërat e mira realizohen vetëm kur e marrin shkëndijën nga shpirtit...

Një shtet, një qeveri, që s’kujdeset për mirëqënien e popullit, ajo e pengon këtë rindërtim, se si mund të mendojë njeriu për shpirtin, kur është në cakun e mbijetesës???

Mirëqënia të krijon mundësi për stabilizim të mendjes dhe të shpirtit. Pa një shpirt të qetë, s’ka mendim të kthellët, pa mendim të kthellët, s’ka zhvillim...

Duhet të jemi realistë, mirëqënia e shqiptarëve ka shënuar ndryshim marramendës këto 27 vjet e pse s’ka qënë meritë e qeverive, ka qënë meritë e kohës, se edhe në një xhungël, pa dorën e njeriut, bimësia formon katet, jo të gjitha bimët janë në krye, por të gjitha rriten sipas species së tyre, sipas aftësisë së tyre për të kapur rrezet e diellit, ndaj, kjo tollovi xhungle në Shqipëri dashje pa dashje solli zhvillim ekonomik, por në rrugë që s’të garantojnë zhvillim të përhershëm, aq më shumë s’garanton stabilitet, se brenda xhunglës rriten egërsirat, të cilat shkatërrojnë pa kriter gjithshka që rritet... Kjo është detyrë e shtetit, tashmë kur është krijuar potenciali ekonomik (me apo pa të drejtë) ta kanalizojë në një zhvillim normal e të qëndrueshën, që një gur i vendosur sot, mos e rrëzojmë nesër, por të vendosin gurin tjetër mbi të që të ngrihet kështjella e zhvillimit të vendit dhe legjenda e kalasë së Rozafatit të mos tregohet më, siç është treguar gjatë shekujve, ku ç’ndërtohet ditën, shkatërrohet natën...

Për këtë duhet dhe është domozdoshmëri imediate, të botohet vepra e Prof. Dr. Isuf Luzaj, se kemi fatin e mirë që ai jetën e tij e ka vënë në shërbim të kombit, në një kohë që ne na mohohej kultura dhe filozofia botërore, ai e ka studiuar atë vite e vite e na e sjell ne shqiptarëve „gjellë“ të gatëshme, që vetëm ta provosh pak, s’mund të rrishë pa e gjerbur të gjithë. Ajo krijimtari, s’është dogmatike, as udhëzuese, ajo është një dritë ndjellëse që çdo njeri mund të shikojë qartë dhe të zhgjedhë udhën e tij... Krijimtaria e Isuf Luzajt, nuk thotë ç’ështe e mirë dhe ç’është e keqe, s‘tregon se ku të shpie kjo rrugë e ku ajo tjetra, ai thjesht jep dritë të mjaftueshme për të zgjedhur vetë rrugët e zhvillimit dhe përparimit... Ai nuk dikton, nuk imponon, vetëm sqaron çiltërsisht, pastërtisht...

Pse duhet pranuar mendimtari Isuf Luzaj në Akademinë Shqiptare?

Ai duhet pranuar, se është vetë Akademia Shqiptare, ai duhet të jetë përballë akademikëve shqiptarë që secili të shikojë veten në kthejlltësinë e këtij burimi autokton shqiptar, për të ndryshuar tiparet e huazuara dhe për të krijuar „BËRTHAMËN E MENDIMIT SHQIPTAR“, jo thjesht si institucione fantazmë, por institucione aktive, ku të bëjmë të mundur prezantimin tonë si komb jo vetëm si trim dhe luftëtar, por dhe si komb i mençur, se po të kthehemi pas, që në mesjetë ne kemi filozofët tanë, mendimtarët tanë, shkencëtarët tanë, por që për fat keq këto studime për t’i njohur këto figura janë sporadike, pa një qëllim serioz të akademive tona.

 

Pse duhet pranuar mendimtari Isuf Luzaj në shkollat tona?

Ai duhet pranuar se është jo vetëm mendimtar, por edhe mësonjës, ai e jep mendimin duke shpjeguar në detaje, ai ka qënë „Mesues i Amerikës“ e tash ka ardhur koha të fillojë karrierën e tij atje ku e la, i detyruar të largohet nga rrethanat politike. Isuf luzaj s’është vetëm një bibliotekë e pastër shqiptare, por dhe një mësimdhënës përmes kësaj biblioteke, se çdo gjë që mendon, e shpjegon me detaje, me fjalë të thjeshta, pa ngritur zërin, duke i bërë lexuesit të heshtin e të dëgjojnë zërin e tij përmes rreshtave të pafundëm...

Pse duhet studiuar filozofia e Isuf Luzaj?

Filozofia e Isuf Luzajt s’është dogmatike, ai nuk dikton, shpjegon si një mësonjës kreativ që s’i përmbahet tekstit, por e shtjellon idenë e tekstit në përshtatje me moshën dhe kapacitetin e auditorit, ai shpjegon përpara një auditori nga më të pamësuarit, deri tek më të diturit, ai është i paarritshëm, është Mësues i Kombit!

Pse duhet studiuar historia e Prof. Dr. Isuf Luzaj?

Duhet studiuar se ai nuk shkruan histori me direktiva, ai është vetë pjesë e historisë kombëtare... ai s’përdor gërshërë, as gjilpërë për ta prerë e qepur historinë shqiptare, sipas modës së kohës, por e shkruan historinë me të gjithë elementet e saj progresive dhe regresive, pa bërë komentin e tij, duke lënë lexonjësit të nxjerrë vetë përfundime të qarta për të mos u përsëritur gabimet e saj dhe për të mos shpërdoruar dhe qorruar ndriçimin e saj për të ardhmen... Ai jep pastër dhe gabimet e tij, si pjesë e historisë shqiptare që është e mbushur me gabime katastrofikë...

Pse duhet studiuar letersia e Prof. Dr. Isuf Luzaj?

Duhet studiuar letërsia e tij për të kuptuar, se krijimtari nuk quhet çdo zhgarravinë që hidhet në letër, duke e veshur atë me „art“ për „art“, ashtu si dogmat komuniste, që për t’i bërë të besueshme në popull u angazhua gjithë arsenali letrar për ta paraqitur „parajsë“, por mbrenda artit të ketë diçka të re, diçka që s’është thënë më parë, diçka që u shërben brezave që vijnë për ta pasur shkëndijë shpirti për t‘u drejtuar andej nga duhet të shkojë për të hedhur hapa zhvillimi dhe përparimi, se siç thotë Profesori: “Jemi racë e pastër, me origjinë Iliro - Thrake dhe e meritojmë të radhitemi përkrah kombeve të zhvilluara…”

Duke mos u zgjatur në veprat tjera shkencore, që i përkasin fushave të ndryshme të shkencës (ai ka në dorëshkrim 135 vepra: letersi, filozofi, histori, politike, astronomi, fizike…) të merren në konsideratë si studuime të mirëfillta shkencore, ashtu siç ka edhe filozofinë e tij origjinale shqiptare…

… dhe si mbyllje për këtë shkrim, mendoj të shpreh dhe të besoj në fjalët e presidentit Nishani, në dorëzimin e titillit të lartë “NDER i KOMBIT” që ndër të tjera tha: “Jemi të vonuar në nxjerrjen në dritë të veprës së Prof. Dr. Isuf Luzaj,  ndaj duhet bërë ç’është e munduur që kjo vepër të botohet…”

ZYBA HYSEN HYSA

(studiuesja dhe botuesja e vepres se prof. Dr. Isuf Luzaj)

Tiranë, 3 korrik 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora