E premte, 26.04.2024, 04:09 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Marrëveshja e pajtimit

E merkure, 05.07.2017, 07:11 PM


MARRËVESHJA E PAJTIMIT, OSE AMNESTIA E KRIMIT

Nga Dedë Preqi

Dhe, për më tepër, Kosova nuk do të bëhej për më shumë se objekt eksperimentesh, ku luhet me fatin e një populli, jo vetëm nga politikaj të vendeve armiqësore, por edhe njerëz të vendit, që shfryejnë ligësinë e tyre politike dhe strategjike, duke menduar se ky popull hanë «barë» dhe është mësuar të jetë gjithëherë  i nënshtruar dhe i degraduar nga kjo botë.

Kështu që Kosova, mbas fitorës së pavarësisë së saj ka mundur të jetë ndryshe dhe në pozitën e saj më të mirë, por jo edhe në këtë mënyrë që do ta lakmonte vetëm armiku i saj. Udhëheqja politike e Kosovës, nuk u tregua në nivel të përgjegjësisë dhe shkathtësisë së saj politike e strategjike, organizimi i së cilës do të ishte i mundshëm së paku të dalë në horizont fuqia e saj e shtet-ndërtimit dhe përpjekja e etshme për të treguar imazhin e vet historik.

Prandaj, është domosdoshmëri që në Kosovë të ndërrohet kjo klasë e vjetër politike, sëcilës i ka skaduar afati që moti dhe të zavendësohet me një frymë të re politike dhe strategjike, përmes së cilës ky vend do të merrte një kahe tjetër, apo më mirë më thënë një kahe më të begatshme dhe më të zhvilluar, që shteti i Kosovës të qëndrojë i sigurtë në këmbët e veta.

Për fat të keq populli i Kosovës akoma vuan, ku vala e të papunëve të kapërdinë dhe skamja nuk ka fund, dhe në anën tjetër kanceri i korrupsionit dhe krimi me dimenzione të ndryshme, janë sëmundje e pashërueshme e kësaj shoqërie në këtë vend. Ndërsa, në anën tjetër, intelegjenca e re lëshon shtat ditë përditë, sëcilës ia zënë rrugën arroganca e vjetër politike, të cilët shtetin e Kosovës e konsiderojnë si pronë të tyre.

Tani jemi në vitin 2017-të, tetëmbëdhjetë vjet mbas çlirimit të vendit, pikërisht në kohën kur pritej të aprovohen dhe të promovohen shumë vepra kapitale të këtij vendi, por jo, që Kosova të mirret dhe trajtohet akoma me Gjykatat Speciale dhe dilemat e shtetësisë së vet, që do të thotë se, hallkat e Serbisë dhe politikës së saj fashizoide, janë të pa këputura kundër shtetit të Kosovës.

Në zgjerimin e marrëveshjeve të palës kosovare me palën serbe, gjegjësisht në mes presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi dhe atij serb, z.A leksandër Viçiq, politika e të parit kosovar ka mungesë strategjike dhe politike në aspektin e rregullave të pajtimit me palën që ka shkakëtuar gjenocid ndaj popullit të Kosovës, e cila nuk ka treguar keqardhje dhe as falje deri më sot.

Pa marrë parasysh se, më shumë donin të na bindnin të tjerët dhe problemet që janë paraqitë në të kaluarën në mes këtyre dy popujve, duhet ta gjejnë rrugën e pajtimit një ditë, mirëpo edhe kjo mënyrë i ka rregullat e veta strategjike dhe politike, poashtu edhe njerëzore, që xhelati të kërkojë falje nga i dëmtuari, por jo, sikur edhe në këtë rast z.Hashim Thaçi, i cili kërkon të pajtohet me palën serbe në një mënyrë, duke e amnestuar krimin dhe kriminelin, duke e ditur se, përveq dëmëve materiale, dymbëdhjet mijë njerëz janë vrarë dhe masakruar, ndër të cilët janë edhe 1500 veta, ende të pagjetur.

Zgjerimi i marrëveshjeve dhe marrëdhënieve në mes palës serbe dhe kosovare ndikon jo në zbatimin e forcës dhe dhunës me bindje primitive, por regjimet e vjetra dhe gjenocidiale të marrin dënimin e merituar dhe jo njerëzimi i sotëm të futej përsëri në kapituj të zinj të historisë. Dhe të besojmë se, trashëgimtarët e politikës millosheviqiane dhe «hyzmetqarët»  e tij shqipfolës, që Kosovën po e konsiderojnë të vetën, do ta humbin shpejtë fuqinë e tyre dhe Kosova të merr fuqinë e vet në dorë si shtet i vërtetë demokratik dhe partner i vendeve të zhvilluara të rajonit dhe Evropës.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora