E premte, 26.04.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Aktakuzë për trafikim organesh

E diele, 11.06.2017, 08:36 AM


Parodi :

 

AKTAKUZË PËR TRAFIKIM ORGANESH

 

Gjykata Ndërkombëtare n’ qendër të Roganës –

Do t’ ngritë Aktakuzë për Trafikim Organesh !

 

I pari n’ Aktakuzë ,  është Durmishi i Dulës –

Ka bërë trafikime me organe t’ pulës !

 

I dyti n’ Aktakuzë , është  Çahili i Çelit –

Ka bërë trafikime me organe t’ gjelit !

 

I treti n’ Aktakuzë , është  Martini  i  Gjergjit –

Ka bërë trafikime me organe t’ qengjit !

 

I katërti n’ Aktakuzë , është Sallahi  i  Selës –

Ka bërë trafikime me organe t’ deles !

 

I  pesti  n’ Aktakuzë , është  Braha i  Bradashit –

Ka bërë trafikime me organe t’ dashit !

 

I  gjashti  n’ Aktakuzë , është  Kasami  i  Kasapit –

Ka bërë trafikime me organe t’ cjapit !

 

I shtati n’ Aktakuzë , është Cani i  Çabiçit –

Ka bërë trafikime me organe t’ viçit !

 

I teti n’ Aktakuzë , është Ferati i Logjës –

Ka bërë trafikime me organe t’ lopës !

 

I nënti n’ Aktakuzë , është  Toma i  Gaxherrit –

Ka bërë trafikime me organe t’ derrit !

 

I dhjeti n’ Aktakuzë , është  Zefi i Micit –

Ka bërë trafikime me organe  t’ gicit !

 

I njëmbëdhjeti n’ Aktakuzë , është Mahmuti  i Shefkut –

Ka bërë trafikime me organe t’ peshkut !

 

I dymbëdhjeti n’ Aktakuzë , është  Sylejmani i  Hetës –

Ka bërë trafikime me organe t’ bletës !

 

Gjilan, më 25.05.2017.        Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora