Udhëpërshkrim
Petrit Aliaj: Manifestim interkulturor në Riva del Garda
E merkure, 17.05.2017, 06:38 PM
MANIFESTIM INTERKULTUROR NË RIVA DEL GARDA.
Nga Petrit Aliaj
Të shtunën më 13 maj në sheshin Garibaldi të komunës Riva del Garda,organizzata internazionale “Rinia”,promovoi edicionin e tretë të festivalit interkulturor ,tashmë një traditë e njohjes dhe e integrimit të kulturave reciproke në fushat e muzikës me këngë,valle,cirk ,etj.
Festivali hapet në orën 14,30 me demostrimet përgjatë rrugëve nga qëndra të grupeve pjesmarrëse , veshura me kostume tradicionale të komuniteteve emigrante nga Rumania, India, Polonia,Venezuela,Moldavia e Shqipëria .
Njëkohësisht për fëmijë u organizua edhe konkursi 15 i pikturës në ambientet e kalasë,qëndrës historike në Riva del Garda,ndërsa në orën 16.00 u zhvillua një takim me shkrimtarët Lumturi Plaku e Skënder Lazaj . Simbas traditës në sallën e konferencave të kalasë nò oròn 17.00 u organizua një takim për problemet e emigracionit ku ishin të pranishëm;zv/konsullja e përgjithëshme e Kosovës në Milano zj.Gjylymsere Kundja,këshilltarja për kulturën në komunën Riva del Garda; dott.ssa Renza Bolletin.Nga komuna Ledro z.Fabio Fedrigotti ,këshilltar për kulturën, nga komuna Nago Torbole zj.Luisa Rigati për kulturën, si edhe koordinatori i provincës për emigracionin z.Mirko Montebeller.
Ishin të pranishëm nga Val Camonica (B.G)presidenti i shoq.”Shqiponja” Sherif Nuredini,Nga Brescia pres.org,”Interaction” Ardit Aliaj.Arco ,presidenti i shoq.”Shqiponjat”Fatmir Hoxha.”Vatra “në Ale me Sokol Abazaj.Aktivistaja e mësusesja e gjuhës shqipe Kristina Xhakolli .Nga Lecco për shoq.”Sofra Shqiptare” Enton Cara, Nga Bologna ishin;presidenti i Fnait N.Lazri dhe presidenti i shoqatës “Svolta”Pirro Qendro. Nga Verona Tonin Nikolli e Milano Ladi Vulaj.
Presidenti i org.vullnetare ,Internacionale “Rinia”z.Erio Korani foli për aktivitetin i cili mund të realizohet si projekt pilot edhe në provinca të tjera të Italisë.Shoqata “Rinia”ka marrë pjesë në projektin e financuar nga provinca Trento të një grupi të rinjsh nga Arco të cilët vizituan në Shqipërinë për një javë më 2013,-tën nga ku lindi edhe ideja për realizimin e festivaleve te tilla kulturore .
Në orën 20.00 të mbrëmjes, drejtuesit e këtij festivali; Anila Kaja e Ricardo Cis, nën duartrokitjet e mbi 2000 pjesmarrësve që kishin mbushur sheshin G.Garibaldi në qendër ,hapin siparin me ngjitjen në skenë të nxënësve të shkollës muzikore Alto Garda .
Grupet artistike me veshjet e tyre të larmishme dhe vallet tradicionale folklorike ja lënë rrallën njeri tjetrit .Në skenë ngjitet aktorja,flautistja kompozitorja dhe këngëtarja e këngëve historike nga Catanzaro e Kalabrisë zj.Francesca Prestia e cila këndon dhe luan në flaut duke u duartrokitur ngrohtë nga publiku. -Publiku kaloi me emozione ekzekutimet në trekëndësh të çiftit akrobat Rajmonda dhe Edvin Picalli të shoqatës Vertik&Dence.
Në vazhdimngjiten në skenë këngëtarët i; Ani Myzeqarja.Mariza Ikonomi . Sinan Hoxha , flautisti rumun Dan Dumitru Cretu,D.J Landi. Grupi i valleve “Shtojzovallet . Nxënësit e shkollës muzikore nga Alto Garda.Grupi valleve “Ura e Bashkimit”me grupin e instrumentistave duke luajur melodi me fyell e çifteli. -Mbrëmja vazhdoi deri në mesnatë me këngë e kërcime masive, nën dritën e vezullimeve të telefonave ,me të cilët rregjistronin e fotografonin çaste për ti ruajtur në kujtimet e tyre.
Duke përfunduar këtë shkrim të shkurtër të kësaj veprimtarie të madhe ,vlerësoj organizatorët e shoqatës “Rinia” me president Erio Korani të gjithë stafin i cili ishte në këmbë gjatë gjithë ditës e natës të preokupuar për Festivalin. Të palodhurin Aleksandër Kolshi si drejtues artistik i këtij festivali në pregatitjen e paraqitjen e të gjitha grupeve e këngëtarëve të shumtë edhe pse mungonin ambientet e duhura parapregatitore.
Entuziasmi dhe risia e këtij eventi, pasqyroi më së miri dialogun me shumëllojshmërinë e kulturave, tolerancës dhe bashkëpunimit në një klimë të besimit dhe botëkuptimit të ndërsjellë për të drejtat e barabarta qytetare në armoni e paqe.
Petrit Aliaj,
Riva del Grada (Italy).