E shtune, 27.04.2024, 05:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasan dhe Lajde Blakaj: Alegori malli

E marte, 14.02.2017, 08:05 PM


Alegori malli

 

Ti ma fale zemrën tënde

A  s’mi falë dhe sytë e tu

A s´mi falë se mbaj mallë

Për gjithë jetën sa jem gjallë

***

Moj e bukur, lulë bojë pembe

Gjithmonë  afër jetës s´ëme

A s´me flet një herë më gojë

Shtat selvi porsi zojë

Krah të gjerë e flokë të gjata

Të rri me ty  shumë mall pata,

N ‘atë dritë t´ hënës kur bjen nata

Ah i mjeri, po shkoj nga mplakja

 

Kur bjen nata në dritë të hënës

Si tregojmë as babës as nënës

T´ ikim bashkë  ke  krojet e pyjet

Na shikojnë,  vetëm yjet

Mos dëgjojmë as këngë bilbili

Vet t`shëndrisim si kandili

 

Dhe sa shpejt kalon mendimi

Kah  shikoj yjet nga qielli

Ku jam tash, unë,  i gjorë

Që flas më vete e gjuaj më dorë

Sa shpejt shkuan këto vite  t´rinisë

Tash mbaj unë, rrudha t´pleqërisë

 

Nuk di vitet,  as kur filluan

Nuk mbaj mend, as sa shpejt shkuan

Por një gjë tani e di

Bashkë po mplakemi  unë dhe ti

N ‘këtë  dhe të huaj, pa ndjesi

Mbushur mallë për Shqipëri.

 

Eh mor trim, pse mban merak

Gjithë këto vite kur jemi bashkë

Pak po të duket ore djalë

Që krejt  jetën  ta  kam falë

Gjithë këto vite larg n ‘mërgim

Vite të gjata n’ përmallim

 

Kur, do të vij kjo ditë e bardhë

T´ kthehemi  bashkë  kah kemi ardhë

T´ ndjejmë aromën e atdheut

T´ puthim bustin e Skënderbeut

N ‘gjunjë ti biem Shkëlqesisë Shenjtërore

Gongjës sonë nënës Botërore

 

Dhe pastaj prej mallengjimit

Turr e vrap prej padurimit

Të shuajmë etjen n ‘burim të Drinit

Atje, rrënzë bjeshkëve t´Shtedimit

Në atë tokë t´lashtë,    Dukagjinit.

 

Hasan dhe Lajde Blakaj

Stockholm 6 tetor 2016



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora