E premte, 26.04.2024, 03:40 PM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Kuptimi i fitores Trump

E shtune, 19.11.2016, 07:11 PM


Kuptimi i fitores Trump për pjesën tjetër të botës

Nga Viktor Mërkuri

Lajmi se kandidati republikan Donald Trump arriti të fitojë zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara ka bërë jehonë në mbarë botën, edhe pse pasojat e një vendimi kaq të rrëndësishëm nga elektoratit amerikan ende nuk janë kuptuar plotësisht. Ajo çfarë u bë e qartë të mërkurën është se fitorja vendimtare e Trump-it kundrejtë Hillary Klinton ka sjellë në pahë përbërjen e zhvendosur demografike dhe ndarjet e thella socio-politike në shoqërinë amerikane, ndërkohë që ishin votuesit e bardhë me shumicë dërrmuese të cilët i siguruan çelësat për Shtëpinë e Bardhë. Trump arriti me sukses të mobilizojë atë pjesë të elektoratit  të nënpërfaqësuar dhe lënë pas dore, atë të klasës së bardhë punëtore duke e vendosur atë tek prioritetet e axhendës së tij. Në Janar të 2017 ai duhet të filloj të kryej të gjitha ato që ka premtuar, dhe këtu qëndron problemi. Ai ka identifikuar dy probleme shumë të vërteta në politikën amerikane: rritjen e pabarazisë, e cila ka goditur klasën e vjetër punëtore, dhe “marrjen peng” e sistemit politik nga grupet e interesit të mire organizuara. Për fat të keq, ai nuk ka një plan për të zgjidhur asnjë nga këto probleme. Ndërkohë përveç problemeve të brendshme me të cilat SHBA përballet dhe të cilat nuk janë  të pakta, roli i Shteteve te Bashkuara në arenën ndërkombëtare është një prej pikavë kryesore që ajo është mbështetur për konfirmimin e vetes si superfuqi botërore. Kur bëhtë fjalë për politikat e jashtme, është vështirë të mendohet për një president në historikun e Shteteve te Bashkuara më pak të kualifikuar se Donald Trump; ose një më shumë të gatshëm për përmbysjen e politikave botëror që Amerika ka formuar në shtatë dekada që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Ai deri tani ka përshkruar politikën e tij të jashtme në vetëm pak paragrafe 10- 20 fjalish, duke preferuar slogane të tilla si "Amerika e para" në vend të planeve të detajuara.

Programi i tij përmban  kërcënime se do të godasi tarifat ndëshkuese për importet nga jashtë në një përpjekje për të rregulluar deficitet tregtare, detyrimin e aleatëve të SHBA-së për të paguar tarfia për sigurinë që Shtetet e Bashkuara u orfojnë, dhe të qënit më të “mirë” me persona të “fortë” si Vladimir Putin, i cili dhe ishte një prej mbështetësve kryesore të kampanjës elektorale të Trump-it në arenën ndërkombëtare. Sipas Trump-it një president i mirë duhet të jetë i gatshëm të largohet apo të pezullojë një marrëveshje të keqe, duke u nënkuptuar këtu se ne politikat e reja të pasiguris së qëllimshmë të Trump-it, asnjë traktat, institucion apo aleancë ndërkombëtare nuk është e shenjtë për të.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë ngritur shqetësime në lidhje me "fjalët shqetësuese" të Donald Trump në lidhje me gratë dhe pakicat etnike. Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europian, tha se fitorja e tij shokuese ishe një "moment shumë i vështirë", por se BE do të respektojë vendimin e popullit amerikan dhe shtoi se :"Ne shpresojmë se Donald Trump ... do të respektojë të drejtat themelore dhe rregullat e Bashkimit Evropian", ndërsa Angela Merkel uroi Trump-in duke i rikujtuar ruajtjen e velrave si ligji dhe dinjiteti i çdo personi, pavarësisht origjinës së tyre, ngjyrës së lëkurës, besimit, gjinisë, orientimit seksual, ose pikëpamjeve politike dhe se vetëm mbi ruajtjen e këtyre vlerave mbarëvajtja do të vazhdojë të ekzisotjë mes tyre.  Gjithashtu fitorja e tij ka ndikuar mbi populistët e kontinentit, të tillë si Viktor Orban në Hungari dhe ultra nacionalisten Marine Le Pen në Francë, e cila po fiton një shans mbi fitoren e zgjedhjeve presidentcale në pranverën e ardhshme.

Prikëpamjet e Donald Trump në aspektin transaksional të sigurisë ka frikësuar aleatët e Amerikës në NATO, dhe admirimi i tij për Vladimir Putin, si dhe indiferenca etij në përvetësimin e një pjesë të territorit të Ukrainës nga Rusia, krijon një situatë të tensionuar edhe pse ende nuk është futur në Shtëpinë  e Bradhë. Ndërkohë Rusia duket mnjaftë e entusiazmuar mbi fitoren e Tump-it, jo vetëm se Putin shikon tek Trump një person të ngjashëm (por më të pafuqishëm), por edhe sepse fitorja e tij në një farë mënyre diskrediton demokracinë, dhe tashme influence e Rusisë mbi perëndimin dhe kryesisht europën do të jetë shumë më e lehte pa përballjen me amerikën.

Kina gjithashtu është e lumtur për arsye të ngjashme: fitorja e një personi të pakualifikuar bën sistemin e saj të meritokracisë së kontrolluar të shkëlqejë nga krahasimi. Udhëheqësit e vendeve të Gulf-it si Kuvajti, Bahreini, Iraku, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndjehen të pasigurt mes njëri-tjetrit dhe politikat e tyre  ne lidhje me shtetin  Shtetin Islamik(ISIS), çmiminn e naftës dhe politikat mbi të cilat do të operojë tashmë SHBA-ja ne atë rajon. Nga ana tjetër mbështetësit më të zjarrtë të Trump-it në Lindjen e Mesme, si dhe në vende të tjera, janë sundimtarët e rajonit si Abdel Fattah al-Sisi në Egjipt dhe Bashar al-Asad në Siri. Ata tani përballet me perspektivën e mirëpritur nga ata të një presidenti amerikan të painteresuar në promovimin e të drejtave të njeriut apo demokracisë.

Deri më tani Trump duket i keq-informuar në lidhje me pothuajse të gjitha çështjet globale. Ai duket se nuk arrinë të kuptojë saktë se si janë ndërtuar dhe funksionojnë kontrollet dhe balancat në punët e qeverisë amerikane. Nga ana tjetër ideologjia e tij, për aq sa ajo mund të dallohet, duket se kufizohet në një anarki pak më të sofistikuar.

Nga Janari i 2017 ngelet për tu parë a duhet perëdimi, dhe jo vetëm, të vazhdojë të jetë i shetësuar për një person cili i është konsideruar i papërshtatshëm nga katër ish president të Shteteve të Bashkuara.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora