E shtune, 27.04.2024, 08:38 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kur i ke meshkujt delenxhi

E marte, 15.11.2016, 09:53 PM


KUR I KE MESHKUJT DELENXHI, ASGJË E MIRË NUK FUNKSIONON NË SHTËPI

Nga Dedë Preqi

Gjithherë fjalët popullore e kanë një domethënje dhe popullaritet, që tregojnë një rrethanë apo një prevojë të hidhur sidomos kur thonin se, një shtëpi kur i ka meshkujt delenxhi, ngatërrohen gjërat dhe nuk funksionon si duhet shtëpia dhe as gjallëria, si pasojë e keqmenagjimit të meshkujve të saj, por edhe vetë zotit të shtëpisë. Të thëmi se kështu e ka gjetë edhe Kosovën, me menagjimin e kësaj qeverie, e cila funksionon sikur të ishte e dehur, në realizimin e detyrave të saj, nga avanturat grabitëqare dhe korruptive, kur qytetarët  e saj i kanë humbur shpresat dhe nuk kanë se ç’farë të besojnë  dhe kërkojnë nga e nesërmja e tyre.

Është fakt se Kosova i ka vlerat e veta të pa zavendësueshme si shtet i ri dhe është vepra më sublime e një populli që e krijoj edhe  forcën e vetë UçK-në, kundër regjimit të saj, për tu çliruar dhe pamvarësuar nga okupatori i fundit sebo-sllav, por veprimi i NATO-s, i udhëhequr nga SHBA-të, bashkë me aleatët e saj,  ishte aparatura më e fuqishme dhe më vendimtare, që e vulosi fatin e Kosovës, dhe krijoi mundësitë që një popull ti thyejë kallëpet e një apatie të rëndë shekullore dhe të merret me vetë jetën e saj në liri dhe pavarësi.

Nuk do ta quaja sot të udhës, kur autorët e mediumeve që shtjellojnë temat e tyre, gjithherë të vajtohet Kosova për hallet e veta që i ka dhe që e rrethojnë, apo të shkruhet vetëm zi për këtë vend, të njëjtat dëshira që i kanë edhe kundërshtarët e saj të moqëm, por o,zot, çka të veprojmë, kur dëshirojmë të bëjmë vlerësime të natyrës politike, apo ekonomike në vendin tonë, vetëm nëse optimizmin tonë e kthejmë në emër të atyre që e kanë krijuar këtë rrëmujë me këtë pushtet dhe të punohet për ata, apo t’i falsifikojmë konceptet tona për një të ardhme më të mirë në këtë vend.

Megjithatë, sadopak që duket, Kosova bënë përpjekje për tu avansuar në rrjedhat e saj të nevojshme, e cila ndihmohet deri dikund nga BE-ja, dhe fuqitë tjera ndërkombëtare, edhe pse BE-ja, është treguar indifirente ndaj popullit të këtij vendi, duke ia dyfishuar peshën e gjendjes ekonomike me mos-liberalizimin e vizave të qytetarëve të saj, por prapë se prapë, përmes planit zhvëllimor që harton BE-ja, për Kosovën, e koncepton këtë vend me shumë mangësi dhe ngecje të mëdha në shumë sfera dhe aspekte ligjore dhe ekonomike, të cilat e bëjnë një shtet jo funksional dhe as ligjor, si pasojë e krimit të organizuar dhe pushtetarëve të saj të korruptuar.

Në këtë pikparje, qëndron edhe kuptimi i ekzistencës dhe kuptimi i jetës së këtij populli, prandaj Kosovën e pasluftës e kemi menduar ndryshe edhe pse nuk mund të harrohet e kaluara e saj e hidhur, kjo sot nuk funksionon si duhet me damarët e saj të aparatit shtetëror, si një lum për tu derdhur në një shtrat të përbashkët, që formojnë lumenj të mëdhenj e të kulluar, por është duke u derdhur prej disa përrockash të turbullta të cilat bartin me vete fatin e këtij populli dhe këtij shteti. Dhe për këtë arsye, dhe përmes shumë dritareve tjera të hapura, kundërmon nga veriu  erë e keqe dhe fryejnë erna të ndryshme të ndyta nga gjitha anët e vendit

Kosovës nuk i mungon infrastruktura njerëzore dhe as intelektuale, kësaj nuk i mungojnë as kapacitetet tjera që burojnë nga toka dhe hapësira e saj, por kësaj i mungon uniteti dhe serioziteti në planin njerëzor dhe zbatimi i ligjeve në funksion të së drejtës dhe shtetit ligjor, për të arritë transformimin e realitetit brenda këtij kompakti për të fituar fushën e betejës për një shtet funksional dhe demokratik. Kosova mburret me rininë e vet që ka, por ky pushtet duhet të turpërohet për mos plotësimin e kushteve të kësaj rinie, sepse vendin e tyre e kanë uzurpuar njerëzit partizan të «dinjitetit» duke e deformuar ardhmërinë e tyre dhe të popullit. Po të fillojmë dhe të gjurmojmë thellësitë e kësaj kategorie njerëzish, apo pushtetarësh, e di populli këto storie më mirë edhe pse mund të vërehet apo ndjehët një reflektim i masës së popullit për dështimet e turpshme të tyre në qeverisje, dhe në vend të manifestimeve e zhgënimeve, përkundrazi e forcon ndjenjën e urrejtjes ndaj popullit dhe ndaj këtij vendi, sepse ata nuk kanë sedër dhe nuk e kanë ndjenjën morale, që të distancohen, apo të largohen nga kolltuqët e tyre të çelbura , për deri sa, vendi të mbajë zgjedhjet e reja!.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora