E premte, 26.04.2024, 01:01 PM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Arratisje nga errësira

E diele, 02.10.2016, 11:08 AM


Arratisje nga errësira

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Tragjedia jonë kombëtare ka të bëjë me kulturën dhe fenë, por mediokër-it tanë zgjedhin për të trajtuar simptomat në vend që të shikojnë shkakun, sepse atyre u mungon njohuria për ta kuptuar kontekstin.

***

Unë kam respekt të thellë për vendin, historinë dhe popullin tim, prandaj prej vitit 2001 angazhohem që edhe përmes opinioneve të mia, të kontribuoj pak. Është më mirë për të ndezur një qiri se sa të mallkosh errësirën. Mund të imitohet e falsifikohet bota mbarë, veç atdhedashuria jo. Atdhedashuria nuk mund të vidhet, ajo është vlerë e edukatës familjare dhe përcillet prej prindërve tek fëmijët, ajo jeton vetëm në zemrën që di të jepet me të gjitha forcat, ajo është burimi i çdo lumturie për Kombin dhe Vendin.

***

Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.

***

O shqiptar, ti e ke humbur rrugën në oborrin tënd! Pasi je i manipuluar, për motive primitive fetare je në gjendje të vdesësh për Turqi, Greqi dhe Arabi por ke harruar dhe tradhtuar nënën Shqipëri. Në qoftë se ti nuk e duash vendin tënd, nuk i din rrënjët tuaja dhe nuk je i lidhur më me ta, atëherë gjithashtu do të kesh probleme edhe me pjesën tjetër të Evropës. Një pemë pa rrënjë bie poshtë. Një pemë me rrënjë herët a vonë do të bëhet një pyll.

***

Për shkak të pisllëqeve të bastardëve politik dhe kopilëve fetarë, Shqipëria (brenda dhe jashtë murit të arbrit) në këto 17 vitet e fundit është konvertuar në një mbretëri të verbët (në mbretërinë e verbër edhe mbreti është me një sy). Prandaj është duke humbur mbështetjen e miqve të jashtëm, lidhjen dhe drejtpeshimin. Gremiset, shembet, rrëzohet përdhe.

***

O Shqiptar! Beso në cilëndo fe, por dije se Kombi para fesë, sepse feja është vetëm problemi privat i yti dhe nuk ka asgjë të kërkoje as në shkollë, as në bërjen e politikave. Dhe, mos e tepro me religjionin duke menduar vetëm për vdekjen, përndryshe nuk e shijon jetën. Një ditë do të vdesim. Por, të gjitha ditët e tjera do të jetojmë. Është mirë të ikësh nga errësira dhe të mendosh siç vijon:

Është e mirë ndjenja se unë kam dalë më jashtë errësirës. Zbulimi se dielli shkëlqen. I vetëdijshëm se tuneli mund të shembet kur të donë – sepse unë nuk gjendem më aty.

***

Patriotët e vlershëm shqiptarë e duan Vendin e tyre dhe duan një të ardhme më të mirë për të gjithë Kombin. Të tradhtosh atdheun, të sakrifikosh ndjenjën e së vërtetës, ndershmërinë intelektuale, burrërore për interesa fetare, partiake, klanore, fisnore apo çdo interesi tjetër, është tradhti. Kur në luftën e interesave e parullave, e vërteta rrezikon të zhvlerësohet, shfytyrohet e dhunohet njëlloj si individi, detyra jonë e vetme është t`i kundërvihemi ashpër me të gjitha mjetet dhe të shpëtojmë të vërtetën, apo synimin për të arritur atë, si të vetmin ligj të civilizimit, burrërisë dhe atdhedashurisë.

***

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, po më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin.

Ti u rrëzove, do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora