E premte, 26.04.2024, 08:47 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Me fat Bajrami Shqiptarë!

E marte, 05.07.2016, 07:19 PM


Me fat Bajrami Shqiptarë!

 

Nga Asllan Dibrani

 

Urimi duhet të bëhet në gjuhen tuaj

Shqiptarë na krijoj Zoti

Me menduar e me fol shqip

Një zot kemi të gjithë o vëllazëri.

 

Dje sot edhe  moti

Vetëm shqip duhet të lutemi

Se n´këtë gjuhë do t´na kuptoj

Edhe Zoti qe s'deshi të na lind tjerë.

 

Shqiptarë  Ai na krijoj

T´falem pra o Zoti i madh

Qe na fale këtë gjuhë t´bekuar,

Kush i shkel dhuratat e Zotit ,le të jetë i mallkuar.

 

Na dhurove t´bukrin atdhe

Që ta ruajmë si sytë e ballit

As fe nuk ka pa atdhe

Çdo shqiptar e dinë,që kur ka le

 

Fe e keni  gjuhën tuaj

lutnu shqip or shqiptarë

Mos harroni gjuhën tuaj

E të lutemi në gjuhë të huaj

 

Mos i bëni Zotit tradhti

Mos e mashtroni  me njëqind dredhi

Duane njëri tjetrin  si vëllai vëllain

Se i huaj s'të ka asgjë edhe  ashtin ta hanë

 

Pra shqiptar me fat BAJRAMIN

Në zemrat e juaj te mbretëroj dashuri

Me plotë gëzime e harmoni

Dhe në shtëpitë tuaj shumë begati

 

Në Arbëri,po jetoni or shqiptarë

Leni ato gjuhë te huaj or të mjere hoxhallarë

Mos duroni zullumqarë,

Mos duroni argat te huaj  jemi vëllezër,gjak shqiptar

 

S'jemi turq,sllav as arab or të pa tru

Jemi shqiptar me fise ilire,Zoti na ka dhuruar

Katolik e Mysliman, Ortodoks e Shehlerë

Festoni se bashku  e si vëllezër

 

T´gjitha festat i kemi tonat

Shqip të këndojmë or hoxhallarë

Mos pallni ju si gomarë

S'ju  kupton asnjë shqiptar

 

Një ZOT t´gjithë e besojmë

Gjuhë, kulturë  e kemi tonën

Mos u bëni të huaj për popullin tuaj

Se as lumi s'do tu lajë

 

Mos tradhtoni zotin ju or tru tharë

Me atë arabishte  në Saharë

Qe s'të njeh kombin tuaj as si popull

Jemi shqiptar me Evropën

 

Atdheu tonë ne ta nderojmë!

Pa rrenca  e me mjekërra të pa larë

Ata s'janë shqiptarë  si ku ne

Janë pjellë e huaj e otoman e te pa fe

 

Atdheu i ynë  s'duron  maskarenj

As të shitur për tjetër kënd

Donë shqiptar të lindur tamam

Që festojnë shqip edhe për Bajram!

 

Poemë nga Asllan Dibrani  kushtuar festës së Bajramit tek  shqiptarët me datën 05.07.2016 Shtutgard Gjermani!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora