E merkure, 16.10.2024, 04:49 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Çeliku: Burra as për varre e as në histori

E diele, 03.07.2016, 01:11 PM


BURRA AS PËR VARRE

E AS NË HISTORI

NGA KALOSH ÇELIKU

Debilat politik: arsimor dhe kulturor m’i tregojnë sot, haptas kufinjt e arave dhe livadheve të Babait. Arat dhe livadhet, që Unë me drapër dhe kosë në dorë i kam korrur e kositur nateditë me vite para syve të Qoftëlargut. Edhe, i kam shitur pëllambë për pëllambë mes fushe për arsimin, kulturën dhe Çështjen Shqiptare, rrëzë Çukës, në Kërçovë.

Thirrje “revolucionare” bëjnë sot për ta nxjerrë popullin shqiptar në rrugë duke përfituar mbi kurriz të tragjedive provokative familjare për qëllimet e tyre të errëta politike. Jo se, aq shumë e duan popullin shqiptar, por luftë bëjnë për postet e tyre politike. Pushtetin, në Shtetin e “përbashkët”.

Fatkeqësia: ende populli shqiptar vazhdon të protostojë në rrugë me organizatorë të “fshehtë” të protestave “revolucionare paqësore”. Përgjegjësinë politike duke ia lënë mbi kurriz mu si Dje, popullit shqiptar. Mirë, ore burra: populli shqiptar me vite është në rrugë i papunë, por si ta kthejmë në punë?! Shtëpi.

Dudumë, m’i tregoni arat e korrura pas Çuke! Livadhet e kositura mes Vapës Madhe! E di, nuk keni përgjigje. Edhe,  pasi nuk keni përgjigje?! Unë, kam përgjigje: E Nesërmja, do t’ju japë përgjigje.

Arat e atyre burrave me armët në brez e fishekët përqafe, patjetër Nesër do të na japin përgjigje: Thyeni qafën në varre!...

Ju, nuk kishit qenë burra pushke: as për varre, e as në histori...



(Vota: 27 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora