E merkure, 24.04.2024, 06:35 AM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Talha U?urluel; ose kur lugatët fusin gojën në punë

E marte, 05.07.2016, 08:47 PM


Talha U?urluel; ose kur lugatët fusin gojën në punë

Nga Elvi Sidheri

Një video që xhiron së fundi në hapësirën e internetit, duke i shpëtuar kështu për fat të madh censurës apo vetëcensurës së stërnjohur të “homo albanensis” modern, na shpërfaq fort qartë atë që shumëkush ndër ne e di tepër mirë, por që gjithësesi, shpesh e harrojmë në mënyrë krejt të turpshme...

Pra, që ish pushtuesi ynë jetëgjatë, jo vetëm që nuk e ka kryer aktin e nevojshëm të vetëçlirimit nga fantazmat e së kaluarës së tij, por, për më tepër, këto shajni të kobshme të së shkuarës së mugët, na i sjell si pa të keq në shtëpinë tonë, duke na përqeshur dhe tallur ditën për diell, në hijen e mauzoleut të simbolit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Bëhet fjalë, për ata që ende s’e dinë – jo për gjë, po shqiptarët e sotëm çoku kanë edhe të tjera probleme ekzistenciale me shumicë, kështu që domosdo, iu shpëtojnë ca detaje të këtilla zvetënuese të krenarisë sonë të mbetur kombëtare – për një vizitë ndoshta turistike të një grupi vizitorësh turq në Lezhë te mauzoleu i Skënderbeut, ku ciceroni i turmës turkomane, për minuta të tëra, shan, fyen, përçmon, gënjen, mashtron, jargëzon urrejtshëm, mallkon, çakërdiset në antishqiptarizëm dhe shkel me këmbë çdo normë elementare respekti për vendin pritës të huaj ku ndodhet...

Dhe si e gjen ai pra, mënyrën sesi paskësh vendosur të na e “nxjerri ujën e zi” pranë një nga vendeve më simbolike të qenësisë kombëtare shqiptare?? E thjeshtë, duke lëshuar një lumë të zi katrani ofendues ndaj figurës së Gjergj Kastriotit, pikërisht ndërsa shkel brenda mauzoleut të tij, ish kishës ku dikur u patën prehur eshtrat e tij fisnike, tamam ato që paraardhësit e tij osmanë, i patën rrëmbyer çnjerëzisht dhe vërvitur kushedi se ku, duke përdhosur kështu pikërisht osmanshëm, mbetjet mortore të atij njeriu që në jetë qe kthyer në makthin e qindra mijëra ushtarëve turq të mbarsur me etje për gjak, të pashallarëve, sanxhak-bejlerëve dhe vetë sulltanëve turq-osmanë, që Krujën as me bisht të syrit në jetë s’e patën vështruar dot, teksa zhdëpeshin mirë e mirë në “dajak” shqiptari arbëror për 25 (plus 10 vite të tjera faktikisht, gjer në rrethimin e Shkodrës).

Njeriu në fjalë me këtë emër dhe mbiemër të habitshëm dhe gjithçka përveçse europian, nuk e kam idenë se çfarë përfaqëson ? duan të thonë se ka lidhje me një organizatë të financuar nga autoritetet zyrtare turke gjithaq (TIKA) që merret me rikonstruktimin e “trashëgimisë” osmane arkitektonike dhe “kulturore” në ish zonat e pushtuara për shekuj të tërë nga turqit osmanë – dhe ndër të tjera, mua dhe cilitdo shqiptari, as që do të na qe prishur gjiza për të mësuar më tepër rreth këtij të fandaksuri osman-dashës.

Jo pra, e mira jonë si popull, në shumicën e rasteve, është se ne rrekemi të shohim përpara, të kaluarën, përgjithësisht të errët ? mënjanë pikërisht epopesë arbërore të Gjergj Kastriotit që Talha U?urluel efendiu s’e gëlltit dot as me sherbet bakllavaje apo raki e sharap – nuk duam ta harrojmë, por gjysmë-vetëdijshëm e stivojmë në cepin më të largët të trurit, duke shmangur kështu me dashje, rikthimin e traumave gjenetike si puna e kësaj që na u pat shkaktuar veçanërisht nga pushtimi në vijimësi thelbësisht shtazarak, rrënues, dërrmues, asgjësues dhe krejtësisht negativ osman.

Sa për pakëz devijim pa iu larguar temës themelore të shkrimit, vetë përdorimi tejmase i termit “osman” për të cilësuar dhe përshkruar periudhën rreth pesë shekullore të zgjedhës sulltanore turke mbi shqiptarët, përbën një masë të dukshme me prirje të qarta “rishikuese” të historisë së bashkëjetesës së detyruar (mes të sunduarish gjakpirë dhe pushtuesish gjakatarë në shumicën absolute të rasteve) të shqiptarëve dhe turqve.

Termi “osman” në realitet historikisht është me vend, pasi si “turq” jo më larg se vetë Mustafa Kemal Ataturku largpamësisht pati vendosur t’i quante shtetasit e ngrehinës së tij të re kombëtare të quajtur Turqi, të themeluar mbi rrënojat e Perandorisë së cofur tashmë Osmane, duke ua marrë kështu emërtimin e përgjithshëm etnik dhe gjuhësor, fiseve të shumta turkofone, të përhapura qysh nga Kina (Ujgurët) nëpër Rusi (Tartarët e Tatarstanit dhe shumë mini popuj të tjerë turq të Siberisë e gjer në Krime) dhe Azinë Qendrore (Kirgizë, Kazakë, Uzbekë), në Azerbajxhan e për të mbaruar me turqit e vetëm të krishterë ortodoksë, Gagauzët e Moldavisë.

Fisi turk që sulmoi dikur Arbërinë dhe gjithë Ballkanin e vetë Europën, quheshin Osmanë, ashtu si para tyre patën spikatur për fuqi dhe zgjerim territorial, Selxhukët.

Por ndërkaq, në rrethanat e reja të pas instaurimit të regjimit laik të Turqisë moderne dhe europianiste të Ataturkut, termi “osman” u përdor ndër të tjera, pikërisht si “fshehje e dorës” për të ndryrë prapa kuintave të historisë, mënxyrat dhe mizoritë e së kaluarës, kryesisht ndaj popujve që më të zezën kishin pësuar nga osmano-turqit e dikurshëm, ku veç armenëve, ne shqiptarët prijmë dukshëm në këtë klasifikim tepër të dhimbshëm vuajtjesh dhe shfarosjeje të zbatuar dhe zgjatur nëpër shekuj nga zgjedha turko-osmane mbi kurrizin tonë në sensin etnik, gjuhësor, fizik dhe identitar.

Ekuacioni pra ishte tepër i thjeshtë: “Osmanët i përkasin së kaluarës, të mirë (sipas historiografisë moderne turke) apo të ligj paçin qenë ata”, kur pas Ataturkut kemi vetëm termin aktual “turq”.

Kështu, në këtë mënyrë, jetësohet një lloj “disgresioni” (dalje nga tema) historik në dëmin e vetëdijes sonë lidhur me të kaluarën tonë të errët nën “hyqmin” osmano-turk.

Pushtimi shumë shekullor, krimet, shfarosjet, tentativat e pafundme për tjetërsimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, fetar dhe vetë qenësisë thelbësore shqiptare përgjatë pesë shekujve, masakrat, mizoritë, lumenjtë e gjakut shqiptar, i “lihen në derë” osmanëve, si mall pa zot; sikur t’i qenë atribuar një entiteti amorf të së kaluarës, që nuk gëzon asnjë lidhje me askënd në të tashmen e marrëdhënieve të “lumtura dhe vëllazërore” të kardeshllikut turko-shqiptar.

Turqit e sotëm janë “vëllezërit”, kurse “osmanët” çoku na e paskëshin dashur fort të mirën, por ndonjëherë qëllonte që gjithmonë për të mirën e hallkut dhe miletit “içik si pis dhe edepsëz arnavut”, të na vrisnin, rrjepnin të gjallë, të na sharronin në dysh, të na i dhunonin gratë, të na i rrafshonin qytetet me tokën, të na i shpinin si skllevër nëpër Azi e Afrikë banorët kokëfortë të trojeve tona, të na detyronin të emigronim masivisht për në Apeninet fqinje tej Adriatikut dhe Jonit, të na linin shekuj prapa Europës dhe vetë fqinjëve tanë që bënin “kokrrën e pallës” si raja të bindur të Padishahut dhe Portës së Lartë, duke u lejuar atyre edhe pavarësinë 100 vite para nesh, duke ua falur tokat tona si karamele e gjithçka tjetër.

Prandaj pra, termi “osman” referuar të shkuarës plot hije dhe aspak dritë turko-shqiptare, është aq i dashur për të gjithë revizionuesit filo-turq të atyre pesë shekujve pushtim.

Sepse “osmani” lehtëson nga barra gjenocidiale “turkun” e sotëm, duke i dhënë atij mundësinë rrjedhimisht, që tipa të tillë si ky Talha U?urluel, të vijnë në Shqipëri dhe të përdhosin kryesimbolin tonë kombëtar, pikërisht mbi ish varrin e tij, të përdhosur në mënyrën më antinjerëzore, nga të tjerë turq shekuj më parë.

Osman dhe turk pra, është njëlloj si të ndash pushtuesin gjerman të Rajhut të Tretë, nga Nazizmi, serbin pushtues nga çetniku, grekun pushtues nga andarti e kështu me rradhë.

Talha efendiu s’ka faj, fajin e kemi vetë ne shqiptarët si gjithmonë.

“Skënderbeu nuk bënte luftë, por plaçkitje, ai zbriste tinëzash nga malet dhe vriste e priste gra dhe fëmijë, pleq të pambrojtur. Ai ishte njëlloj si PKK-ja e kurdëve sot”...

“Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy, pra shqiptarë besnikë të Osmanëve ose si Skënderbe tradhëtar”...

Fjalë këto të efendiut të lartpërmendur, brenda mauzoleut në Lezhë të Gjergj Kastriotit.

Tani, meqë me të rrjedhurit nga trutë nuk para ia vlen ta lodhësh gojën dhe mendjen e t’i hysh debatit, nuk po përçapem aspak të çmontoj gjithë marrinat e përçarta të këtij “dybleri” eunuk anadollak.

Do theksuar se edhe në dëshironte, Skënderbeu kur zbriste me vërtik nga malet shqiptare për të goditur murtajën osmane që kish pushtuar si llavë e përflakur llumi vullkanesh aziatike fushat arbërore, gra, fëmijë e pleq, s’vriste dot.

Sepse ky “akt” qe kryer tanimë në nivelin shpesh 100% fëmijë, gra e pleq arbërorë, nga osmanët aty ku shkelte këmba e tyre.

Të tjerët, mbushnin haremet gjithmonë turke-osmane, shiteshin si skllevër, apo vdisnin në mënyrat më çnjerëzore të imagjinueshme.

Kë do vriste e priste Skënderbeu pra?

Mënjanë ushtarëve të ushtrisë pushtuese dhe shfarosëse osmane?

Të luftosh okupatorin ngaherë është nderi më i lartë për një popull dhe kryetrimin e tij.

Të luftoje dhe vrisje sa më shumë ushtarë të një okupatori aq të dhunshëm në kufijtë e apokaliptikes saç qenë osmanët në vërshimin e hordhive të tyre gjakatare drejt Arbërisë, ishte një detyrë dhe vepër e pashmangshme dhe epike, që vetëm Gjergj Kastrioti, diti dhe mundi ta bëjë, pavarësisht rrethanave krejt të pafavorshme, resurseve të pakta njerëzore dhe gjithë kushteve të tjera tërësisht të vështira me të cilat u pat përballur ai dhe populli i tij.

Sa për idenë dhe dilemën që përdëlluaka gjer në lot në sy dhe shurrë në brekë Talha efendiun, nëse u dashka të qenkemi besnikë ndaj osmanëve si arnavutër pis milet, apo tradhëtarë si Gjergj Kastrioti?...

Epo, kurrë ndonjëherë fjala “tradhëtar” s’më paskësh tingëlluar më e fisme, e dëlirë, e bukur, e hijshme, ashtu si edhe raca jonë e lashtë europiane.

Mehmet Akif Ersoy-n nuk e njoh, duke ditur se ka qenë një poet i madh turk; por për një Bylent Ersoy në Turqinë e sotme kam dëgjuar ndërkaq...

Me siguri që Talha efendiu, këtë “dylber” travestit të njohur të skenës muzikore turke, e njeh mirë dhe padyshim që shije të njëjtë ndajnë në krevat me të gjithaq.

Nëse efendiu Talha kërkon të këtillë shqiptarë besnikë ndaj osmanëve, nuk besoj se do i gjejë me shumicë mes shqiptarëve të ditëve tona; le t’i kërkojë mejhaneve dhe “pavijoneve” plot me putana travestite apo jo, të Stambollit, se ka për të gjetur patjetër.

Të jemi “tradhëtarë” si Skënderbeu, sigurisht që PO, njëqind herë PO.

EVET efendi Talha U?urluel, edhe fort të nderuar për këtë cilësim jemi!

Ndërkaq, “nacionalistët e vërrës në ujë” që pluskojnë anembanë shqiptarësisë moderne, kanë një rast të dëshmojnë se nuk nacionalizmojnë për “hobby” apo kundër kujtdo, përveç “Babës Osman-Turk”.

Duke kujtuar një shprehje lapidare tashmë të Jozefina Topallit: “Ky njeri duhet qit për zhelesh nga Shqipëria”!



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora