E shtune, 27.04.2024, 04:19 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Ditë të zjarrta

E enjte, 16.06.2016, 08:11 PM


Ditë të zjarrta

Fragment nga romani “Në kërkim të Lirisë”

Nga Reshat Kripa

Ishte mbrëmje. Fatosi po dëgjonte emisionin qëndror të lajmeve. Spikerja, me një zë që dukej sikur nuk ishte i zakonshëm, po tregonte për një demonstratë që ishte zhvilluar në qendrën e studentëve në kryeqytet.  Fatosit i dukej sikur zëri i saj dridhej. Fliste, por herë pas here, pushonte dhe pas disa sekondave fillonte përsëri.

- E ka nga emocionet, - mendoi Fatosi.

Spikerja fliste për një djalosh, student i fakultetit juridik, që ishte vënë në krye të studentëve. Ajo fliste dhe Fatosi dëgjonte. Një ndjenjë nostalgjie e  kishte  pushtuar. Nuk e di sepse por nga sytë i rrodhën dy pika lot.

- Babi, çfarë ke? –  e pyeti vajza që porsa kishte ardhur.

- Filloi! Filloi! – i tha ai me një zë të gëzuar.

- Kush filloi?

- Furtuna. Furtuna e madhe    do    fshijë  nga faqja e dheut përbindëshin që na shpërfytyroi, që na sakatosi dhe depersonalizoi.

Shikonte në ekran studentët që njëzëri thërrisnin: E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe para syve  i  dilte fëminia e tij. I dilnin shkrepat dhe  gërxhet  nëpër    cilat ishte detyruar të kalonte.

- Edhe   ne  kështu u ngritëm  kunder tiranisë, - i tha së bijës. – Por atëherë ishim në gojën e ujkut dhe duhej të luftonim në ato kushte.

Fatosit  iu  shfaq  para  syve  gjithë  e  kaluara  e largët. Iu kujtuan ditët kur ai së bashku me dy shokët e tij, Mondin dhe Janin, fshehurazi shpërndanin trakte nëpër rrugët e qytetit.

I lindi ideja të shkruante diçka. Por për çudi asgjë nuk i vinte ndër mend për ta hedhur në letër. U mundua më kot për një kohë të gjatë, por frymëzimi nuk donte që nuk donte t’i  vinte.  U  ul    kolltuk,  mori një libër dhe filloi ta lexoj por, shpejt e kuptoi se nuk mbante mend asgjë nga ato që kishte lexuar. Hoqi dorë.

Ndërkohë dëgjoi tingujt  e  një  kënge    njohur. Nga shtëpia pranë vinte zëri i radios, volumi i së cilës ishte hapur aq shumë  sa dëgjohej në të gjithë bllokun. Ky ishte zakoni i njerëzve në atë kohë. Dueti italian Albano dhe Romina Pauer po këndonin këngën Libertá. Vargjet e saj kumbonin fuqishëm në veshët e tij

Një ndjenjë e çuditëshme e pushtoi. Ishte një ndjenjë dhimbjeje dhe krenarie. Kush  ka provuar robërinë mund t’i ndiejë më thellë vargjet e kësaj kënge.  Ndjenja e lirisë, për të cilën kishte luftuar që fëmi, e bënte që t’i dridhej zemra dhe  t’i  rridhnin  lotë  nga  sytë.             Para syve i doli e kaluara.

 

Mblidheshin çdo pasdite dhe shkruanin traktet. Kur errej i ngjisnin  mureve të rrugicave dhe shesheve të qytetit. Në mendjen e tij ato rrugica dhe sheshe kishin mbetur ashtu si ishin atëherë. Vrenezi e Muradija, Varoshi e Tophanaja, Çolja e Kumja, Sheshi Kateqit e Sheshi Pashait i dilnin para syve me traktet në muret e tyre.

Ishin ditë të turbullta. Shpesh herë monotoninë e përditëshme e prishnin avionët e huaj që gëvishtnin qiellin shqiptar dhe që shoqëroheshin me një breshëri të paparë kundërajrorësh  e mitralozësh që mundoheshin t’i godisnin, por asnjëherë nuk ia arrinin qëllimit. Avionët hidhnin trakte ku bëhej thirrje për kryengritje të armatosur. Njerin prej këtyre trakteve  Fatosi  e  kishte  gjetur  në taracën e shtëpisë. E kishte  hapur dhe në krye të tij kishte  lexuar:

 

“Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”

 

Më poshtë vijonte thirrja për t’u ngritur kundër sistemit totalitart dhe në fund nënshkrimi:

 

Komiteti  Kombëtar “Shqipëria e Lirë”.

 

Ky trakt iu ngulit në mendje dhe, në mënyrë të veçantë, shprehja e shkruar në krye të tij, një shprehje nacionaliste shqiptare, që tregonte përse kishin luftuar ndër vite bijtë e këtij kombi. Ndoshta ishte  ky një nga shkaqet që ai së bashku me dy shokët e tjerë, Mondin dhe Janin, të krijonin  organizatën antikomuniste “Atdhetari” dhe të shpërndanin trakte në qytet. Në krye të çdo trakti shkruanim shprehjen:

 

“PërLiri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”

 

Para   se      fillonin   aktivitetitin   Fatosi    kishte vrapuar në shtëpi ku kishte marrë një flamur pa yll, që e ëma e ruante në sëndukun e saj dhe që dikur e vendosnin mbi portën e hyrjes së shtëpisë në ditën e Festës Kombëtare. E  shtruan  mbi  tavolinë  dhe  duke  vendosur duart e djathta mbi shqiponjën dykrenore u betuan:

 

“Për liri, pë Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”

 

Duke shqiptuar këtë shprehje,  ndien  t’u  lageshin sytë. Ishin lotë dhimbje për lirinë, për atë që u kishte munguar me vite.

Mësimet pothuajse i kishin harruar fare. Ishin në vitin e parë të gjimnazit. Po afronte fundi i  vitit  shkollor. Një ditë i thirri, Harilla, drejtori i shkollës.

- Përse kjo rënie në mësime?- u tha. – Ju jeni nxënës të shkëlqyer.

Ata rinin të heshtur. Nuk dinin si    përgjigjeshin. Me veten e tyre mendonin se ishte pikerisht drejtori  ai  që i kishte mësuar ta donin atdheun dhe lirinë dhe për to të sakrifikonin edhe jetën, po të ishte nevoja. Atyre iu kujtohej se kur drejtori fliste per lirinë (ai u jepte lëndën e letërsisë), deklamonte vargje të tilla si këto:

 

Të kisha ah, fuqi prej perëndie,

T’i  jepja shkelmin kësaj gjithësie,

Dhe të krenja botë tjetër ku të kishte,

Çdo plotësim dëshire e lirie!

 

Mendonin   se   ëndrrat   mund     realizoheshin vetëm me traktet e tyre. Mendonin se ishin të pakapshëm. Por, një ditë, ato u ndërprenë. Ishte maj kur Dhimitri, punonjësi i ofiçinës së qytetit, që më vonë do të  merrte, si shpërblim për shërbimin e kryer, bursë studimi në shkollën e aviacionit në Bashkimin Sovjetik, i denoncoi    organet  e Sigurimit të Shtetit.

Kështu filloi kalvari i përndjekjeve dhe  secili  prej tyre ndoqi rrugën që i kishte caktuar fati. Jani me temperamentin e tij të rrëmbyer u mundua të çante perden e hekurt, duke marrë rrugën e emigrimit, por nuk i eci. Një sëmundje e rëndë e ndau nga jeta, kur sapo kishte filluar ta jetonte atë, kur sapo kishte filluar të bëhej diçka. Mondi i matur dhe i ngadaltë u end për vite të tëra nëpër fshatrat e veriut të vendit duke kënduar me zërin e ëmbël këngën e tij të preferuar ‘’Erëza Malore‘’. Ndërsa Fatosi i   qëndroi   besnik   qytetit   duke    ngritur    mure,    duke ëndërruar për të ardhshmen, duke  ëndërruar  për lirinë.

 

Albanua me  Rominën  kishin  kohë    e  kishin përfunduar këngën e tyre. Kurse atij vazhdonin t’i buçisnin në vesh vargjet e saj: Io vivrò per avere te!

Shikonte studentët e Universitetit të Tiranës që marshonin nëpër rrugët e kryeqytetit me parullat  për liri dhe demokraci dhe në to vështronte rininë e tij në ato ditë të zjarrta. Mendonin se do të  ishin    përjetshëm,  se  nuk do    kishte  forcë    botë     mund  t’i  ndalonte.  Por mosha në të cilën ishin, nuk i lejonte të shihnin realitetin.

Tanimë kohët kishin ndryshuar. Vala e lirisë ishte përhapur në të gjithë Lindjen, vendet e të cilave kishin muaj që e kishin fituar. Nuk  mund të mbetej prapa Shqipëria. Mjaft ishte vonuar deri më sot. Koha nuk  priste.  Rinia  ishte  ngritur    këmbë. Ishte ajo që kishte marrë përsipër përmbysjen e madhe,    ëndërruar dhe    larë  me  gjak  dhe  vuajtje  për  gati  një  gjysmë shekulli.

Kjo ditë kishte arritur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora