E premte, 26.04.2024, 09:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Revista Shqiptari per shpirtin Tuaj (nr. 146 - 2008)

E diele, 17.08.2008, 01:02 PM


Fondat de Nikolla Naço (1888) - Serie nou? (1993) -

fondator: Gelcu Maksutovici. Nr.146 (2008)

Periodic al Uniunii Culturale a Albanezilor din România

Periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë

Director: Tiberiu Puiu, Redactor-?ef (kryeredaktor): Baki Ymeri

Singurul popor din lume, înrudit cu românii pe linie daco-traco-ilir?, este poporul albanez.

I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës dako/trako/ilire, është populli shqiptar.

Nikolla Naço dhe shembujt e shenjtë të veprave të tij

”Plagët e shpirtit t’im u shëruan! Tashi le të vdes! Zot’ i math më paska falur një vdekje të ëmbël. Rroftë Shqipëria!” (Nikolla Naço, 1913)

           

Historia e gazetës Shqiptari-Albanezul, u lind nga një përkushtim i sinqertë dhe dashuri përvëlimtare ndaj Shqipërisë, ngase ky ishte dhe qëllimi jetësor i Nikolla Naços, kryetar i Shoqërisë Shqiptare Drita. Misioni i Naços ishte flakja e sundimit osman, ndriçimi kulturor dhe integrimi i kombit shqiptar në një hapsirë të përbashkët etnike, gjeografike dhe historike; vetëqeverimi dhe krijimi i Shqipërisë reale përmes përfitimit të pavarësisë. Sipas studimit të Lasgush Poradecit Një fatos i veteranërisë shqiptare, Nikolla Naço „boton të parën gazetë shqipëtare, bën të parën shkollë shqipëtare, inauguron të parën kishë shqipëtare, dorëzon të parën xhami shqipëtare, redakton të parin plan strategjik për Kryengritjen e Madhe shqipëtare”.

Gazeta e Naços, sipas Lasgushit, „ka për qëllim të vazhdojë luftën e filluar për të nxjerrë nga robëria fisin shqipëtar, duke e ngopur me dashurinë e shentëruar të mëmëdhesë, ta mësojë kombin shqipëtar që ta ruajë me shenjtëri gjuhën e tij, karakterin e tij, zakonet e stërgjyshërve dhe madhërinë e tij të përmëndur”. (Fragment nga Një fatos i veteranërisë shqiptare, fytyra urdhëronjëse dhe aktiviteti historik i kryeveteranit Nikolla N. Naço-Korça, Konstancë, 1932).  Numri i parë i gazetës Shqiptari / Albanezul doli në dritë para 120 vitesh, më 7 Gusht 1888. Gazeta del një herë në javë, „nënë urdhërit të një pleqësie”, me artikuj në gjuhën shqipe dhe atë rumune. Në faqet e para të numrave të parë, tribuna kombëtare e shoqërisë Drita hapet me dy shtylla: Letëra e Florinjtë dheLetëra e Zezë, në të cilat lartësohen atdhetarët dhe fshikullohen tradhëtarët, fajtorët, prishësit e shoqërisë e të njerëzisë, njerëzit me shpirt të vogël që u shërbejnë interesave të poshtra e të turpshme. Mendimet e mia, thekson N. Naço në një broshurë të tij, „drejtoheshin kah krijimi i një marrëveshjeje ndërmjet shqiptarëve nga të gjitha anët e botës nëpërmjet botimit të një gazete, që do t’i shprehte konkretisht dhe do t’i përfaqësonte drejtësisht kërkesat dhe aspiratat mbarëkombëtare”. (B.Y.)

 

                           

 

 Albanezul / Shqiptari                          (nr. 146/2008)                                                                        2

     Një antologji e përbashkët (rumuno/shqiptare)

                                      O antologie comun? (româno-albanez?)

 

Këto ditë doli në Bukuresht një antologji e përbashkët rumuno/shqiptare: Frumusetea frumusetilor / Bukuria e bukurive (Editura Do-Minor, 2008). Ideja e realizimit të një vepre të këtillë i përket poetit kosovar Jeton Kelmendi. Autor i pasthënies („Kroi i ilaçit me poezi, apo për historinë dhe poezinë e tjetrit”) është eseisti Marius Chelaru, ndërsa seleksionimin dhe përkthimin e lëndës poetike e ka realizuar autori i këtij shënimi (B.Y.). Në kuadrin e medalionit me titull  „Në vend të përqafimit” (fq. 4), jepet në të dy gjuhët qëllimi i botimit. Në këtë vëllim  defilon shpirti poetik i disa poetëve të mirënjohur  për vlera të veçanta, të rikënduara në gjuhët në të cilat poezia konsiderohet si një instrument magjik për harmonizimin e botës. Qëllimi kryesor është promovimi i diversitetit të vlerave të përbashkëta. Nga poetët shqiptarë i kemi dhënë prioritet Kosovës në vitin e Pavarësisë. Faktikisht, pjesa e parë e kësaj vepre (Dardania poetike), është kontinuitet i afirmimit të vlerave kosovare pas antologjisë së parë („Ishulli i pavdeksisë”, 2005). Jo rastësisht kemi zgjedhur një modalitet të këtillë, të cilën mund ta thërrasim 7 me 7-të. Shtatë poetë shqiptarë nga Kosova (Edi Shukriu, Ibrahim Kadriu, Flora Brovina, Ramadan Musliu, Miradije Ramiqi, Ndue Ukaj, Jeton Kelmendi) dhe shtatë nga Rumania, e shpalojnë shpirtin e tyre në një libër të përbashkët me një tutull sugjestiv: “Bukuria e bukurive”.

Dhe jo rastësisht kemi vendosur që për çdo vit t’i inkorporojmë poetët më të mirë të dy popujve në nga një antologji të ngjashme, duke i përfshirë edhe poetët e diasporës. Dikush mund të preket pse s’e kemi futur në libër, edhepse mund të jetë më i njohur përnga vlerat, botimet dhe shpërblimet. Kriteriumet tona nuk bazohen vetëm në vlera, por edhe te shpirti dhe dashamirësia e autorëve për të bashkëvepruar me Bukureshtin. Fjala është për rëndësinë historike të momentit për të trasuar një rrugë poetike ndërmjet Prishtinës dhe Bukureshtit, rrugë të cilën e kemi nisur para katër vitesh (me botime veprash të autorëve kosovarë) dhe e cila ka efekte pozitive: përveç dy lansimeve të suksesshme në Bukuresht (Sali Bashota, 2005, dhe Jeton Kelmendi, 2008), poetët dhe eseistët rumunë kanë botuar në revista të tirazhit të lartë dhjetra recensione me vlerësime të larta për forcën mnagjike të poezisë shqipe, gjë që dëshmon se poetika e mund politikën, sidomos ata që nuk e kanë kuptuar të vërtetën se fati i botës varet nga Kosova. Kosova sipas një autori shqiptar konsiderohet si „teatri antik i përbuzjes së një populli”. Zëri i Kosovës dëgjohet në zemër të Bukureshtit falë autorëve të kësaj vepre.

Pjesa e dytë e librit (Rumania poetike), nuk është as përmbledhja e parë dhe as ajo e fundit e poetëve rumunë të rikënduar në gjuhën shqipe. Fjala është për një numër simbolik autorësh, të njohur për vlera të mirëfillta (Cassian Maria Spiridon, Varujan Vosganian, Corina Matei). Nevoja për njohjen e njëri/tjetrit është domosdoshmëri e kohës. Kufomat komuniste që s’na njohin e devalvojnë vetveten për së gjalli. Rumunët dhe shqiptarët i josh etja për kulturë. Disa janë duke dhënë kontribut edhe për popullarizimin e vlerave shqiptare në gjuhën rumune (Marius Chelaru, Victoria Milescu, Mihai Antonescu, Florentin Popescu). Njëri ndër ta thekson faktin se poezia shqipe e përlind, se ajo ia freskon kujtesën e një kohe të ndritur, kur Eminescu e konsideronte shqipen si “gjuha më fleksibile në botë”, kur Hashdeu thoshte se “Shqiptarët, pra, nuk janë fis me ne rumunët, por janë vëllezërit tanë. Vëllezër të mirë të të njëjtit gjak”. Hashdeu e kishte fjalën për gjakun dakas. Dakasit në kohën e dardanëve, 200 vjet para Krishtit, këndonin për trimëri, këngë të degdisura sot në gjirin e popullit rumun, por të përjetësuara në gjirin e kombit shqiptar, sidomos në Kosovë. Është i padyshimtë fakti se në letërsinë rumune ekzistojnë edhe poetë të tjerë, njësoj të rëndësishëm si autorët e përfshirë në këtë vepër, por seleksionimin e vlerave e kemi bërë duke patur parasysh afirmimin e një universi lirik të çmuar dhe admiruar, i cili u afrohet vlerave bashkëkohore të Europës. (A. Voka)                                                            

 

                         Albanezul / Shqiptari         (nr. 146/2008)                  3

FLUTURIME LIRIKE / ZBORURI LIRICE

              Julia Gjika

Gjatë këtij viti e pa dritën e botimit në Tiranë libri Muzg, i poeteshës shqiptaro/amerikane Julia Gjika. Lënda poetike e librit ka për autor të parathënies poeteshën Natasha Lako. Julia, sipas autorit të parathënies «shquhet për thjeshtësinë dhe çiltërsinë e ndjenjës së hapur, aq sa të habit me theshtësinë dhe sinqeritetin e saj. Ajo e ka përpara syve botën e sotme urbane, por kulloshtra që derdhet në poezinë e saj është tejet e lashtë» (f.7). Në bregdet ishte verë, thekson poetesha, duke u dashuruar njëherësh «me ty dhe detin». « Një re e bardhë/ mbështetej te mali/ një zambak i bardhë/ hapte fletëtë në ranishte/ Unë vrapoja e zbathur/ mblidhja rrezet/ që binin nga qielli/ Ti, bregu im». Julia Gjika është një grua që pikturon retë me fjalë. Fjala e saj është një magji që i çon ujërat të rrëshqasin: « M’u çelën sytë në magjinë e saj/ dhe botën preka me gishta nga vesa e larë » (f.15). Poetesha shqiptare tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Atlantikut shkruan me shpirt të lirë. Shpirtin e ndjeshmërisë së saj e flladit era: « ku e zë dimri nuk e zë vera ».

Edhepse flet për kope me kuaj e turmë njerëzish që i sodit në botë, ajo s’e harron kurrë  Gjirokastrën e saj ku u lind (1949), as Beratin, Tiranën e Korçën, ku studjoi, punoi dhe redaktoi një revistë, për të botuar në ndërkohë vëllimet poetike Ditëlindje (1971) dhe Ku gjej poezinë (1978). Në vitin 1996 u vendos me familjen e vet në SHBA, ku vazhdon të shkruajë e botojë poezi, portrete e kronika në gazetën shqiptaro/amerikane Illyria dhe në tribunat e tjera të komunitetit të atjeshëm shqiptar. Sipas Klara Kodrës, « poezia e Julia Gjikës në këtë vëllim vjen më e pjekur si poezi lirike meditative ku ndjenja  fshihet pas një cipe vetëpërmbajtjeje, një poezi moderne ku ruan qetësinë dhe nuk tërhiqet aspak nga errësira si modë. Ajo nuk e përbuz qartësinë si mungesë thellësie e supozuar. Kjo poezi karakterizohet nga një varg i lirë me ritëm të shqetsuar ku mendimet dhe ndjenjat alternohen si trokitje të shpejta me një diapazon të gjerë: ajo ngre tema të përjetshme si dashuria, jep tabllo e portrete, prek plagë të ndryshme të shoqërisë së sotme si emigracioni, lufta e Kosovës, racizmi etj. Realiteti aty shtrihet në dy botë:  Shqipëri dhe Amerikë ».

Jam një re në qiellin tënd

Frymëzimet e Julias janë fluturime lirike të c ilat i karakterizon një ndjeshmëri e brishtë. Libri i saj me vlera të padiskutueshme letrare strukturohet në këto cikle: Lirika, Cikli për Kosovën, Të ndryshme, Emigracioni, Ikonat, Shtegëtime dhe Haiku. Julia Gjika mediton për Kosovën dhe klith nga ngazëllimi i çrobërimit të Saj (Po vij te ty, Kosovë!). Poetesha shqiptare kalon kufirin shqiptaro-shqiptar, vjen në Prizren dhe thot: Jam një re në qiellin tënd. Ajo shkon në Krushë të Vogël, viziton Kodrinën e Jasharajve, shkruan për muzgun e Prishtinës / qytetin që të jep energji shpirtërore për të vajtur nga drita në dritë. Poetesha i përkujton dëshmorët e kombit dhe  Zërat që janë mbledhur lart në qiell  (f.66). Julia Gjika është zonja e emigracionit ku grimcat shkëlqejnë në vete, drejt brigjeve të reja. Kënga e saj është vallja e fjalëve dhe vajza e valëve që priste dashurinë në brigjet e detit ku dallgët vetë vajtonin me zë.  Ajo është një meteor i shkëputur nga qielli i brishtë i Atdheut të çrobëruar nga demonët e komunizmit. Julia Gjika shkon gjurmave të mërgimtarëve që e kanë zgjedhur fjalën si instrument për ta afirmuar Shqipërinë tejmatanë brigjeve të Saj.  Ku e gjen poezinë kjo pendë e frymëzuar! Julia Gjika është një botë fjalësh që pyet botën: Ç’po bëj unë këtu?. Ajo është ajo që e bën atë që ia dikton zëri i zemrës dhe ndërgjegja e nusëruar me frymëzim fjalësh që mbështesin kokën gjoksin e malit. Ajo dëgjon gurgullimën e krojeve atje ku ndjen se bulojnë miliona këngë. Julia Gjika ndjen pemët si lëshojnë sythe, ndjen aromën e nënës e të motrës, dhe pranverën që e rriti me këngë. Edhepse mban mbi supe një turmë pranverash të frymëzuara, Julia Gjika është një këngë e re e lirikës shqipe në mërgim. (A. V.)

  

  Albanezul / Shqiptari                           (nr. 146/2008)                                                             4

De?teapt?-te române! Zgjohu rumun!

                      (Din www.floart-press.blogspot.com)

(Din con?inut: În pragul declan??rii indipenden?ei Kosovei, nimeni nu ar fi crezut c? România, nu numai c? nu va recunoa?te cel mai t?nâr stat din Europa, ci ?i va deveni avocatul Serbiei în arena politicii interna?ionale. Care este dragostea acestor popoare (fa?? de Serbia), fiindc? Serbia nu respect? de loc minoritatea român? (din Timoc). România nu a cerut nici-un fel de asisten?? de c?tre comunitatea albanez? din România privind problema kosovar? în decursul preg?tirii sumitului NATO din Bucure?ti.

Agim Popoci

Në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, askush nuk e kishte menduar se Rumania, jo vetëm që nuk do ta pranonte shtetin më të ri të Evropës, por edhe do të bëhej avokate e Serbisë në arenën e politikës ndërkombëtare. Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, madje edhe publikisht, përveçse kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, tha se njëri ndër qëllimet më të rëndësishme të Bukureshtit është anëtarësimi i Serbisë në NATO. Se cila është dashuria e këtyre dy popujve vështirë të kuptohet, sepse Serbia nuk e respekton fare pakicën rumune. Mbetet vetëm jeta seksuale e themeluesit të shtetit rumun, Aleksandru Jon Kuza, ajo që mund të sqarojë ca gjëra e t‘i bëjë kosovarët të jenë paksa më të durueshëm. Gjatë përgatitjeve për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shqiptarët nuk e kishin menduar se një ndër shtetet që nuk do ta pranonte pavarësinë do të ishte Rumania. Pak për miqësinë rumuno-shqiptare dhe nostalgjinë e kohës së Enverit, pak për respektimin e këtij populli në Shqipëri, duke e forcuar idenë me faktin se Rumania tashmë është pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe, pa kërkuar madje kurrfarë ndihme ose asistence nga komuniteti i shqiptarëve të Rumanisë (comunitatea allbanezilor din Romania). E gjithë kjo siguri vuri në gjumë si diplomacinë e Prishtinës, ashtu edhe atë të Tiranës, ndërsa arumunët vetëm sa heshtën.

Nga ana tjetër, Presidenti i Rumanisë nxitoi të na sqarojë se ai na i dashka serbët dhe se është kundër pavarësisë së Kosovës, gjë për të cilën kishte informuar edhe ambasadorët e vendeve të BE-së. Imagjinoni: një mision evropian EULEX, që e kundërshton edhe vetë anëtari i BE-së, do të veprojë në Kosovë, dhe po ky shtet dëshiron atë që nuk e dëshiron asnjë shtet pa dorëzimin e kriminelëve të luftës: Ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian. Ekzaltimi i Baseskut të jetë edhe më i pakuptimtë. Duke folur në televizionin publik, TVR, më 10 maj të këtij viti, ai theksoi se Rumania nuk ndryshon qëndrim lidhur me çështjen e Kosovës dhe nuk do ta pranojë si shtet. Madje, tregoi dhe diçka që Basha dhe Berisha nuk e kanë thënë ose nuk e kanë ditur. "Në agjendën e Samitit të NATO-s që u zhvillua në Bukuresht, prej 2-4 prill, nuk ishte çështja e Kosovës, sepse këtë e ka kundërshtuar Rumania", tha Basesku, duke hallakatur edhe trurin e Sheshelit që e do Serbinë, por jo aq sa Presidenti i Rumanisë: "Një ndër qëllimet më të rëndësishme të Rumanisë është që Serbia të bëhet anëtare e NATO-s". Edhe pse këtë fakt Basesku e arsyeton me faktin se Serbia në NATO do të thotë siguri për kufijtë rumunë e rajonalë, nuk është e qartë si ai nuk e di rëndësinë e pranisë së shtetit që drejton në strukturat euroatlantike. Dhe nëse këtë nuk e ka kuptuar, pse nuk kërkoi më parë anëtarësimin e Serbisë në BE e NATO, në mënyrë që kufijtë t‘i ketë më të sigurt?

Prezente është edhe ideja populiste se kemi të bëjmë me dy shtete mike, ide që për momentin nuk ka kurrfarë baze. Presidenti serb, Tadiç, dhe ai rumun Basesku, mund të zhvillojnë shumë takime, por rumunët në Serbi që jetojnë në Timok ka kohë që i janë nënshtruar pastrimit etnik. Ndërsa nuk dihet gjë për fatin e Kishave Ortodokse të Rumanisë në këtë krahinë të Serbisë. Nga ana tjetër, rumunët e kësaj zone vazhdojnë të mos pranohen si pakicë. Ndoshta miqësia serbo-rumune ka edhe probleme tjera, por kur në krahinën e Timokut një prift rumun kërkoi të ndërtojë kishë në oborrin e vet, kjo nuk iu lejua. Ndërsa në Banatin rumun ka kryepeshkop serb dhe askush nuk e ka menduar t‘i mbyllë Kishat Ortodokse të Serbisë. Bazuar në këto fakte, nëse rumunët në Shqipëri njihen si arumunë, prania e tyre në një ambient serb mund të pritet me një: Uaaa rumun!!!  (Vazhdon ne faqen 5)

 

   Albanezul / Shqiptari                           (nr. 146/2008)                                                            5

            Dimri i rëndë rumun (Iarna grea romaneasc?)

Me kalimin e kohës dhe mosveprimin e diplomacisë shqiptare, deklaratat e Baseskut u bënë edhe më të nxehta. Duke qenë mysafir i Presidentit serb, Tadiç, në manifestimin "Shkolla e miqësisë" në Tarë, para 160 fëmijëve të nacionaliteteve të ndryshme që e dinin se atje promovohet toleranca dhe multikultura, dëgjuan fjalët e Presidentit rumun, i cili shfrytëzoi rastin dhe rikonfirmoi qëndrimin principial për Kosovën, duke theksuar se ky nuk është vetëm qëndrim i tij, por edhe i qeverisë, Parlamentit dhe popullit rumun. E duke pasur parasysh himnin shumë të bukur rumun, i cili titullohet "Zgjohuni rumunë", fjalët e Presidentit, të theksuara në Tarë të Serbisë, janë paksa të çuditshme. Edhe pse këtyre fëmijëve nuk u intereson fare fati i Kosovës, me përjashtim të disa shqiptarëve që merrnin pjesë, Basesku duhet të respektonte fëmijët rumunë e serbë që ishin aty. Ata nuk mund të mbeten përjetësisht në gjumë, madje rumunët, përveçse që e këndojnë me krenari himnin, duhet edhe ta aplikojnë në vepër. Nuk mund të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe të mos respektojnë as njërën e as tjetrën. Nëse serbët nuk dëshirojnë të zgjohen, ky është problem serb. Bazuar në himnin e tyre, ata mund të vazhdojnë të presin "drejtësi nga Zoti", ndërsa rumunët e kanë më të lehtë. Duke u zgjuar dhe kënduar duhet ta kuptojnë se çdo familje ka obligimet e saj, ashtu si ajo evropiane dhe atlantike. Rregullat në BE dhe NATO nuk janë përcaktuar pas anëtarësimit të Rumanisë, por diheshin me kohë. Dhe nëse zgjohen, e urojmë të ndodhë kjo, nuk besojmë se Basesku do të shkarkohet (...) si themeluesi i shtetit të tij, Kuza. Nëse vërtet ndodh kjo, qeveria, Parlamenti dhe populli shqiptar i Kosovës do ta kuptojnë se pse Presidenti i Rumanisë ishte i vendosur ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe të bëjë fushatë ndërkombëtare se ajo nuk duhet pranuar. Më 23 dhjetor të vitit 1861, me mbështetjen e Francës, moldavët dhe vllehët u bashkuan nën një lider, kolonelin Aleksandr Jon Kuza, duke krijuar shtetin e pavarur rumun. Por administrata e Kuzës ishte një kombinim i korrupsionit dhe paaftësisë, - shkruan Robert Kapllan, në librin "Fryma ballkanike". Aristokratët lokalë dhe fshatarët kërkuan shpejt kokën e tyre. Kur oficerët e ushtrisë rumune hynë në shtëpinë e Kuzës në Jashi, më 1866, e gjetën në krevat me nusen e Mbretit serb, Karagjorgjeviç. (Gazeta “Shqip”, 5 gusht 2008  (pa emër autori).

Unde se duce Dacia antic?! Ku po shkon Dakia antike!

Hai sa ne intorcem la realitatea de astazi ?i s? ne uit?m de ce România ar trebui s? sus?in? un Kosovo Indendent ?i nu  Serbia cu un Kosovo ocupat! Pozitia public? a României ?i explicatiile date de demnitari români nu au nimic în comun cu realitatea ?i nici cu interesul na?ional român.

Dr. Pleurat Seidiu 

(absolvent al Universit??ii din Craiova, expert guvernamental, Prishtina)

De o vreme, cu mult? aten?ie am urm?rit reac?iile atât de haotice a demnitarilor români vis-a-vis de Declara?ia de Independen?? a Kosovei. Aceste reac?ii publice a politicienilor români au fost înso?ite de cele mai bizare comentarii, bazate pe faptul c? societatea român? nu prea s-a ocupat cu problema Kosovo, posibil influen?a unor cercuri politice. Ca s? argumentez motivul acestei analize, n-am cum s? nu-mi dau p?rerea în problematica rela?iilor prin secole al triunghiului balcanic româno-sârbo-albanez, ?i s? încerc s? demonstrez c? aceast? atitudine a României nu este în interesul s?u na?ional, ci dimpotriv?. Caracterul adev?rat al unui popor cel mai u?or se poate afla în „vorbele poporului” .Exemplu tipic: Un barbat când se scoal? dup? o zi grea spune: Am dormit ca un miel! (pui, mort, în rom.), Kam fjetur si qingj! (vdekun). (În alb.: Am dormit ka un miel (mort). Spavao sam kao zaklan! (jagnje, mrtav). (În sârb.: Am dormit ca un t?iat în gât (miel mort). Nici în albanez?, nici în român? nu egzist? varinata cu „gâtul”. De ce asa? No Comment! (Articolul va fi publicat în întregime, în num?rul viitor – Këtë artikull e botojmë në tërësi në numrin që pason)

 

Albanezul / Shqiptari                            (nr. 146/2008)                                                             6

 

Letërkëmbim. Detyra jonë është te japim shembullin e njeriut të përparuar, tolerant dhe mirëdashes për hirë të bashkimit kombëtar

 

« Zotëri i respektuar ! Pasi e lexova shkrimin tënd per çshtjen e fesë kuptova edhe më mirë se paskemi shumë ide dhe ndjenja të përbashkëta. Lidhur me fenë edhe unë mendoja si ti deri disa muaj me parë, por e kuptova se sa më shumë i nxit shqiptarët myslimanë për t'u konvertuar në të krishterë, aq më shumë ata tremben dhe na largohen, e më keq akoma, lidhen instiktivisht me fanatizmin islamik. Prandaj tani mendoj se ky kapërcim duhet bërë me ngadalë, pa i nxitur, po vetëm duke i afruar si shqiptarë, gjithë shqiptarët, pra, duke i ndërgjegjësuar për interesat e Shqiptarizmit. Çështja e bindjeve fetare dhe ideologjike ështe diçka shumë e thellë, shumë e ndjeshme. Nnjeriu u bëka tifoz i një ideje, a bindjeje fetare dhe pastaj është shumë zor t'ia ndryshosh. Lufta për të na kthyer në fanatikë të një ideje a besimi, ka qenë lufta së cilës armiqtë tanë i patën kushtuar vëmendje të madhe. Duke na bërë fanatikë pas një ideje a besimi të përhapur prej tyre, osmanët na  mbajtën te pushtuar me shekuj, kurse sllavët me dekada. Kështu ata nuk kishin nevojë të na vrisnin fizikisht, sepse ne mendonim si ata dhe nuk i ndjenim më për armiq e kundërshtarë. 

Myslimanizmi na vëllazeroi me Osmanët dhe kur u krijua shtetthi i pavarur shqiptar. Shqiptarët myslimanë duhej të kërkonin të falur për ndërrimin e besimit dhe të pagëzoheshin si të krishterë për hirë të bashkimit kombëtar. Ata nuk e bënë këtë gjest më 1912-14, por duke mos e dhënë këtë shembull pendimi për tradhëtinë fetare atëherë, ja tani, më 1990-1994, iu dhanë shansë komunistëve të ecnin në të njëjtën rrugë të kokëfortësisë e të fanatizmit: Komunistët nuk kërkuan të falur për tërë ato sakrifica e tortura që i krijuan popullit gjatë zgjedhës sllavo-komuniste. Kështu vijojmë të vuajmë duke u bërë lodër të interesave të huaja. Zihemi për disa bindje të cilat na pengojnë të jemi të bashkuar si një grusht i vetëm. Pra armiku edhe pse ka ikur, ka triumfuar sepse na ka lënë të përçarë në myslimanë e të krishterë, në komunistë dhe demokratë, etj. Kush i fryn këtij zjarri është antishqiptar, kush punon për bashkimin tonë është atdhetar. Kjo luftë duhet bërë pa bujë e pa zhurmë, pa fyerje, po vetëm duke treguar se bashkimi nën një çati na bën derman, përçarja na shkatërron sepse i ndihmon armikut në punën e tij shkatërruese.

Detyra jonë është të japim shembullin e njeriut të përparuar, tolerant, mirëdashës për hirë të bashkimit kombëtar. Me një fjalë, ne që kuptojmë nevojën themelore të bashkimit duhet të punojmë si shenjtorët e Krishtërimit, të cilët me punën e tyre, me durimin e sakrificat, arritën t'i bindnin njerëzit se duhej të bashkoheshin me ta, me Krishtërimin. Puna jonë është më e thjeshtë, sepse ne duhet t'i bindim shqiptarët se duhet të bashkohen rreth Shqiptarizmit, gjë që ata e kanë të qartë teorikisht, por praktikisht nuk i lënë bindjet dhe disa interesa të felliqura financiare. Me një fjalë, ti dhe ata që e sulmojnë Kolec Trabohinin për gabimet që bën ai, nuk bëni mirë. Me luftë ju vetëm e tërboni ate dhe e nxisni që të shkojë më tej në rrugën e tij. Ai është shqiptar si neve, madje ka dhe talent dhe vullnet për të shkruar e punuar. Fakti që neve nuk po bëjmë që ai të pendohet e të largohet nga rruga e superlavdërimeve dhe nuk po e afrojmë me tufën e Shqiptarizmit, tregon se neve nuk jemi të pjekur sa duhet dhe se nuk jemi në rrugën e shenjtorëve të kombit tonë, të Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës, madje pse jo, edhe të Vitore Stefa Lekës dhe gjithë nënave e motrave shqiptare që shkojnë gjurmave të shenjta të shenjtorëve tanë! Ne duhet ta tërheqim sa më parë Kolecin, dhe gjithë ata që kanë një farë talenti, në vathen e Shqiptarizmit, sepse edhe ata punojnë si shqiptarë, por janë mendjemëdhenj dhe lavdidashës. Këto vese janë njerëzore dhe mund të shërohen pa shumë mundim. Të grindemi midis nesh është punë e kotë. Të tilla grindje vijnë nga fakti se ne punojmë pa program dhe të paorganizuar. Më fal se u zgjata!». (Dr. Thanas Gjika, SHBA). P.S. Kërkojmë ndjesë nga autori pse ia botojmë këtë letër private por me vlera kombëtare, pa kërkuar të drejtën e tij. (Redaksia)

 

Albanezul / Shqiptari                            (nr. 146/2008)                                                        7

                                              

Nënë Tereza dhe shembujt e gjallë të humanizmit shqiptar

Siç e kam theksuar gjithmonë, dhe e theksoj përsëri, pavarësisht për ato që na shan dikush, ne gratë dhe nënat shqiptare në emigracion, jemi në vetvete Nënë Tereza në prizmin e sakrificave, të humanitetit dhe patriotizmit. Përse duhet me qenë 1000% si Nëna Terezë për ta përmendur emrin e saj? Ajo është fanar dhe dritëdhënese për shumë nga ne që lamë fëmijët për dy javë vetëm në shtëpi, dhe shkuam për te transportuar ndihmat popullit vëlla në Kosovë, më 1999, në luftë. Në çdo humanitet ajo kishte fytyrën e Jezu Krishtit përpara, ndërsa unë kisha fytyrat e foshnjeve që pinin sisë në gjokset e gjakosura të motrave të mija të një gjaku e të një gjuhe. Kjo ishte pamja ime që më detyroi të lë fëmijët e mij e t’u gjindem praëe këtyre motrave me foshnjet e tyre të fshehura nëpër pyje e kampe. Më falni se mbase e zgjata shumë, e mbase nesër edhe për mua keshtu do te thonë se u krahasova me Nënë Terezën. Jo, jo! Kurrë nuk e paramandova këtë krahasim, por vetëm e bëra se më lidh shpirti i përbashket patriotik e humanitar me shumë neëa e motra tona si Zonja Vitore Stefa Leka, e cila për mua pasqyron një shembull të gjallë te humanizmit shqiptar. Alida Hisku (Gjermani)

Konsiderata të përzemërta ndaj Bukureshtit dhe revistës   Shqiptari /       Albanezul në 120 vjetorin e saj (1888-2008)                        

 

               Një shembull jetësor që t’i përkujton modelet e Rilindjes

 

Luan Topçiu: Me poetin, përkthyesin dhe publicistin Baki Ymeri, njihem dhe bashkëpunoj prej rreth 10 vjetësh.. Zëri i tij është i pranishëm në gjithë hapësirat shqiptare, sepse mendoj se ka tejet të zhvilluar ndjenjën qytetare të atdhetarizmit, dhe është një gazetar aktiv që reaksionon për probleme të ndryshme që lidhen me kulturën tonë, me politikat ballkanike, e më gjërë. Në përvjetorin e 120 vjetorit të botimit të Shqiptarit do të ishte mirë që gjithkush nga ne të kujtohemi për një jetë të shkrirë për shqiptarizëm, për të mbledhur dhjetra materiale arkivore mbi të kaluarën e komunitetit shqiptar në Rumani, për të botuar qindra artikuj mbi diasporën shqiptare, për një njeri që jetën personale e ka shkrirë në funksion të kulturës kombëtare. Baki Ymeri përbën një model jetësor që t’i përkujton modelet e Rilindjes Kombëtare, një jetë e martirizuar për një ideal të lartë. Do të përmëndja këtu ndihmesën e posaçme që ka luajtur për sensibilizimin e problemit të Kosovës, në veri të Danubit, veçanërisht gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në kohën kur Kosova kishte nevojë për sensibilizimin e saj (1989-1999). Baki Ymeri ësjtë njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë, dhe vazhdon ta bëjë të frytshme.

Isuf Dedushaj (Dekan i Fakultetit të Mjeksisë në Prishtinë): I respektuari Baki! Ne me siguri nuk njihemi, por për mua jeni bërë një shtyllë e fortë e kalasë kombëtare. Shqiptarin e Bukureshtiut dhe shkrimet Tuaja me vlerë dhe me interes të madh po i përciellim me vëmendje. Ajo që Ju me shkrimet Tuaja po e informoni Opinionin Kosovar dhe shqiptar në tërësi ështe me vlera të larta profesonale dhe shkencore. Ju përgëzoj duke Ju dëshiruar suksese në rrugët e shkencës. Ju priftë e mbara dhe paç fatin e mirë! (2007). Besim R Cengu:  Duke lexuar herë pas herë në internet shkrimet e Baki Ymerit dhe revistën që drejton, kam vënë re se zemra e tij rreh vetëm për interesin tonë kombëtar dhe energjitë intelektuale i vë në dispozicion të kësaj çështje të madhe. Sinqerisht e përgëzoj për këtë punë të madhe që po bën atje ku është.

Sa e hapa numrin e ri të revistës "Shqiptari / Albanezul". Sikur të ngjalleshin Nikollë Naçua, Visar Dodani, Gjergj Bubani e gazetarë të tjerë të shquar te kolonisë shqiptare të Rumanisë dhe të shikonin punën e madhe ë kryen sot Baki Ymeri (kryeredkator), do të ngazëlloheshin

ngase i ka zëvendësuar me dinjitet. (Dr. Thanas Gjika).

Revist? realizat? prin munca voluntar?        -         Revistë e realizuar me punë vullnetare

Colegiul de redac?ie: Mircea Istrate (Pre?edinte UCAR), Grigore Brâncu? (Membru al Academiei Române), Tiberius Puiu, Corneliu Zeana, Adria Kallogjeri, Alexandru Nica, Adriana Tabacu, Valea Georgeta, Dorela Alistar, Gheorghe Daragiu, Mioara St?nescu, ?erban Sorinel. Coresponden?i: Marilena Lic? (Fran?a), Vitore Stefa Leka (Italia), Hajro Hajra, Vlashi Fili (SUA), Jeton Kelmendi (Belgia), Ilir Kamberi (Germania). Tehnoredactare: Baki Ymeri. Pentru coresponden?a: Tiberius Puiu, Of. Post. 66, C?su?a Post. 149, Bucure?ti. Telefon: 0729698600, e-mail: bukureshti@yahoo.com  - ISSN 1221-6925. Responsabilitatea juridic? pentru con?inutul articolelor apar?ine autorilor (art.206 C.P.)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora