E shtune, 27.04.2024, 06:16 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kush s'ka kritere, ka vetëm betere!!

E premte, 15.08.2008, 10:01 PM


Kadri Mani
Reagim

 

KUSH S’KA KRITERE,

KA VETËM BETERE!!

/Kurse për 655 lexeme totale, zotit havale!/

 

Nga Kadri Mani

 

Zotni Abdullah Prapashtica (më fal që nuk po ta plotësoj dëshirën megalomane me ta shkrua emër e mbiemër me shkronja të mëdha!), ke bërë një propozim të çmendur e tekanjoz- për bixhoz!

Ti s’ke kritere, ke vetëm betere! Në rastin konkret, e para e punës është biografia personale dhe ajo familjare, apojo?

Dihet sheshit se Azem Syla s’ka asnjë kualifikim ushtarak, andaj me çfarë të drejte del me propozim kontrabandë për qëllim të errtë përfitimi klanor!? Apo mos pahetueshëm e dalëngadalë, është shpallur “gjeneral”!?

As Azem Syla dhe as Adem Demaçi s’kanë qenë “të zgjedhurit” fatlumë as kanë qenë në nivel të detyrës atëherë as sot, dhe askush nuk jua di profesionet!?!

Përkundrazi, për anomalitë e luftës, duhet të thirren në përgjegjësi ata dhe jo vetëm ata. Sepse në kohën e tyre e kemi një numër njerëzish të zhdukur e të vrarë, që me pabesi po mbulohet nga të huajt dhe nga gjyqësia jonë “shqiptare”!?

Të dalin në bankën e zezë xhambazët e luftës për krime politike dhe ekonomike: apo mbase pikërisht këtu të ka dhimbur dhëmbi, Abdullah Prapashtica, ngase më së miri do të vijonin me mjegullnajën e tyre këta dy emra me inicialet A-A, dueti Adem Demaçi & Azem Syla!?!

Kurse për “aktivitetet” që do të zhvillojë kryefajtori përçarës me pension në lartësinë prej 1000.- eurosh dhe me veturë e me shofer, do të shohim më vonë, paçka se dihet paraprakisht!

Hiq shehadet ose bëj kryq, se nuk po e marrim vesh se çfarë feje e çfarë kombi je: ngase shqiptari është i drejtë, shqiptari nuk mashtron e nuk gënjen, mashtruesit dhe gënjeshtarët nuk janë elementë shtetformues as janë shqiptarë.

Dhe lërini njëherë e përgjithmonë ato hardallosje për luftën tuaj ideologjike dhe vëllavrasëse; lërini tanimë ato shoqata të dala nga lufta e të futura në inkriminime që po digjnin flamurin e Dardanisë dhe po mjeronin pragun e shtëpisë!!

 

 

Kadri Mani

 

 

ME TY DO TË MATET

 

Përdhesa e përdhosur dashka të matet

E dala përdala nga bërraka nga puset

Me sarajet e bardha e me shumëkatet

Cipë përcipta imituaka madje- nuset!

 

 

DIKTATORI

 

Do të ketë mend sa gjirafa

edhe bash sa elefanti fuqi

t’mos lodhet së preri qafa

t’mos lodhet së nxjerri sy!

 

 

KANË ME T’VRA...

 

kanë me t’vra o vëlla

pushkatarët nga frëngjia

kanë me t’vra o vëlla

në gjumë te e jotja shtëpia

 

 

kanë me t’vra o vëlla

duke u la në vaskë

kanë me t’vra o vëlla

n’fund t’detit n’guaskë

 

 

KUR RROKE ARMËN...

 

kur rroke armën e shkove në stërvitje

e në ballë të puthi ty nëna jote loke

a të porositi gabimet t’mos i përsëritje

apo vëllain tënd ta shtrije për toke?

 

 

kur u nise në luftë n’ballë të puthi motra

a shkoje t’i vrasësh shkelësit e atdheut

e kokën e ktheje përmallshëm nga votra

apo që t’i vrasësh krerët e mëmëdheut?

 

 

Abdyl Krasniqi

 

Ah, Kosovë!

Ideologjitë e huaja për Kosovën ishin dhe janë: Utopi!

Kosovës i premtuan shumë, por nuk japin më tepër

Demobilizimi, destabilizim, kontrabas - në popull ka huti!

Partive për pavarësi: iu duhet koherenca patjetër!

Në zjarr: kusia, vegshi... dhe anasjelltas:

Akuzojnë njëritjetrin nga baltë për të zi:

Subjektet tona politike dje dhe sot enkas:

Mjerisht të zhytura thellë në ideologji!

Nga drogë ideore, nuk u pak treni i historisë!

Agjenturat shovene: greko-serbe dhe ajo progreke:

U futëm dhe tani në arteriet e tradhtisë!

Ia “arritën” qëllimin edhe kësaj here!

“Të dëbohet populli shqiptar nga trojet!

T`i uzurpohet toka! “bagëtia” ta lëshojë vendin!

Pjesa tjetër të masakrohet si dikur të parët!”

Ideologjitë partitë dhe princ Vidi “ruajnë” rendin!

Kosova do ta pësojë?! Nga shumë liderë humbi shumë...

Shansin historik dhe UÇK-në e vërtetë: Jasharaj!

Shkelet mbi gjakun e derdhur! Hidhet drogë për gjumë!

Ah Kosovë! Kokën ta vranë me Rambospraj!

Kur do T’ishe Unazë, me kurorën pa barbarë:

Faqebardhë përballë vetvetes dhe botës!

Dështimi është yni nga shumë pashallarë:

Vëllai vret vëllanë: Përse janë të Shotës!

Politikanët parti të Kosovës:

Lypset transferuar në Afrikë!

Pastaj, të kthehen në gjirin e Evropës,

Dhe pas dy shekujsh të ushtrojnë politikë!

Tri UÇK?! Shumë parti, shumë ideologji copë!

UÇK-ja e vërtetë ishte: Jasharaj, ishte Kosovë!

Ideologjitë e tjera defekt, shpellë apo gropë:

Mashtrim, diktat, Karpatos, Via Zhunganov!

Dhe Farkiq: “Gjeneral i ushtrisë së vdekur!”

Demagogji “pulëbardha”: Fantazma rrëfen!

Anti Ferid, pacifik, “antik” status quo e dergjur!

“Atdhedashuri”: Ujqërit shkarravisin Kopenë!

UÇK-ja e vërtetë çdo ditë vritet!

Nga forca të organizuara antishqiptare!

“Për pavarësinë e Kosovës të mos flitet”                                                                               

Dhe përgatitje terreni për kthim forcash sllave!?         

“UÇK-ja e vërtetë: Jasharajt të zhbihet!”

Torollak, tak e fak është ai popull...

Kur frikacakët dhe njerëzit tinëzarë...

I konsideron për të urtë, të butë-mjegull!

Ai popull atëherë meriton dajak!

Qindra adem jashara, Beja, Feha... u vranë!

Kurse pseudopolitikanët duan bakllavanë

Në rast dështimi në aplikim të pavarësisë:

Përgjegjësi nuk do të ketë populli e as UÇK-ja!

Por, liderët parti-sindromi të paaftësisë!

Dhe krahu politik i UÇK-së nga brenda!

Marrëveshja e Rambujesë ishte minus për Kosovën!

Dështimi tjetër: Shpartallimi i Qeverisë së Përkohshme!

Dhe forcat ushtarake: Në parti, në aksion me kohën!

Është qëllim që krahu i luftës të humb në zgjedhje!

Ecuri të tilla na dërgojnë atje -ku ishim!

Si duket, lypset filluar patjetër nga e para!

Ose pranohet politika vrastare me nënshtrim,

Si rezultat i dështimeve, lëshimeve nga politika!

“O popull! Kemi fjetur mbi dy mijë vjet!

Edhe tani mbyllas të votojmë

Pastaj, t’ia fusim gjumë apet!

Edhe pse ujq e dhelpra ulërijnë!

Ndaj, ju parti Fal me shëndet...?!

“Sa më shumë luftë për karrige!

Për “pushtet” pa pushtet!

Sa për shtetësi: Kosova është jetime!

Pra, të presim se pavarësia vjen vetë!”

Derisa qëndron e drejta

Universale për pavarësi e liri të plotë

Kosova do të lëvizë hapur!

Evropë! Përse më jep herë zjarr, herë akull?

“Nuk jemi rob aspak”

Nga burgu shtëpiak!

(Kjo poezi e shkruar më përpara dhe e botuar në (Zërin e Kosovës) më 17 shtator 2000, është një mënyrë reagimi e babait të eprorit Selim Krasniqi, z. Avdyl Krasniqi, pas arrestimit të të birit)

 

 

 

Lexoni e (mos) besoni!

 

 

 

AZEM SYLA DUHET TË VAZHDOI MANDATIN E NDËRPRERË TË MINISTRIT TË MBROJTJ

Publikuar më datë 2008-08-05 14:29:45 nga moderatori admin1 Lexime totale: 655

 

Pas një stërzgjatje të tepruara këto ditë u paralajmërua emërimi i Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Por, sikur u veprua me rastin e enigmës rreth datës së shpalljes së pavarësisë, edhe rreth emrit të personit që do të emërohet për Ministër u mbështjell me një vello enigmatike, për mendimin tim të pa arsyeshëm. Qytetarët e Kosovës e dinë se në çfarë rrethanash erdhi deri te ndërprerja e punës së Qeverisë së përkohshme të Kosovës – (të formuar gjatë luftës), me 2 Shkurt 2000 dhe me te edhe deri te ndërprerja e punës të Ministrisë së Mbrojtjes nën drejtimin e Ministrit Azem Syla.
Azme Syla, para se të emërohej për Ministër të Mbrojtjes ka qenë Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, pa pëlqimin e të cilit askush nuk kishte pas mundësi të ndërmerrte as një veprim, as në front dhe as në vinë diplomatike, që nga hapja e Zyrës së UÇK në Prishtinë me Adem Demaqin si përfaqësues të UÇK e deri te pjesëmarrja e delegacionit të UÇK në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999. Konsideroj se Azem Syla e ka pas dhe e ka një vizon të qartë për procesin zgjedhjes së Çështjes Nacionale Shqiptare drejt realizimit të Programit Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878, dhe se duhet lejuar që ai të e vazhdon realizimin e ati vizioni duke e emëruar sërish Ministër të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Nëse dikujt i duket tepër i madh numri i njerëzve nga Drenica në institucionet e Kosovës, të urdhëron Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria që të e zvogëlon numrin e tyre dhe të krijojnë hapësirë për Azem Sylën që të vazhdon punën që ju ka ndërprerë si Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, me që as një nga ata nuk e ka peshë si ay!
Besoj se me emërimin e Azem Sylës, lidershipi i tashëm do të kthehet sërish në binarët kryesor për përfundimin e këti procesi me sukses!

ABDULLAH PRAPASHTICA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora