E enjte, 05.12.2019, 06:29 PM (GMT)

Komente

Afrim Caka‎: Kapja për të mos u shkulur nga pushteti

E enjte, 17.03.2016, 07:27 PM


KAPJA, KTHETRIMI PËR TË MOS U SHKULUR NGA PUSHTETI

Nga Afrim Caka

Erdhi viti 2016, Hashimi e Mustafa mbetën vërtetë të pa lodhur.

Nuk kuptohej se ishin të pa ngopur, të tejngopur, apo kanë ende uri dhe pasiguri në goditjet e tyre të radhës. Tablloja është aq e përbindëshme për fatin e Dardanisë, sa që themelet e saj do të shemben një ditë të afërtë!? Mos e dhashtë Përendia!

Me dhimbje të madhe jemi duke e përjetuar situaten politike në Dardani. Duhet gëzuar për çdo hap të ri drejtë demokratizimit të Dardanisë, po na shqetësojnë shumë disa ngjarje, veprime e dekuri që mund ta rrezikojnë jo vetëm procesin e demokratizimit në Dardani dhe institucionalizimit tëplotë të saj, por edhe vetë rrjedhën për ndalimin e coptimit të trojeve shqiptare, për të mos thënë edhe stabilizimin dhe sovranitetin e Dardanisë si shtet.

Nuk dua t’ju mbajë leksione nga demokracia e brishtë dhe atdhetarizmi, sepse konsiderojë se Ju zerzop qeveritar që merreni me shit blerje të atdheut për këtë nuk keni nevojë. Por, përvoja jonë e hidhur shumëvjeçare, pësimet e juaja, tradhtia juaj, servilizmi e përulja i juaj ndaj armikut tonë të përbashkët, të intelegjencies dhe mbarë popullit tonë këndej dhe andej kufirit, më jep të drejtën morale si qytetar i këtij shteti dhe si ish një i burgosur politikë t’ju drejtohem me një llafë goje, ju ftojë e ju lusë: të hiqni dorë prej disa formave antikombetare, shitja e trojeve dhe marrja e pushtetit me dredhi dhe sidomos prej shkatrrimit, në menyrë që Dardania të shkojë në zgjedhje të lira që e ka karakterizuar demokracia; që populli shqiptar të inkuadrohet në gjirin e familjes evropianë, së cilës i takuar gjthmon, pra aty ku e ka vendin.

Jam thellësisht i bindur se Ju e dini se demokracia pushtohet vetëm me mjete e metoda demokratike, e jo me dhunë, presion e anarki mbi deputetët e parlamentit, por edhe se ndrydhja e frenimit dhe sundimi i juaj 17 vjeçar e ka bërë të vetën. Konsiderojmë se nuk janë bërë hapa të konsiderueshëm e vendimtarë drejt demokratizimit të Dardanisë, siç janë: legalizimi i sistemit i pronaraëve të ligjshëm, është lejuar plaçkitja e pronave shtetërore dhe shpallja e zgjedhjeve të lira e demokratike, mundësia që të shprehet lirisht e pa pasoja vullnetit politik. Natyrishtë, që duhet bërë edhe më shumë. Se mbetet edhe shumëçka për të rishikuar e rivlesuar lirisht e në menyrë demokratike kërkesat e opozitës pore she shkencërishtë e në menyrë dialektike çështjën e kufijve tanë me Maqedonin, Malin e Zi dhe Serbin.

E duam Dardanin të lirë, të pavarur e demokratike pa kurrfarë kufizimesh ideologjike, ashtu siç e doni edhe “Ju”, por nuk e duam ta shohim atë të lodhur, të molisur e të përgjakur. Mjaftë jemi lodhur, molisur e përgjakur ne. Duam që Dardania të ecë drejt, vertikalisht, drejt demokracisë, Evropës. Nuk duam të rrënohet të rrënohet baza ekonomike dhe sistemi i funksionimit të asj si shtet. Ju ftoj, prandaj, që tani, t’i shpallni zgjedhjet e lira e demokratike dhe zgjedhjet të zhvillohen normalisht, në përkim me normat dhe thelbin e demokracisë, të cilën e kërkoni dhe e dëshironi aq shumë dhe të cilën e kemi ritur aq gjatë.

Ne shqiptarët në Dardani, sikurse edhe mbarë populli shqiptarë andej dhe këndej kufirit, plot shtatëmbëdhjetë vjet jetojmë në një gjendje të jashtëzakonshme e nën një korupsioni të egër e të paparë politik e policor. Ne banorët e këtij shteti, që për çdo ditë marrim goditje të reja e më të të rënda, që nuk na del kohë as t’i sherojmë plagët që pa na shkakton krimi i organizuar politik e korrupsioni, që e vazhdojmë rezistencën tonë paqësore, pa hequr dorë prej kërkesave tona të drejta. Erdhi viti 2016, Hashimi e Mustafa mbetën vërtetë të pa lodhur. Nuk kuptohej se ishin të pangopur, të tejngopur, apo kanë ende uri dhe pasiguri në goditjet e tyre të radhës. Ju ftojë të mendoni mir për shtetin dhe kufijte e saj. Dradania e martirizuar Ju thërret të mendoni për të. Mos lejoni që Dardanin ta përfshijë kaosi e korrupsioni. Demokracia nuk është korrupsion, as diktatur e re e PDK-së dhe e LDK-së. As kriza, as varfëria e skajshme të cilët e krijuat Ju, (“as vuajtjet që i kaluat Ju BOSAT E PRONTOS gjatë luftës”) nuk ju japin të drejtë të silleni në menyrë të pakontrolluar dhe t’i nxisë pasionet e pilavxhinjëve, suxhukgjinjëve e gullashxhinjëve në këto “orë të liga të historisë sonë kombëtare”.

Nuk na duhen përçarjet, por uniteti kombëtar, nuk na duhet urrejtja qeveritare, por tolerance ndaj opozitës, vetëm në saje të tyre do të mund t’i realizonim synimet tona historike për një SHQIPËRI ETNIKE E NATYRALE.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT