E premte, 26.04.2024, 03:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Musa Vyshka: Të dalësh me mendimin se letërsia dhe arti më adopton mua, kjo është antikombëtare

E marte, 12.08.2008, 06:04 PM


Musa VYSHKA: Të  dalësh me mendimin se letërsia dhe arti më adopton mua, kjo është antikombëtare

Si janë shkollat dhe spitalet, ashtu është shteti

Nga Albert ZHOLI
 
Musa Vyshka, një jetë të tërë mes letrave. Njeriu që ka shkruar me dhjetra libra me poezi, por që nuk ka lënë mënjanë as tregimin. I përket një ndër plejadave më të shkëqlyera të krijuesve shqiptarë si Elena Kadare, Sadije Agolli, Sadik Bejko, Ruzhdi Pulaha e të tjerë, që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare. Duke qenë nga një familje intelektuale elbansanase, qyteti i traditave i hapi dritaren e bukur të krijimtarisë, të cilin ai nuk e harroi, përkundarzi, me kalimin e kohës, pena e tij u bë me e thellë, më e pjekur, më zhbirusese duke prekur problemet e kohës dhe duke mos rënë në kompromise në emër të posteve. Edhe publicistika e tij mbetet gjithmonë problematike, pasi si një vëzhgues i sinqertë i realitetit, qetësinë e shpirtirt e gjen tek publikimi i tyre në shtypin e përditshëm, se sa tek heshtja kompromentuese. Në rrugën e tij, përgëzon poetin  Dritëro Agolli dhe shkrimtarin Ismail Kadare si dy korifej të letrave shqipe që i kanë përkrahur në fillimet e tyre, në rrugën e mundimëshme  dhe plot peripeci të krijimtarisë. Gjithmonë aktiv, seleksionues, e sheh politikën shqiptare si  nënvleftësuese sistematike ndaj krijuesve shqiptarë, pasi krijuesi është gjithmonë në opozitë me qeveritë. Librin dhe shtypin nuk i ndan nga jeta e përditëshme, si dy kolona  buriomore informacioni, pa të cilat jeta e tij do të ishte e vdekur. Në çantën që se heq nga dora asnjë moment, gjithmonë do të gjesh copëza letrash me poezi, tregime, publicistikë, të cilat i sheh si një detyrim të krijuesit për të përcjellë problemin, gëzimin, shpresën tek populli i vet.
 
Elbasani me tradita të lashta në muzikë, letërsi, art. Prej këtij qyteti historik kanë lindur figura të shquara të pushkës dhe të penës. Këtu fillon jeta e poetit dhe tregimtarit Musa Vyshka ?

Po ! Në këtë qytet interesant. Në këtë qytet ku kalaja përcjell tek çdo vizitor madhështinë e qytetit. Kam lindur  në Elbasan dhe  po aty kam  mbaruar  shkollën shtatëvjeçare. Elbasani tënxit të krijosh. Ndoshta është një ndër qytetet e rralla në botë që qyteti ka në qendër një kala madhështore. Pra në ccdo milimetër, antikja është ndërthurur me moderrne. Në kohëzgjatjen e një lëvizjeje koke sa majtas -djathtas, përplasesh me dy epoka.

Dhe në bangat e shkollës filloi ndjesia e brendshme për të shkruar?

Fillimet e mia  për  të shkruar  kanë  qenë po aty.Konkretisht....Kam pasur  një mësuese  në  klasë të shtatë ku më  kërkoi një vizatim për  Vitin e  Ri. Unë  babagjyshin e Vitit të Ri nuk e bëra  dot, por i bëra  një poezi për vitin e  ri. Ajo e pëlqeu. Kështu filluan  krijimet e  mia poetike.Pastaj fillova  të botoj në shtëpinë e pionierëve. Në qytet filloi  një  atmosferë poetike.Fillova të shkruaj  unë, Shefki Karadaku,  Bishqemi. Ishim brezi pas  Ali Abdihoxhës, Dhimitër  Xhuvanit, që  ishte brezi i  parë  i  shkrimtarëve  dhe me ne të tre, u krijua  një  grup i  dytë i  shkrimtarëve.Ishte një shkollë e mrekullueshme  pranë Shkumbinit ku merrnim mësimet.Ne tre muaj i kalonim në  Shkumbin.  Me temën e Shkumbinit kam bërë disa  tregime.Ndërsa në  poezi, tema e Shkumbinit dominon.

Mos vallë poezinë e keni trashëgim nga prindërit?

Babai im ka qenë mësues, nëna  ime nuk  ka  punuar  asnjëherë .Ishim  katër fëmijë, tre vëllezër dhe një motër.Babai im ka  qenë  mësues i fillores,  tipik elbasanas.Përveç mësimit ai luante dhe teatër -amator në Elbasan.Ai luante me  aktorë të tillë si Bukurosh Sejdini, Faik Kaxhymeri. Pra ai ishte i dashuruar me artin, me letërsinë. Kështu më ngjisi dhe mua dashurinë për librin.

Kur daton poezia juaj e parë e botuar në organet e shtypit të kohës?

Dita më e bukur për mua ka qenë kur  kam botuar  një poezi tek revista “Pionieri”.Kjo ndodhi në  vitin 1955, kur  isha 13 vjeç. Në këtë revist mora çmim të parë.   Poezia  titullohej “ Partizani” dhe nga Tirana erdhi Hysen Hoxha  që më dha çmimin në Elbasan. Bashkë me çmimin, më dhuruan  një orë “UMF” gjermane. Ishte orë  dore. Një orë e tillë ishte pasuri athere. Jo vetëm unë u mrekullova nga dhurata, por të gjithë shokët dhe të afërmit nuk e besonin. Të kishe një orë athere...

Poezia rrugëtoi bashkë me mësimet dhe studimet.  Ndoshta bashkë me to mori formën e plotë, të duhur, të bukur që meritoi vlerësime?

Sigurisht që ndikoi. Kam vazhduar të mesmen pedagogjike  në Elbasan. Ajo ishte një shkollë  e  mrekullueshme  poetike. Tani po përgatis një novelë për  shkollën time të dashur. Në këtë shkollë vazhdonin mësimet Viktor Qurku, Sadik Bejko. Pra u bëmë një grup poetësh.  Ne ishim në konvikt. Genc  Lekën e kam pasur  shok banke. Në Tiranë erdha për studime  në  vitin 1960. Në Janar  të vitit 1961, kam  paraqitur  vëllimin  e parë me poezi.

Ky vëllim që bëri bujë si titullohej?

Ky vëllim titullohej “ Ne 20 vjeçarët”.Edhe sot ai mbahet  si libri më i mirë i asaj  periudhe.Unë këtë  libër e kisha përfunduar kur isha në pedagogjike, por e botova kur erdha në  Tiranë. Edhe shkrimtarët e mëdhenj si Dritëro Agolli dhe Ismail Kadareja u prononcuan për këtë libër. Në klasë kam qenë me personalitete si Vath Koreshi, Ruzhdi Pulaha, Sulejman Mato, Elena  Kadare, Sadije  Agolli etj, që dhanë të njëjtat vlerësime.

Ju keni qenë një brez tepër  i veçantë, a ishit konkurentë ndërmjet njëri-tjetrit dhe a keni pasur shenja xhelozie?

Jo nuk kemi pasur  xhelozi fare sepse ne e nxisnim njëri-tjetrin dhe shkëmbenim eksperiencat.  Minushi merrej me  dramaturgji, Vath Koreshi me tregime, Helena Kadare  shkruante  tregime, Sadija  sapo kishte filluar të shkruante, unë shkruaja poezi dhe  tregime (por më shumë  poezi),.Sulejman Mato, poezi.Kishim edhe dy gjuhëtarë, njëri ishte Vaso Milkani  që ka vdekur i ri dhe Luan  Dibra. Ishim një kurs shumë interesant. Shumë i veçantë.
.
Kush ishin organet e shtypit në atë kohë që ju bashkpunonit?

Në atë kohë organi më i dashur ka  qenë  “Zëri i rinisë”, ku kryeredaktor ka qenë  Dhimitër Veli, dhe Sekretare e Kolegjumit ka qenë Liri Lubonja (që ishte  gruaja  e Todi Lubonjës). Ajo dhe Dhimitër Veli, kanë qenë dashamirësit më të mëdhenj për  ne.Redaktor  ishin dhe  Fatos Arapi, Agim Cerga, po aq dashamirës.

Si ka qenë kërkesa e llogarisë në monizëm në drejtim të cilësisë së krijimtarisë ?

Çdo njeri lufton vetë për  cilësinë e tijë. Por athere kërkesa e llogarisë ka qënë e lartë. Nuk botohej asgjë jo cilësore. Athere nuk botohej kurrë  një gjë  e dobët. Në redaksi ishin krijues potentë. Të sinqertë, por që nuk falnin. Me nivelin e krijimtarisë nuk bëhej shaka. Agim Cerga, Vath Koreshi atje  ishin krijues me kërkesa  të  mëdha. Më të mëdhenj ishin Kadare dhe Agolli po  ne nuk konkuronim me to,  ne ishim brezi i dytë  mbas tyre.Po të hapësh gazetat  e viteve  1960-1964,  në periudhën  që unë  kam qenë  student, do të gjesh gjëra të mrekullueshme, shkruar me sinqeritet  dhe nivel poetik. Nuk janë  shgarravina siç  ka në ditët  e sotme. Sot poezia është bastarduar në mënyrë totale. S’di kë të quash poezi.

Ju në atë kohë përmendët Ismail Kadarenë  dhe Dritëro Agollin, me brezin e  tuaj si  kanë qenë marëdhëniet me këta kollosë të letrave shqipe ?

Ata na  donin. Ismail Kadareja ka  pasur  personalitetin e tijë të padiskutueshëm. Nuk na luftonte kurrë.Ka  pasur  raste  ai edhe na  redaktonte poezitë tona kur i shikonte. Ndrësa Dritëro Agolli ka qenë  gjithmonë paqedashës. Kurrë nuk  na luftonte.Kur  kam botuar librin e parë“ ne 20 vjeçarët” përkrahja prej tyre ka qenë e madhe. I falënderoj.

Qysh atëherë  ka egzistuar  Lidhja e  Shkrimtarëve. Si funksiononte kjo Lidhje, si takoheshit dhe si   mblidheshit?

Në  Lidhjen e Shkrimtarëve  ne  mblidheshim shumë rrallë.Unë shkoja vetëm  tek redaksia  e gazetës letrare “Drita”. Aty ka qenë Shpresa Vreta, Thoma Frashëri etj,  njerëz  shumë mirëdashës.Unë mbeta për një kohë të gjatë në Elbasan. Ashtu ka qenë koha. Nuk të linte njeri  që të vije në Tiranë.Në Elbasan për kohën kam qenë  shkrimtar paksa i veçuar, pasi krijuesit nuk ishin të shumtë në atë periudhë në qytet. .

A  u ndjente lufta e klasave në gjirin e shkrimtarëve?

Në  Elbasan jo. Unë në Elbasan kam qenë 15 vjet Kryetar i Lidhjes.Asnjëherë nuk ka  thënë njeri ndonjë fjalë të keqe  për  ndonjë shkrimtar. Shkrimtarët respektoheshin.

Mos ndoshta do të thuash se atëherë respektoheshin më tepër shkrimtarët?

Shumë më tepër. Tani në  Elbasan është  kryetar Bashkie z.  Qazim Sejdini. E kam pasur nxënës dhe e kam mik.Ai, meqë  tani Lidhja e Shkrimtarëve nuk ekziston, ka  vënë në dispozicion një zyrë për degën e Lidhjes  së Shkrimtarëve dhe po e  pajis, ku shkrimtarët  dhe artistët  të  kenë  ku të mblidhen dhe të diskutojnë.Kjo është një gjë e veçantë,  ku nuk ekzsiton në asnjë  rreth të Shqipërisë. Shkrimatrët sot nuk dinë ku të trokasin. Ndihen si të braktisur nga shteti.

Në sistemin monist, (ende diskutohet nëpër  takime letrare)  ka pasur një kritikë të mirëfilltë letrare,  ndërsa sot  kjo është inekzistente, kush është mendimi juaj?

Po. Atëherë ka pasur kritikë të fortë letrare. Sot...? Eh sot....Me dylbi nuk e gjen. Prandaj lavdërohen paçavuret. Në  çdo organ lavdërohen libra që nuk i kap njeri me dorë.Nuk ulet ndonjë kritik të shkruaj  ndonjë shkrim për librat që kanë vlerë. Kritika inegzistente do të thotë kritikë e korruptuar. Nuk ka më kritikë objektive që ti shërbejë përparmit.Asnjë lloj arti nuk ecën pa kritikën.

Ju keni pasur takime të vazhdueshme me Dritëro Agollin.Na  thoni diçka mbi takimet tuaja me të?

Ai është një dashamirës  i përhershëm. Tani në këtë moshë po bëhet më i dashur, më i fuqishëm në penë, më ndihmues ndaj poetëve..Ai ka pasë me krijuesit lidhje shumë të sinqerta miqësore. I ndihmonte..Dritëroi ka  bërë parathënien e  librit tim “Mos e kthe kokën pas”. Edhe  në librin e fundit që kam shkruar, në mënyrë shumë kofidencilae më ka thënë  se ti nuk  ke për të shkruar libër më të mirë se këtë.Ai është i vetmi poet që i rezistoi të gjitha kohërave.Që nuk nuk ka  bërë kurrë pazarllëqe me dinjitetin, poezinë dhe mesazhin e vet. Ai thotë jam socialist dhe nuk e  kthen . Po të lexosh një poezi të tij  “Njeriu i çuditëshëm” të asaj  kohe, është një mrekulli. Romani i tijë  “Arka e Djallit” është një libër i kalibirit  botëror. Atëhere  vetëm Todi Lubonja e lavdëroi.Unë e kam lexuar dhe jam befasuar.Dhe më vjen keq që një shoku im ma ka  marrë dhe nuk ma ka sjellë. Nuk e kam në bibliotekë.

Po me poetin tjetër të madh Lasgush Poradecin a keni pasur kontakte?

E kam takuar vetëm njëherë në vitin 1962. Ishim bashkë me poetin tjetër Pano Taçi dhe po rrinim përpara sahatit të madh dhe po bisedonim. Në këtë kohë pranë nesh kalon Lasgushi. I folëm. Ju prezantuam. Ju njoh të dyve na tha. Nxitonte dhe e shumta pranoi të bënim një foto me të (kjo foto që po ju jap). Më uroi për librin poetik “Ne 20-vjeçarët”. Më ke imituar mua më tha. Jo, i thashë unë me shaka, ti më ke imituar mua (Qeshëm të tre). Ishte njeri serioz, por i veçuar. Poezitë e tij janë brilante. 

Çfarë mendimi keni në lidhje me godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve?

Shteti nuk duhet të arrinte deri aty. Nuk duhet ta bënin këtë punë. Të mirë të  këqinj ne  jemi. Por jemi krijues. Jemi ndërgjegja e një kombi. Jemi përcjellësit e menidmit qytetar, civilizimit, demokracisë. Jemi përçuesit e mendimit progresist. Pa librat e shkrimtarëve nuk do të kishte histori, Shqipëria, nuk do të kishte gjithë këto këngë, poezi, legjenda, portrete. Hstoria do të ishte e zbrazët.  Roli i shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve në histroinë e një vendi është determinant.

Politika shqiptare në përgjithësi  shkrimtarët i vendos në rreshtin ì e fundit, kur bota i shikon si balli i inteligjencës së një vendi...

Sepse nuk i pëlqen dhe nuk ka  asnjë interes për  letërsinë  dhe artin. Pastaj ne jemi opozitarë. Gjënë më të shenjtë kemi fjalën e lirë. Po të bësh një sondash, të marrësh 100 deputetë dhe t’u thuash  se sa libra  keni botuar, besoj se  nuk ka më shumë se 2-3, deputetë  që kanë botuar libra.Pra ja, njëra nga arsyet është kjo. Por ka  dhe shumë  arsye të tjera. Problemi  kryesor është që ky shtet  duhet  ta  shikojë me shumë kujdes  letërsinë dhe artin dhe duhet  të investojnë për to.
Ky është një gabim i shtetit dhe nuk e kuptoj se sa kohë do të zgjasi kjo.Të  dalësh me mendimin se letërsia dhe arti më adopton mua, kjo është antikombëtare.Këta në radhë të parë nuk i japin rëndësinë që i takon një libri. Ndoshta që nuk dinë të shkruajnë vetë, apo që libri i kujton boshllëqet intelektuale. Në bëjmë dhe një sakrificë të dytë. Ne i botojmë librat me paratë tona  dhe i shpërndajmë pa para. Pra jemi idealistët më qesharakë të këtijë vendi që e duam kaq shumë..

Sot ka një inflacion botimesh.Kjo vjen si rezulta i mos  paisjes së kritikës, apo vjen  si rezultat i një ekonomie tregu të shpërfilluar ?

Libër boton ai njeri që ka para dhe e çon në librari ku nuk e kap njeri me dorë. E shpërfytyron poezinë dhe artin  në mënyrën më të shëmtuar.Kanë dalë lloj –lloj romancierësh, tregimtarësh dhe poetësh.Kjo është një dëm kombëtar dhe një dëm që nuk regullohet kurrë më.

Po ju a jeni marrë ndonjëherë me politikë?

Jo asnjëherë.Politika ime është arti. Unë jam me atë thënien e Lasgush Poradecit që thotë se unë jam ushtar i poezisë.Arti është politika më e sinqertë, hujnore, shpirtërore e njeriut.

Si qëndron arsimi sot duke e krahasuar me arsimin e djeshëm, ku bota me të vërtetë  e ka  cilësuar se Shqipëria  ka nxjerrë  intelektualë potentë dhe pse në diktaturë ?

Arsimi sot është në udhëkryq. Ka disa probleme. Në qoftëse do të shikosh  se si është një shtet shiko shkollat dhe spitalet.Dhe nëqoftëse se ky shtet do të kthehet të  shikojë shkollat  dhe spitalet nuk ka për të parë hajër.Unë kam qenë  vetë pedagog  dhe shoh me dhimbje probleme që vijnë nga mënyra e organizimit, nga indiferentizmi i qeverive. Unë kam qenë 30 vjet pedagog në Elbasan. Atje  ne kemi punuar me përgjegjësi dhe me seriozitet. Pjesa më e madhe  e pedagogëve që kanë edhe tituj, sot po e nënvleftësojnë mësimdhëniën  shumë. Nuk e di se kur dhe si do të shërohet kjo plagë.

Kush janë të preferuarit tuaj në letërsinë e huaj?

Letësia e huaj është pa fund.Unë lexoj vazhdimisht Pushkinin, Çehovin, por  lexoj edhe Gorgin. Shikoj që në prozë, bota ka kollosë që ne nuk i njohim fare, bile dhe në ballkan.

Kush është mendimi juaj  për shtypin e sotëm shqiptar?

Unë e lexoj shtypin, por shoh se është bërë shumë  agresiv.Nuk ka karakter  demokratik, emencipues, civilizues. Shpeshherë i njëanshëm.

Ku i  bëni pushimet ?

Kur kam kohë shkoj në det.
 
Botimet
Kam botuar mbi 40 libra. Kam botuar libra  shkollore.Kam botuar  20 libra për  fëmijë, kam botuar libra me poezi dhe vetëm me romane nuk jam marrë.Vëllimi im I fundit u pëlqye më shumë.Në roman nuk  jam marrë dhe nuk kam ndërmend të merrem sepse  ka romancierë  që unë  nuk I arrijë  dot .
 
Personalitete botërore:

ROBERT SHUMAN (1810-1856)

Muzikant dhe pianist i shquar

Në kohën e rinisë Shumani studioi nga të gjitha, nga violina e deri te filozofia, nga pianoja, deri te drejtësia. U laurua në drejtësi, por në fund iu kushtua krejtësisht pianos. Ai deshi të bëhej pianist koncerti. E rrëmbeu ideja që të ndërtonte një sistem të ri të gishtit- sipas të cilit duhet t’i binte pianos me 4 gishta, duke e lidhur një gisht me një copë rrip. Kjo shpikje të cilën e mbajti të fshehtë i shkaktoi një paralizë të gishtit. Ai hoqi dorë nga ëndërra për t’u bërë pianist.
 ……………………………………….
Shumani u ftua një herë në oborr së bashku me gruan.Mbreti injorant mendoi se muzikant ishte e shoqja jo ai . E ftoi në piano dhe gruaja luajti  një pjesë të burrit.. Mbreti e përgëzoi shumë gruan e artistit pastaj i tha që të prezantonte burrin.

-Po ju, -tha ai –jeni edhe ju muzikant?

-Nganjëherë madhëri, -u përgjigj Shuman.
 …………………………………..
Neper sallone ai pothuajse qëndronte i heshtur:.
-Po ju zotni nuk flisni kurrë, -i tha një zonjë noforte.
-Zonjë unë flas kur jam në pianoforte
 ……………………………..
Me gjithë vështirësitë materiale dhe shëndetin e dobët Shumani kompozonte në mënyrë të palodhur. Brenda 20 ditëve kompozoi dhe shkroi të 27 faqet e Mirtit. Pas kësaj pune të lodhshme tha:
-E ndiej veten shumë të tronditur,më duhet të pushoj pak, por nuk mundem, nukmund të bëj ndryshe, dua të këndoj si bilbili deri sa rë vdes.
………………………………………
Pijaneci
U ktheva në shtëpi dhe të thashë:
-Ti je gruaja e jetës time!!!!
Dhe ti mu përgjigje...
-Shko fli gjumë, pijanec!!!
-Po unë të dua moj, pse më thua pijanec???
-Sepse unë jam babai yt!!!
 
Burri dhe lypsi
Një burrë duke ecur shikon një lypës i cili i kërkon 200 lek.
-Mirë do të t’i jap, po më premto se nuk do të luash bixhoz.
-Jo mor zotëri, unë nuk kam luajtur kurrë bixhoz.
-Mirë, më premto se nuk do të shkosh të pish alkool.
-Jo zotëri, kam 20 vjet që nuk pij alkol.
-Mirë më premto se nuk do të marrësh ndonjë prostitutë.

-Si u zgjidh përfundimisht problemi I godinës së lidhjes së shkrimtarëve  dhe të artistëve, kur dihet që ajo është kthyer  në ministri?

-Problemi nuk  është zgjidhur  dhe është në  process  gjyqësor,por  qeveria vendosi me forcë  dhe me dhunë, erdhi natën të  përvetësonte të gjitha materialet që nga biblioteka, kolltuqet dhe ambjentet  dhe pisjet e Lidhjes së Shkrimtarëve, që është pronë e shkrimtarëve dhe e artistëve.

-A janë mbajtur  procesverbale mbi të gjitha ato orendi dhe mbi  gjithë atë arkiv që ndodhej  atje?

-Simbas Prokurorisë atë që kishin mbajtur  ata në mënyrë të njëanëshme në një copë letër e quajti të pavlefëshme.Ne kemi procesverbalet që kemi bërë  2-3 muaj përpara.Në qoftëse një ditë do të vijë dita që dikush do të përgjigjet ato janë.Ne bëmë gjygjin  Shkallës  së parë. Ky gjygj e rrëzoi  padinë tonë duke menduar se Lidhja  e Shkrimtarëve nuk  është po ajo lidhje e Shkrimtarëve  që ka  qenë para  viteve 1990.Ajo atëherë ka qenë e financuar nga Shteti ndërsa kjo e  sotëmja nuk  është e financuar  nga shteti.

-Tani është krijuar edhe një union I ri I Lidhjes së Shkrimtarëve,a  ka  ndikuar ky krijim  në mënyrën e inicimit nga qeveria këto probleme nuk mund ti zgjidhin vetë shkrimtarët dhe ne ti lemë ata në  hije?

-Unë nuk di që të jetë krijuar një Union, por e kam dëgjuar me fjalë.Ky Union është si të gjitha  shoqata  që mund të krijohen. Tjetër  gjë ishte lidhja  e Shkrimtarëve dhe e artistëve në Shqipëri.Kjo ishte një organizatë me tradita 50-60 vjecare. Kishte një arkivë, një dokumentacion, kishte një bibliotekë shumë të pasur.Që të shkatërrosh një organizatë të tillë  nuk  e di se kujt I shërben.Kjo nuk I sërben as shënimeve tona të integrimit në Bashkimin Europian. BE kërkon të  jetë  të organizuar  në  shoqata siç e dimë  mirë. Që të shkatërrosh një shoqatë jo fitimprurës e, jo qeveritare  nuk  është  diçka e mirë.

-Shikohet një heshtje e figurave  kryesore  siç është Ismail Kadare për  këtë problem, kush është mendimi juaj?

-Unë e kam menduar gjat  këtë.Mua  më duket  se disa prej këtyre figurave u intereson ta mbyllin  atë kapitull me të shkuarën e tyre.Ndoshta kam më shumë kujtime të këqija  se sa të mira.

-Shikohet se jo vetëm për lidhjen por për të gjithë shkrimtarët në përgjithësi ,çdo qeveri postkomuniste pothjuajse I ka lënë në haresë shkrimtarët, kush është mendimi juaj për këtë?

-Ata e kanë neutralizuar shkrimtarët potentë. Shkrimtarë potentë  është brezi juaj dhe i imi.Kur  ishte komunizmi disa u bënë  deputetë dhe ajo e brezit tonë që gjithashtu i përkëdhelin dhe i futën në struktura politike .Janë  dhënë para për  figurat e krijuar nga komunizmi, si Dritëroi, Ismaili, Vath Koreshi etjKëtë  punë   bënë  edhe demokratë kur erdhën në  pushtet dhe shpërfillin të tjerët. Ata e kanë mentalitetin se në demokraci duheshin 2-3 simbole  dhe të tjerët  tufa  nuk duhej. Kjo gjë nuk është e vërtetë.

-Leximi i një elite siç e quajnë ata ,politikanët kanë bërë  që pjesa tjetër të jetë e  mëkëmbur?

-Ata veçuan ata që mund të preknin themelet e një politike, që e  kanë fuqinë të bëjnë opinion kombëtar ose zhurmë publike dhe shpërfillën të tjerët.Po të pyesësh ministrinë e Kulturës dhe ti thuash se çfarë politike kombëtare kemi për  librin, ose për spektaklin dhe muzikën, ata  qeshin.Ata mendojnë se nuk bëhet  politikë kulturore.

-Duke mos patur një politikë të mirëfilltë libri, ka një inflacion botimesh të cilat nuk janë të orientuara?

-Me siguri.Një ministër nuk mendon as se si ecën libri, spektakli, muzika.Nuk don të dijë se hyn muzika latine dhe muzka të tjera.Ata mendojnë se një vend i vogël si Shqipëria  nuk ka nevojë për shkrimtarë.Ky është një gabim i pafalëshëm.Këta  duhet ta kërkojnë.

-Kjo tregon se dhe mënyra e organizimit tani duke mos  patur një sallë  është spontane,ku bëhen promovime të cilat edhe vetë shtypi  nuk i propogandon?

-Kjo është e vërtetë.Ajo si organizatë edhe më vonë do ta ketë rrjedhën e saj.Ata kanë krijuar një stabilitet të veprimtarive të tyre dhe janë lidhja  e artistëve dhe të shkrimtarëve të Shqipërisë.Por  duhet që kjo të riorganizohet përsëri.

-Po media pse hesht ndaj këtyre gjërave?

- Media hesht shumë.Po të përmenden disa  gazeta rebele  disa prej tyre flasin.Ato u lodhën duke folur.Arroganca qe shumë e madhe.Duhet të kishin reaguar vetë shkrimtarët.Shkrimtarët reagojnë kur dalin mbështetje edhe personalitete.Njëri nga bashkëpunëtorët e Bashkisë sëTiranës tha se ku mund  të gjej biografitë e  personalitete ve që kanë qenë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Këto i thashë janë nëpër dosje dhe dosjet në Ministri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora