E premte, 26.04.2024, 07:40 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Data 6. 8. 2008: Dita e 33-të e grevës së flijimi të punëtorëve të RTP-së

E premte, 08.08.2008, 07:52 PM


Kadri Mani
RTP- në grevën e flijimit: Dita e XXXIII-të!

Nga Kadri Mani
 
Zotni Kryeredaktor, nga data kur kemi shkruar”: RTP - Në grevë! E diel, 06-07-2008, 07:55pm (GMT+1; E shtune, 12-07-2008, 07:30pm (GMT+1))” ,  më 22.7.2008, dhe sot më 6.8.2008,- është dita e 33-të e grevës së flijimit të punëtorëve të RTP-së, pa ndonjë ndryshim për sa i përket Qeverisë, përveç se ka filluar keqësimi serioz i shëndetit të tyre: vjen rregullisht urgjenca për intervenime të domosdoshme, i kontrollon, të alivanosurit i merr dhe pasi ju jep infuzion, i kthen, ata vetë kërkojnë që të kthehen sepse ata janë 18 të shtrirë, gjë që simbolizon 18- vjetët e përjashtimit nga puna, nga pjella e zezë e Kushner-Danit!!
-Na keni lënë mbresa të pashlyeshme për qetësinë tuaj!? Dikush ju ka faj, apo?
-PO: drejtoi Agim Zatriqi përgjatë kësaj periudhe 18-vjeçare ka pranuar në punë 180 veta, vetëm për ne 100- s’ka vend!!!
Dy veta në spital dhe tre të rrezikuar: se janë seriozisht i rrezikuar që nga greva e parë 2005!! Njëri syresh është Shaban Baci që nga greva e mori sëmurjen e diabetit!
Bisedojmë me grevistët: Sefedin Xhafolli, Myzafer Qafleshi, Hilmi Kastrati, Rrok Berisha (poeti!), nënkryetar i Këshillit Grevist.
-Na falni për një koment negativ nga një ish-punëtor i gazetës “Riindja”, i cili thotë: “Ata protestojnë kot! Sikur të protestonim ne që të rikthehet “Rilindja”, dhe ajo s’kthehet më!”?
-Ju lutemi t’i thoni atij personi që qenka shprehur ashtu: të mos e humbi humanitetin dhe të mos e mundojë smira! E që ne jemi në pozita solidare edhe me sivëllezërit e simotrat tona, flet parulla jonë e theksuar lart: RTP-ja, Rilindja dhe Trepça- sinonimet e Kosovës!
“Rilindja” ka pasur fërkime të brendshme, kurse RTP- në e kanë pushtuar nga jashtë: jua kanë rrëmbyer ndërtesën, truallin dhe dokumentacionin e përvojën 63-vjeçare!?!
Deritani i ka përkrah Bashkimi i Sindikatave- Komisioni Parlamentar për Gjini dhe të Drejta të Njeriut dhe kryetari i saj zotni Ismet Beqiri; Sindikata e Shërbimit Policor të Kosovës u ka dhënë përkrahje të parezervë; qytetarët kalimtarë të rastit shprehin përkrahjen dhe i vizitojnë vazhdimisht, duke u dhënë zemër që të qëndrojnë në kërkesat e tyre të drejta.
Kanë përkrahje prej krijuesve, artistëve dhe në veçanti nga profesorët dhe kuadrit mësimdhënës  të Akademisë së Arteve. Nga Sindikata e Pavarur e Agrokompleksit të Kosovës, i përkrahin çiltërisht dhe shpirtërisht, jo për marketing, me në krye zotin Alush Hoti, Ushtrues i Detyrës të Kryetarit.
Të shpresojmë se organet kompetente që sot do të ndërmarrin masat urgjente për një marrëveshje të arsyeshme me grevistët që po kërkojnë të drejtat e veta legjitime.
     -Dita e sotme e fundjavës, ishte një ditë paksa më e qetë, sa i përket aktiviteteve të Këshillit të Grevës së punëtorëve të RTP-së. Na mban shpresa se që nesër do të kemi takime me qeveritarët tanë për zgjidhjen e kërkesave të grevistëve.
     - Sot, në “kampin” e grevistëve, pranë tendës dhe në afërsi të pallatit tonë-Radio Prishtinës, u organizua një mbledhje komemorative, kushtuar kolegut, doajenit të gazetarisë  dhe redaktorit përgjegjës të redaksisë për Bujqësi dhe Fshat, të
RTP-së, Ibrahim Bajraktarit. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Këshillit të Grevës, z. Qemajl Sokoli, ndërsa për virtytet njerëzore dhe intelektuale, foli kolegu i tij, regjisori Nuhi Matoshi, si dhe redaktori, Rrok Berisha. Ndërsa në ceremoninë e varrimit, mori pjesë edhe delegacioni i Këshillit të Grevës, i kryesuar nga regjisori, Nuhi Matoshi, i cili edhe foli për jetën, veprën, si dhe vuri kurora lulesh mbi varrin e të ndjerit Ibrahim Bajraktari.
- Për t’ i përshëndetur dhe inkurajuar grevistët, sot ishte Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Administrativ të Kosovës, z. Ndue Kalaj, i cili u interesua për ecurinë e grevës, realizimin e kërkesave dhe shëndetin e grevistëve.
- Edhe sot, shumë qytetarë, grupe individësh, përfaqësues shoqatash dhe institucionesh erdhën për t’u njohur për së afërmi me shëndetin dhe realizimin e kërkesave të grevistëve.
- Gjendja e grevistëve është serioze dhe po përcillet me shenja të qarta të pasojave të grevës, si: kokëdhembje, marramendje, vjellje dhe alivanosje. Mjekët e Emergjencës sot u ofruan ndihmë 6 grevistëve.
- Administrata në pushimet verore!!!


Rrok Berisha

DITA E TRIDHJETË

Dita e tridhjetë
Në Grevë të flijimit
Larg buzëqeshjes
Larg së vërtetës
Larg... kuptimit
Me vendosmëri e qëndresë.

Tridhjetë ditë
Heshtje...
Shtiret e fjetur
Ndërgjegjja e flakur
E agallarëve me gojë plot demokraci
Që popullin
Mendojnë ta shndërrojnë në kukulla

Në fillim të këtij shekulli
A ka vënë dikush ndërgjegjen në peshojë?
A ka kandar që matë të drejtën?
Pse o burra
I ikim të së vërtetës?

Në ditën e tridhjetë të Grevës së Flijimit
Nën çadër
Pranë pallatit tonë- Radio Prishtinës
Ka diçka që përcëllon, më shumë se vapa,
Që djeg në brendi
Kur e vërteta vret mashtrimin
Diçka mund të ndodh
Ne me shirita të bardhë në kokë
Nuk kemi zbritur sot nga kozmosi
Jemi pjesë e qenësisë dhe e historisë
e jo figura shahu...

6 gusht 2008-08-08
Pranë pallatit të RTP-së
“Greva e Flijimit”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora