E diele, 10.11.2024, 05:52 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Takim kulturor në Shtutgart

E merkure, 25.11.2015, 06:52 PM


Takim kulturor me 20.11.20115 në Shtutgart kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë.

Shkruan Asllan Dibrani

Edhe përkundër  atmosferës   jo të mirë politike,qe po mbretëron  në Kosovë  dhe Shqipëri ,nga që çdo mërgimtar  është duke  e bartur mbi   supet e veta . Për një çast  i harruan   dhe e  mbushen sallën  “Lidel-Halle në Shtutgart .Ata   erdhën për ta rikujtuar dhe manifestuar 103 –vjetorin  e Pavarësisë së Shqipërisë,një ditë të lavdishme të burrave të Shqipërisë    shkuan nga mërgata shumica dhe  shënuan   një ditë të madhe për Shqipërinë. Heqja qafe  okupatorit nga barbaria osmane  me 1912 nuk i sollën vendit pavarësinë  e plotë  dhe pikërisht  për t’i dhënë  një  pasqyrë  takimit   në skenë u ftuar zoti Baki Mustafa ta paraqes fjalen e rastiti pas këndimit të Himnit  Kombëtar me ç’rast po i shkëpusin disa pjesë nga diskutimi i tij:

Të nderuar bashkëkombës, Zonja dhe zotërinj!

Më lejoni që në emër të Shoqatës „Pavarësia“ t’i përshëndes të gjithë të pranishmit, në veçanti pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, përfaqësuesit i institucioneve të Gjermanisë dhe të Kosovës.

Përshëndes praninë e Konsullit të Republikës së Kosovës z. Kadri Daka dhe  z. Hafiz Gagica!

Më lejoni në emër të shoqatës Pavarësia t' ju përshëndes, duke ju

dëshiruar mirëseardhje në 572 vjetorin e ngritjes së Flamurit tonë kombëtar dhe 103 vjetorin e shpalljes së Shqipërisë shtet të pavarur.

-Të nderuar të pranishëm ndër simbolet më të çmueshme e më të nderuara të një populli dhe shteti, është flamuri kombëtar.

Flamuri shqiptar është simboli i kombit dhe i shtetit shqiptar, i luftërave shekullore për liri e pavarësim, për ruajtjen e identitetit kombëtar kundër çdo përpjekje për nënshtrim e asimilim.

Sipas dëshmive historike, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte një flamur të kuq me shqiponjën e zezë dykrenore që u bë simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve. Flamuri kombëtar shqiptarë është ndër flamujt më të vjetër dhe më të çmuar të Evropës, përkatësisht flamuri i dytë për nga vjetërsia, pas flamurit të Mbretërisë së Danimarkës.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 28 Nëntor 1443, e ngriti me krenari lart flamurin kombëtar shqiptar në Kalanë e Principatës së lirë dhe të pavarur të Kastriotëve në  Krujë. Në solemnitetin e rastit, trimi i shquar kombëtar, pati thënë: „Lirin mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj edhe me një çlirimtar tjetër, se Shqipërisë nuk i mungojnë burrat... Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu në mesin tuaj armët nuk ua ngjesha unë, po iu gjeta të armatosur...“. Më 2 mars 1444, ky trim hapi Kuvendin e Parë Kombëtar në Lezhë.

Ky flamur gjatë rilindjes Kombëtare 1878-1881 u mbajt lart nga çetat atdhetare. Ky simbol, më i çmuari dhe më i madhërishmi i popullit, i priu edhe Kuvendit të Vlorës. Më 28 Nëntor 1912, i cili Kuvend u bë lidhur ngushte me atë te Lezhës 450 vjet më vonë, patrioti Ismail Qemali, bashkë me atdhetar të tjerë nga gjithë trevat shqiptare, ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli mëvetësinë e Shqipërisë.

Zoti Baki Mustafa vazhdoj ma tutje,  ku e përmblodhi dhe një   historik te shkurtërve në  vazhdimin e  rezistencës  shqiptarëve drejt aspiratave të veta për çlirim. Ndër të tjera theksoj:

Idea e Ibrahim Rugovës për Shtetin e Pavarur, disave ju dukej ëndërr, disave ilizuon, disave deklaratë dëshirash, por populli i Kosovës i besoi projektit të pavarësisë, dhe e mbështeti fuqishëm. Me çka edhe u afirmuam si popull liridashës, solidar dhe dashamirës.

-Falë angazhimit të përgjithshëm të  gjithë shqiptarëve paqedashës, luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, e fituam lirin e shumëpritur. Liri, të cilën duhet në radhë të parë ta respektojmë për hir të idealit të  gjithë atyre që u flijuan, punuan dhe kontribuuan për këtë ditë. Duhet ta ruajmë e ta çojmë përpara si të gjitha vendet tjera demokratike.

Një shekull u deshtë gjersa arritëm të 17 Shkurti 2008, shpallja e shtetit të dytë shqiptar. U njohëm ndërkombëtarisht nga vendet kryesore të demokracisë botërore, por prapë pjesë tjera të Shqipërisë etnike mbetën jashtë kufijve dhe nën juridiksionin e shteteve tjera!

Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosovës është e lidhur ngushtë me emrat e patriotëve shqiptar, që punuan jashtë saj. Mërgata shqiptare ishte ajo që i dha dhe vazhdon ti qëndroj krah i fort i viseve ku jetojnë shqiptarët: Maqedoni. Mal të Zi, Luginë Çamëri, për të drejtat e barabarta , përkitazi me Konventën Evropiane për liri e barazi!

Të nderuar të pranishëm në këtë ditë festive jam i detyruar që të theksoj se ne mërgata shqiptare dështimet dhe ngecjet e shteteve tona në zhvillimin edhe emancipimin kombëtar i vuajmë më shumë se e dimë që na largojnë nga miqtë tanë perëndimor, andaj apelojmë tek udhëheqësit dhe përfaqësuesit tanë që më shumë t’i kushtojnë vëmendje ekonomisë, shëndetësisë, arsimimit, kulturës që të zëmë hapin me shtetet në zhvillim dhe të bëhemi pjesë e familjes së demokracive së mirëfilltë evropiane.

Me këtë rast në këtë ditë të shënuar ne mërgimtarët falënderojmë dhe jemi mirënjohës ndaj institucioneve dhe shtetit gjerman të cilët bëjnë të pamundurën që ne të integrohemi me lehtësi dhe të dëshmojmë aftësitë tona me të drejta të barabarta për thithje të dijeve dhe dhënien e kontributit në të gjitha sferat e jetës.

Të nderuar të pranishëm duke iu uruar Ditën e Flamurit dhe Ditën e pavarësisë së Shqipërisë urojmë që vitin e ardhshëm Shqipëria dhe Kosova të jene pjesë e familjes evropiane përfundoj  z.Baki Mustafa.

Për ti dhënë jetë kësaj salle të bukur një atmosferë ma të  ngrohtë , dhe për argëtimin në skenë doli Vallja jonë tradicionale “Mbretëresha e Valleve Shqiptare” Vallja e Shotës,nga “Ansambli Pavarësia“në Shtutgart.

Në skenë  dolën  nxënësit e shkollës shqipe në Fellbach  nga rrethi i Shtutgardit me një varg recitimesh  kushtuar “28 Nëntorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.

Një këngë u  kënduar nga Besnik Bekteshi, Vogëlushi nga Esslingeni, më këngën “Duaje Atdheun Tënd”

  vazhdim  dolën Yjet e Estradës Shqiptare, Motrave Mustafa , Naser Bytyqi dhe Habil Hoxha, që e  shoqëruan publikun  me këngë e valle shqiptare  duke krijuar një atmosfere të mrekullueshme deri në orët e vonshme të kësaj mbrëmje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora