Kulturë
Gjon Markokaj: E vërteta po tymnajet
E diele, 08.11.2015, 03:40 PM
E VERTETA PO TYMNAJET
-Cikel poetik nga Gjon Markokaj-
BURRAT E MALEVET
... !
Të thëm t' vertetën o,o, shok
Fjala "malësorë", t' nderon !
Ai që u thotë "malok"
-- T' a dijnë se rëndë gabon !
... !
T' jetojshë, n' male s' je "malok"
Je më afër perendive...,
Je Burrë Malësorë e s' je "ulok"
Je punëmadhë e shëndetplotë
N' male, gjinden t' pasterta
-- Rrënjët arbërore
Oda e burrave e urtia
Tradita, doke e zakone
Atje, gjinden trimat:
-- Deshmorë dhe Heroinjë
''Ato t' malit'', u apin:
"Forcën e dragoijt"...,
Këthjelltësinë e t' mënduarit:
-- Malësorve ua, sjell natyra
N' Elitën Shqiptare, n' parti e shtet
-- Burrat e malevet kanë tituj e grada
... !
Të thëm t' vertetën o,o, shok
Fjala ''malësorë'', na nderon
Ai që u thotë "malok"
-- T' a dijnë se rëndë gabon !
... !
----------------------0------------------------
BURRI I FORTË E TREGON VETËN
Nëpër oda e n' mitigje
Në kuvënde e n' parlament
-- Burri i fortë e tregon vetën
Everteta buron, prej zëmret
I forti fjalën e ka t' prerë
-- I zën vënd fjala, kur flet
E, nxjerr fjalën e vertetë
Edhe besen e ka t' shtrëjtë
Burri i fortë s' shikon për vetit
-- E shikon jeten, shumë më gjërë
Sofër e pushkë, i ka për të tjerët
-- Bukën e këthen pa interes ...,
Genjeshtari s' shihet me sy
Shpifarak ..., e ska, m' i zi... !
Ai s' ka vënd me ndëjtë me burra
-- S' i vlen shtetit, asë partive
I pabesi si e din vetë
Edhe ''djallin e zhbirilo''!
-- N' atë zoti; mos të ndeshtë
Ruaja zëmrën, mos ja shplo !
------------------0-------------------
E VERTETA PO TYMNAJET
... !
Nji ditë, ''dragonjët'' dalin hapur:
E hidhën, mbi krimin ...
-- Me shkreptimë e bubullimë
Zbardhin, "DEKRIMINALIZIMIN"
...!
E verteta sot, po "tymnajet"
Nga t' ligjët, "sherrëgjinjtë"
Sa do t' fshihet nga pushtetarët
-- E verteta aty - ketu shëndrit
Nji shkëndijë, të s' vertetës
Nese mundesh, m' e kapë
Thuaje për hirë t' së drejtës
-- Që t' jeshë: -- njeri i saktë....,
"E vërteta është çoroditë"
Nga politikanët e pushtetarët
Nese,nxjerrim t' vertetën n' sheshë
-- Bëjmë mirë, shkatërrojmë, t' keqijat !
N' shtetin tim sapo, filloi:
Zbardhja e krimeve t' rënda...
Krimi gjindet: n' politikë e n' shtet
E humbet, nëpër "TYMNAJA "...!
... !
Nji ditë, "dragoinjët'' dalin hapur:
E hidhen, mbi krimin...,
-- Me shkreptimë e bubullimë
Zbardhin , "DEKRIMINALIZIMIN"
...!
------------------------0-------------------------------
SHTETI ËSHTË PASQYRË E KOMBIT
... !
Pushtetarët e vëndit tim
-- Të vjen keq, m' i pa
Po mbyten, n' ujë t' pa fund
Po voziten, në va t' pa va
... !
Mirë, s' po dinë, m' e vozitë
- Të vertetën e sjellin rrotull
Nga të këqijat, s' dalin dotë
Sillën e pshtillën, nëpër âmull
Populli i vet, i shikon mirë
Vërejnë hamullën, ku po i qet...?
Të këqijat, po i "mjegullnojnë"
-- Zoti ndryshej, s' ka si i vret...!
Nga t' këqijat, bien n' vorbull
-- Gjithë ditën i sjell vërdallë
Ai që s' din, t' notojnë n' rregull
-- I mbytë âmbulla përkadalë
Hyn "shejtani" e i ngatërron
N' ato âmbulla, ku janë zhytë
Ua, "mbushë barkun", korrupsion
"Kush e hanë shumë", i del nga britë
...!
Pushtetaret e vëndit tim
T' vjen keq, m' i pa
Po mbytën, n' ujë t' pa fund
Po voziten, n' va t' pa va !
...!
----------------0------------------
"GJYQI I MËKATIT" - ATA I PRET
N' mes, t' majtëve e t' djathtëve:
Politika, po "përça e sundo"....,
Po shtien n' trup, "gjakun e keq"
Kjo është e huaj e për ne s' shko !
"Të vrasin natën e të qajnë diten"
-- S' vritet tjetri -- "badihava".... !
Të bien mohit e t' hupin gjakun
Këso ..."trimërie dreqi s' ka pa"...!
Burri - burrin; si e pret n' besë ?
-- Pabesia, "t' mirin e vret"...,
S' është shqiptare -- kjo o burrë !
-- "Gjyqi i Mëkatit", ata i pret...,
------------------0-------------------
- per zemrashqiptare, nga tropoja nentor 2015-